LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kandidimin në PD nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa Papa: Brenda shtatorit del lista me 300 emra

16 Shtator 2020, 16:28, Politikë CNA
“Kandidimin në PD nuk e refuzoi vetëm Topalli”/ Enriketa

Anëtarja e Komisionit për Vlerësimin e Kandidatëve për Deputet në Partinë Demokratike, Enriketa Papa,  ka deklaruar se formularin e vetdeklarimit të selisë blu nuk e ka refuzuar vetëm Jozefina Topalli.

Në një intervitë për Report Tv, ajo u shpreh se ka patur edhe figura të tjera të Partisë Demokratike që kanë hequr dorë nga kandidimi nën siglën e PD-së në zgjedhjet e ardhshme.

?Nuk është vetëm zonja Topalli që ka mohuar procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve politikë të Partisë Demokratike, por ka patur edhe emra të tjerë, jo ndoshta në rangun e zonjës Topalli, por edhe të tjerë të cilët unë nuk e di cilat kanë qenë arsyet që kanë refuzuar plotësimin e formularit.

Komisioni e ka kapërcyer pak afatin e 15 shtatorit edhe për shkak të diskutimeve, argumentevedhe informacioneve shtesë që ne kemi kërkuar. Komisioni është i përqendruar që të mbarojë sa më shpejt procesin edhe për shkak se motorët elektoralë janë ndezur për të gjitha palët dhe serioziteti e përkushtimi është maksimal për ta përfunduar brenda shtatorit shqyrtimin e të gjitha kandidaturave dhe dërgimin për votim në anëtarësi?, është shprehur ajo./CNA.al

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga