Connect with Us

Konsumi i çokollatës/ Ja anët pozitive të saj

Politikë

Konsumi i çokollatës/ Ja anët pozitive të saj

Publikuar

-

Konsumi i çokollatës/ Ja anët pozitive të saj

Të gjithëve na pëlqejnë studimet që veset tona i kthejnë në përfitime shëndetësore. Kohët e fundit kryefjala e lajmeve ka qenë se konsumimi i çokollatave përmirëson funksionin e trurit.

Studimi i publikuar këtë muaj në revistën “Appetite” citonte se memoria dhe të menduarit abstrakt janë përmirësuar në rastet e testuara që kanë konsumuar më tepër çokollatë. Këto efekte janë raportuar të painfluencuara nga faktorë të tillë, si: mosha, pesha, dhe karakteristika të tjera shëndetësore.

Studiuesit kanë bërë krahasime midis individëve të cilët kanë konsumuar rrallë ose asnjëherë çokollata, rreth 337 njerëz, dhe atyre që e konsumojnë të paktën një herë në javë, rreth 631 njerëz.
Pjesëmarrësit kanë dhënë rezultate të ndryshme të testit që është bërë në lidhje me trurin, përfshirë këtu kujtesën afatshkurtër, si të kujtuarit se ku janë vendosur sende të ndryshme, të menduarit në mënyrë abstrakte, vëmendja e kushtuar dhe cikli i funksionimit të memories etj. Ata që kishin konsumuar çokollatë ishin më pak të prekur ndaj tensionit të lartë të gjakut apo ndaj diabetit dhe kishin nivele më të ulëta të glukozës në gjak sesa grupi tjetër i testuar.

Megjithatë, ata rezultonin me nivel të lartë të kolesterolit, duke përfshirë kolesterolin me densitet të ulët lipoprotein që varfëron shëndetin kardiovaskular.
Por ndoshta duhet të presim edhe studime të tjera, pasi ndarja në dy grupe ekstremisht të prera me thikë nuk është e drejtë, sepse ndoshta rezultati do të ndryshonte për dikë që e konsumon çokollatën më rrallë apo më shpesh se rastet në studim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konstatimi/ E pathëna për Metën: Njeriu që s’inspiroi kurrë! Ku i ka rrënjët kjo?

Publikuar

-

Nga

Konstatimi/ E pathëna për Metën: Njeriu që s’inspiroi kurrë! Ku i ka rrënjët kjo?

Ai vërtet ka qenë personazh qëndror për gati tre dekada, duke gëzuar njëherësh dhe postet më të larta të shtetit, por kurrë s’ka inspiruar dot. Në asnjë çast të karrierës së tij politike, Ilir Meta, edhe pse protagonist sistematik, përgjithsisht krizash, kurrë nuk ka patur ndonjë moment shkëlqimi, që më pas mund të vinte dhe zbehja.

Kurrë njeri idesh, bosh në fantazi, pa asnjë thërrmi intelektalitet, me një ligjërim pa pikë elegance deri dhe bezdisës, ai ka patur vetëm një aftësi për të qenë gjithnjë lojtar politik me përtimet përkatëse: paskrupullsinë.

Po e shfaq më të plotë këtë qysh prej kur hyri në Presidencë, por me LSI-në e tij jashtë pushtetit, gjë që e ka çuar në një çakërdisje të pangjashme me asnjë rast tjetër të protagonizmit të tij në gati 30 vite. E bën këtë nga pozicioni më amoral politik, duke qenë kreu i shtetit, kundër një mazhorancë dhe një kryeministri që e ka çuar aty.



Prej aty më pas, të bënte ç’të donte, të nxirrte nga goja gjithë gomarrllëqet e mundshme, por jo ta bëjë këtë si kreu i shtetit, duke e ndyrë institucionin e Presidencës.

Duhet theksuar kjo teksa çdo ditë vijon ritualin e tij të neveritshëm të thirrjeve për përmbysjen e qeverisë – “të neveritshëm” për shkak të pozitës si president, si dhe të mënyrës e si – duke gjetur shkas në gjëra të paimagjinueshme, siç nisja e vitit të ri shkollor, ku ftoi për një “Dhjetor” të dytë(!!!). Dhe ajo që vihet re në thirrjet e tij, pos që janë artikulime të trasha e banale për çdo inteligjencë normale, është një prirje e mjerë për të qenë inspirues. Në fakt as nuk ka qenë e as ka gjasë të jetë. Eshtë diçka që as s’e ka të lindur e as s’e kultivon dot. Edhe Berisha ka qenë inspirues në karrierën e tij, ngase ka qenë me shkëlqim e zbehje njëkohësisht. Ndërsa Ilir Meta nuk e gëzon këtë atribut mëse njerëzor edhe në politikë. Pra, është një pikë që dhe përballë Berishës është inferior. E ndoshta kjo e fundit – inferioriteti – e shpjegon një lloj psikopatie politike që vijon ta shfaqë prej tre vjetësh, me një stoicizëm të dhimbshëm në marrëzi ligjërimore. E kundërta, superioriteti, do e shfaqte normal. Normalitet do të thotë: ik nga Presidenca, prit zgjedhjet dhe hau kokë më kokë me Ramën. Binde popullin të të votojë ty dhe jo atë. Dhe bëje këtë pa PD-në nëse ke këllqe, siç Rama vendosi ta bëjë pa ty. (tesheshi)

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano i tregon Ramës “formulën” për të fituar zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Mustafa Nano i tregon Ramës “formulën” për të fituar zgjedhjet

Analisti Mustafa Nano i cilësoi një eksperiment të dështuar ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në vitin 2018 në qeveri.

Nano tha se ministritë duhet të drejtohen nga politikanë që kanë marrë mandate.

“Këta duhen sesbën të drejtohen nga njerëz politikë që kanë marrë një mandat. Ai ka qenë një eksperiment i dështuar. Ai ka qenë i papranueshëm në fillim dhe rezultoi i gabuar”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Përsa i përket ndryshimeve në qeveri të paralajmëruara nga CNA.al para zgjedhjeve parlamentare, analisti dha një këshillë për Ramën.



Sipas tij, Rama mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse do të rishpikte vetveten dhe do të katapultonte në krye të ministrive figura të larta të politikës.

“Rama duhet të rishpikte vetveten se ka krijuar një bark kurva e qeverisë në këto momente. Ata mund të ngushëllohen me faktin se ne jemi këtu dhe opozita është poshtë barkut tonë.

Po të isha në vend të Ramës unë do përpiqesha të rishpikja vetveten, të adoptoja një marifet, do përpiqesha që t’i jepja një hop qeverisë që mund të bëhet vetëm me persona të ri. Duhet të jenë personalitete të forta të politikës brenda dhe jashtë vendit”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është partia e Bashës”/ Mustafa Nano: I mungon kurajoja politike

Publikuar

-

Nga

Nga Mustafa Nano/ Kulti i Abas Aliut dhe ploja e bagëtive në malin e Tomorrit

“Partia Demokratike nuk është partia e Lulzim Bashës”. Kështu deklaroi pak minuta më parë analisti Mustafa Nano, teksa po fliste për situatën politike.

Nano tha se Basha duhet të demostrojë se është lider i PD-së. Edhe pse ka dhënë dorëheqjen që në vitin 2013, analisti pretendon se Sali Berisha vazhdon të jetë lider i PD-së.



“Basha duhet të demokstrojë që është ai lider i PD-së. Ka njerëz që e kanë në dilemë, unë nuk e kam në dilemë. PD nuk është parti e tij.

Gjithmonë kur del kryeministri në një media, kryetari i partisë kundërshtare duhet të shkojë në një televizion tjetër njëkohësisht. Që nga koha që është zgjedhur Basha, sa herë që shkon Rama në një televizion, në një tjetër shkon Berisha, ose ndonjëherë Monika. Duhet të shkojë Basha. Bashës i mungon kurajoja politike”, u shpreh analisti në Top Talk”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE