LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kastrioti i "rrëmben" stadiumin Kamzës dhe e transformon me ngjyrat e ekipit

16 Shtator 2020, 13:45, Politikë CNA
Kastrioti i "rrëmben" stadiumin Kamzës dhe e transformon me

Kastrioti prej disa sezonesh nuk ka një stadium ku të zhvillojë ndeshjet dhe përfaqësimi në Kategorinë Superiore e dërgoi në kërkim të një shtëpie, që përmbush standartet e elitës së futbollit shqiptar.

Ndihmën e gjeti në Kamzë, ku futbolli ?ka rënë? për shkak të atij dënimi të rëndë të dhënë në mars të vitit të shkuar. Tashmë ekipi është shkrirë dhe stadiumi ka mbetur ?jetim?.

Është Kastrioti, që ka vendosur ta ?birësojë? për sezonin e ardhshëm. Krutanët do të zhvillojnë ndeshjet pritëse në stadiumin e qytezës së njohur dhe së fundmi ish-arena blu e Kamzës është transformuar.

Drejtuesit kanë zgjedhur të ndryshojnë fasadën e tribunës qëndrore dhe të lyejnë muret me ngjyrën e kuqe të klubit, në mënyrë që tifozët e lojtarët të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Lajmet e fundit nga