Connect with Us

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Kronika

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Publikuar

-

Goditi në kurriz me mjete të forta 19 vjeçarin/ Zbardhen detajet e ngjarjes në Kamëz

Një emigrant algjerian ka kërcënuar me thikë pronarin e një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 22 vjeçari algjerian me iniciale T. T. në lokalin me pronësi të S. H., ka prishur qetësinë publike dhe më pas ka kërcënuar me thikë pronarin e lokalit.

22 vjeçarit iu sekuestrua thika në cilësinë e provës material.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  I dënuar me 11 vite burg/ Arrestohet në Tiranë 50 vjeçari i shpallur në kërkim

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I shtrirë në anë të rrugës dhe i pajetë/ Policia tregon arsyet e vdekjes së 50 vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Një person është gjetur i pajetë në anë të rrugës mëngjesin e sotëm në lagjen “5 maji” në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë së qytetit, viktima dyshohet se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa ekspertiza ndodhet në vendngjarje për të konstatuar nëse ka shenja dhune në trup ose jo.

“Në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç,  nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak”, thotë Policia në njoftimin e saj. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shoqërohet me forcë nga policia avokati Gjergj Neli/ Bashkëshortja: Efektivët e dhunuan

Publikuar

-

Nga

Shoqërohet me forcë nga policia avokati Gjergj Neli/ Bashkëshortja: Efektivët e dhunuan

Avokati Gjergj Neli është shoqëruar me forcë në Policinë e Lezhës.

Denoncimin e ka bërë bashkëshortja e tij, Shaqe Marinaj, e cila është dhe zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë.

Ajo thekson se avokati Ndreka është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë, ku po punonte dhe është dhunuar nga uniformat blu.

Ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Për Thithlopë-Bashën dhe moralin në gazetari

Publikuar

-

Nga

Për Thithlopë-Bashën dhe moralin në gazetari

Gazetari Adriatik Doçi i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra Anila Bashës, pasi kjo e fundit doli në mbrojtje të zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi, pas “luftës” që i shpallën këtij të fundit, për publikimin e skandalit me disa qindra shtetësi shqiptare dhënë nga presidenca në shkelje të ligjit.

Në statusin e saj Anila Basha kërkonte të ndaleshin “sulmet” ndaj Presidencës nëse e konsiderojnë vërtet titullin gazetar.

“Në mbrojtje të Bilush Metës paskërka dalë edhe thithlopë Basha, llumi i llumit të llumit të gazetarisë shqiptare, një pijanece mejhanesh, e cila hiqte brekët dhe i vinte mbi tasierë.

Etika, ndershmëria dhe profesionalizmi i saj në gazetari është: Kush jep sufllaqen më të madhe dhe me më shumë pite, tek pite, dopjo pite apo me pite të shumfishta.

Në rrethet politike, të biznesit dhe gazetarisë njihet si një gjobëvënëse ordinere dhe pisanjose.

Kohë më parë tentoi të më vinte edhe mua gjobë, por si përgjigje mori atë meritonte, bashkë me një zyrtare të korruptuar, e cila përfundoi tek 5-sa.

LEXO EDHE:  Arrestohet në Tiranë mashtruesi italian

LEXO EDHE:  Lufta Tahiri-Veliaj për zgjedhjet në PS-në e Tiranës

Bën moral për gazetari të pavarur, ndërkohë që vetë merr pagë në Bashkinë e Elbasanit, si këshilltare në distancë.

Aktualisht pastron para gjobash me refikët e saj, duke bërë bilance të rreme, në një portal mediokër dhe anonim që ka hapur. (Dosja do dalë në vijim)

I bën dhe i heq shkrimet për një picë.

Sot i doli në mbrojtje Dele-Bilushit, të cilin po e përdor Ilir Meta si çizme, në përpjekjet e tij për të mbuluar me baltë pazarin me dhënien e nënshtetësive.

Unë nuk kam nevojë për mbrojtje.

Kolegët gazetarë, në vlerësimin tim 95 % të ndershëm, kanë të drejtë të mbajnë qëndrime kundra ose pro një gazetari që ka invetiguar dhe treguar me fakte pazaret e një prej pushteteve në Shqipëri, siç është Presidenca.

Pro ose kundra shantazhit Presidencial ndaj gazetarisë kritike.

I mirëkuptoj. Por, nuk mund të mirëkuptoj ordineren shumëdimensionale Thithlopë Bashën!, shkruan Doçi në reagimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE