LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja e mjekut nga Kavaja/ Ministria e Shëndetësisë: Shërbeu deri në fund me devotshmëri

16 Shtator 2020, 18:23, Aktualitet CNA
Humbja e mjekut nga Kavaja/ Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar humbjen e mjekut Sefer Derivishi për shkak të koronavirusit.

Ministria deklaron se prej dy javësh mjeku i qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, ndodhej i shtruar në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

Pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ta mbajtur në jetë, 61-vjeçari humbi betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve, ndërsa për mjekun thotë se ka shërbyer me devotshmëri.

?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.

Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin ?Shefqet Ndroqi? mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!?, thuhet në deklaratë./ CNA.al

Covid shkakton një tjetër viktimë mes bluzave të bardha/ Humb jetën mjeku nga Kavaja

Lajmet e fundit nga