Connect with Us

Klubi i Premier Ligës i surprizon të gjithë, arrin akordin me futbollistin e Realit

Premier Liga

Klubi i Premier Ligës i surprizon të gjithë, arrin akordin me futbollistin e Realit

Publikuar

-

Mançester Junajtid u duk se ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Realin për Regiulon, por duket se ndërhyrja “blic” e Totenhem e ka nxjerrë jashtë lojë klubin e “Djajve të Kuq”. Londinezët kanë arritur të hyjnë në mes dhe të marrin Regiulon.

Gazetari i njohur, Fabricio Romano raporton se Totenhem ka gjetur akordin me Realin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i yllit të “Los Blancos”. Operacioni i mbrojtësit të majtë arrin 30 milionë eurot, me Regiulon, që ka gjetur gjithashtu dakordësinë me klubin për kontratën.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid ka arritur të përfshijë klauzolën e të drejtës së riblerjes, e cila ishte edhe ngërçi prej disa ditësh mes tyre dhe Mançester Junajtid. Totenhem duket se ka qenë më i hapur në tratativa dhe ka mundur të marrë mbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevija dhe tregoi një nivel shumë të lartë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

U goditën me shkelma dhe grushta, tertorizohen motrat e futbollistit të Mançester Sitit

Publikuar

-

Nga

Dy motrat e yllit të Mançester Sitit, Rijad Mahrez, u sulmuan nga një bandë në sallonin e tyre të bukurisë. Sipas “The Sun”, Dujna dhe Ines u rrahën dhe u traumatizuan, ndërkohë që punonjësit e tjerë u goditën me shqelma dhe grushta.



Banda, e cila përbëhej nga rreth 12 veta, shkatërroi edhe produktet e bukurisë, pasi një klient refuzoi të paguante trajtimin në dyqanin në Paris. Dujna, e cila u kap nga fyti, tha se ato mund të ishin në shënjestër për shkak të vëllait të tyre futbollist.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Brighton – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Çelsi është padyshim skuadra angleze më aktive deri tani në mërkato, duke afruar në gjirin e saj lojtarë tepër cilësor me ambicie madhore. Skuadra e drejtuar nga Lampard, do të tentojë kampionatin këtë sezon, pas shumë vitesh pritje.



Në sfidën e sotme ndaj Brajtonit, e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës, tekniku i bluve të Londrës, ka hedhur titullarë, 2 afrimet e bujshme në merkato. Bëhet fjalë për 2 futbollistët gjermanë, Havertz dhe Verner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk kanë fund telashet për talentin anglez, filmohet duke pirë substanca narkotike

Publikuar

-

Nga

Nuk kanë fund telashet për Mejson Grinoud. Sulmuesi i Mançester Junajtid, pasi u përjashtua nga kombëtarja e Anglisë së bashku me Foden pasi kishin futur pa leje dy vajza në dhomën e hotelit tani duhet të përballet me një tjetër skandal.



Grinoud është filmuar duke pirë një substancë narkotike. Talenti anglez ka qenë në shoqërine e një vazje, kur është filmuar nga kjo e fundit duke pirë një lloj substance të quajtur “hippy crack” nga një tullumbace.

LEXO TE PLOTE