LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së/ Riatdhesohen 25 shqiptarë

16 Shtator 2020, 13:04, Aktualitet CNA
Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së/ Riatdhesohen 25

Ditën e sotme janë riatdhesuar në Rinas 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Sipas Policisë së Shtetit operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.
Gjithashtu policia u bën thirrje të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Lajmet e fundit nga