Connect with Us

Hakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol/ Eksperti i sigurisë: Mund të jetë vendosur në servis

Kronika

Hakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol/ Eksperti i sigurisë: Mund të jetë vendosur në servis

Publikuar

-

Hakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol/ Eksperti i sigurisë: Mund të jetë vendosur në servis

Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi është i ftuar mbrëmjen e sote në “Real Story” ku po flitet për atentatin me tritol që iu bë 51-vjeçarit Preng Gjini mbrëmë në Tiranë.

Ndërsa mësohet se mjeti “Benz” A Class me të cilin iu bë atentati Gjinit ishte i kushëririt të tij, Fatjon Dautaj, eksperti i sigurisë shprehet se sasia e tritolit mund të jëtë vënë në servis.

“Që të japë efekt eksplozivi duhet të qendrojë në një terren më të mbyllur, duket se shpërthimi ka shkuar në anën e djathtë e ka amortizuar disi efektin. Veprimi ka qenë jo thjesht demonstrativ me aq shumë sasi nuk ke shumë mundësi të jesh smart, apo preciz. Ata kanë dashur që punën ta bëjë sasia, jo cilësia. Mund të jetë marrë diku, mund të jetë vendosur në një servis tritoli. Por duhen hetime për këtë.”. tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Publikuar

-

Nga

“I tha të përgjigjen sipas kanunit”/ Lala tregon se si nisi zanafilla e konfliktit mes familjes Reçi e Gjini

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer me detaje mbrëmjen e sotme në “Real Story” se si kanë nisur konfliktet mes familjeve Reçi e Gjini në Mirditë.

Lala tha se shtetasi Gasper Reçi dhe Tonin (Armando) Gjini të dy të ekzekutuar kanë qenë bashkë pjesë e një grupi të trafikut të heroinës në Itali.

Sipas saj, gjithë konflikti mes dy familjeve ka nisur kur Tonin, Armando Gjini i ka dorëzuar Gasper Reçit një sasi të madhe heroine në Romë. Bëhet fjalë për rreth 3 miliona euro që Gasper Reçi ka deklaruar se e ka humbur.



Pasi humb ngarkesën ai vritet. Dyshimet bien mbi të riun Kreshnik Gjini. Familja Reçi dyshohet se në 2016 përfshihet në vrajsen e Sajmir Jakut që ishte daja i Kreshnik Gjinit, nga fisi i vëllezërve Gjini.

LEXO EDHE:  Shpërthim tritoli në qendër të Delvinës/ Shkrumbohet makina e biznesmenit

LEXO EDHE:  Shpërthim tritoli në qendër të Delvinës/ Shkrumbohet makina e biznesmenit

“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”, tha Lala/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë  regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe fatmirësisht nuk ka të plagosur.



Sipas të dhënave të para, mësohet se të shtënat janë regjistruar në lagjen 16 të qytetit bregdetar mes disa të rinjve, të cilët kaë qëlluar në ajër.

LEXO EDHE:  Grabiti Lamborghinin në Gjermani/ Autori arrestohet në Tiranë

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Morinë-Milot/ Humb jetën një person

Ndërkaq, ende nuk ka një reagim nga policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati ndaj Preng Gjinit u bë nga një distancë 200 metra/ Gazetari zbulon se si ekzekutorët e vunë në shënjestër

Publikuar

-

Nga

Atentati ndaj Preng Gjinit u bë nga një distancë 200 metra/ Gazetari zbulon se si ekzekutorët e vunë në shënjestër

Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina, ka zbuluar detaje të reja, nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbeti i plagosur Preng  Gjini.

Zhabina theksoi se ekzekutorët kanë përdorur për shpërthimin një telekomandë që komandohet nga një distancën e vogël rreth 200 metra, si dhe kanë pasur një panoramë të qartë të objektivit.



“Nuk është një kartë telefoni, por një mekanizëm që komandohet nga një distancë e vogël rreth 200 metra dhe që ka pas panoramë të qartë të objektivit. Autori ka pas panoramë të objektivit dhe ka shkelur butonin dhe duhet thënë që për fat të mirë nuk pati viktima.

LEXO EDHE:  Aksident në Vlorë/ Shenja gjaku në makinë, shoferi në drejtim të paditur

Kamerat e sigurisë po këqyren, janë me dhjetëra kamera, si dhe po pyeten me qindra persona, që kanë qenë në lëvizje në ato momente. Pista është e hakmarrjes, duke pasur parasysh se kemi 5 vrasje dhe një plagosje. Ajo që më bën përshtypje në këtë histori është se më duket i paqartë roli i Prokurorisë në gjithë këto ngjarje. Kemi pesë vrasje, presona me precedentë të theksuar brenda dhe jashtë vendit, dhe që nuk kanë një dosje të vetme. Është e çuditshme se si organi i Akuzës nuk i ka bashkuar në një dosje vrasje të tilla, që shkojnë deri në kufijtë e një atentati terrorist”, deklaroi gazetari./CNA.al

LEXO TE PLOTE