Connect with Us

Fotot intime në Instagram/ Policia merr në pyetje të miturit

Aktualitet

Fotot intime në Instagram/ Policia merr në pyetje të miturit

Publikuar

-

Fotot intime në Instagram/ Policia merr në pyetje të miturit

Me përhapjen e rrjeteve sociale, shumë të mitur e të rinj kanë rënë pre e tyre. Për këtë problematikë emisioni “Stop” ka shkuar në Fier, ku në një faqe Instagrami janë publikuar pamjet intime të një 17-vjeçareje.

Për këtë akuzohen 15 të mitur dhe marrja e tyre në pyetje nga policia e Fierit, është bërë në shkelje të procedurës. Një 12-vjeçare e akuzuar për këtë akt dhe mamaja e saj dëshmojnë për gjithë sa ndodhi pas publikimit të fotove intime. Gruaja thotë, se të miturit janë shoqëruar në polici me një makinë pa targa, policët kanë qenë pa uniformë dhe fëmijët janë pyetur pa psikolog.

“Vjen një “Jeep” i bardhë dhe më thotë që duhet të vish në komisariatin e policisë. Ishin pa uniforma, targat ishin private. Unë u futa brenda pa e ditur se kush ishte brenda”, tha mamaja.

Ndërkohë 12-vjeçarja tregon se si ka nisur e gjithë historia.

“E gjithë historia fillon kur ne kishim hapur një faqe në Instagram. Shokët dhe shoqet. E menaxhonim të gjithë. 3-4 javë kishim që e menaxhonim. Ksihte foto intime të gocës dhe biseda të turpshme. Ajo më akuzon mua sepse një ditë ajo nuk e kishte telefonin e saj. Më tha që mund të futem pak te Instagrami im. Unë ngaqë e kisha shoqe e lashë që të futej tek Instagrami i saj dhe ajo e la hapur. Pas disa kohësh ajo më akuzon mua sikur i kisha marrë fotot dhe ia kisha hedhur të tjerëve. Ajo bëri denoncim për të gjithë grupin. Ne nuk i kemi kërkuar para. Sipas asaj po. Ajo nuk ka asnjë provë. Celularin tim e ka marrë policia”, tha e mitura.

Mbi të gjitha vajza e mitur është marrë në pyetje në zyrën e hetimit të krimeve nga persona të pa specializuar.

“Atë ditë isha në dyqan me mamin dhe erdhi një polic dhe tha “ju do të vini me mua në komisariat”. Pastaj erdhi një makinë e bardhë si ai “Jeep”-i atje. Ishin tre burra. Nuk kishte fare psikolog. Më shoqëruan në kat të dytë. Në dhomë ishte një polic Adriatik Mehmeti. Më shoqëruan me një grua dhe më thanë që ishte psikologe. Isha vetëm. Pjesën tjetër të grupit po e merrnin një nga një. Më bënë pyetje që a e njeh atë gocën, unë i thashë po. Ku i gjete fotot, të gjithë i thashë se nuk i kam vetëm unë fotot. Pastaj ai polici, Adriatiku më thoshte që trego të vërtetën, ti je për burg, ne do t’i çojmë letër shkollës që shikoni çfarë nxënëseje keni, je sjellë shumë keq dhe me këtë ti ha direkt burg më tha mua. Psikologia nuk tha asgjë. Më pas më mori në pyetje një xhaxh tjetër. Ai më mori në pyetje dhe fjalët e mia i shkruante në letër si dëshmi”, tregoi vajza.

LEXO EDHE:  Ministri Tahiri sulmon opozitën dhe Prokurorinë: Fronti i së keqes nuk e do Reformën në Drejtësi

12-vjeçarja është marrë në pyetje tek seksioni i hetimeve të krimeve të rënda.

“Unë nuk e kuptoj, ka shtet apo jo. Na futën në makinë sikur kisha bërë grabitje”, tha e ëma.

Me kamera të fshehtë vetë prindi i të miturës, takon shefin e krimeve Adriatik Mehmeti për procedurën, por ai thotë se materialet janë në Prokurori.

Qytetarja: U interesova për çështjen e çupës dhe tek avokati më i rëndomtë kam vajtur e nuk merret tha pa praninë e psikologut çupa në ambientet e dyqanit, kur ata kanë ardh e më kanë marrë, kanë ardhur e më kanë marrë me gjithë çupën. Kanë qenë Policat civilë e kanë qenë me “Range Rover” e s’më dhanë asnjë informacion, se përse bëhesh fjalë. Mua, si prind, ti më the: dil tek dera përjashta! Të mbahet mend?

Opgj Adriatik Mehmeti: Jo, e mbaj mend!

Qytetarja: Biles kishte thënë, që dua dhe mamin dhe ti kishe thënë 2-3 herë, që është për burg.

Opgj Adriatik Mehmeti: Tani, se çfarë të ka thënë vajza, do ballafaqohemi të dy.

Qytetarja: Po!

Opgj Adriatik Mehmeti: Çfarë problemi ke? Më thuaj mua!

Qytetarja: Ore dua të di çështjen e çupës!

Opgj Adriatik Mehmeti: E ke në Prokurori.

Qytetarja: I është mbajtur telefoni. Po bëhet….

Opgj Adriatik Mehmeti: Është mbajtur, është sekuestruar telefoni. E ke në Prokurori me provat materiale. Kur të thërrasë Prokuroria, do t’ju sqarojë!

Qytetarja: Po ky zotëria, që ma ka marrë çupën në pyetje, ishte i specializuar për të marrë të miturit në pyetje?

Opgj Adriatik Mehmeti: Specializim, ata të tjerët. Vajza jote ka qenë këtu, psikologia e ka marrë këtu në pyetje.

Qytetarja: Edhe ti i thoje çupës 2-3 herë e ke vendin në burg! E do t’i çojmë fletë shkollës, që të të përjashtojnë nga shkolla. Çupës sime, po pse?

Opgj Adriatik Mehmeti: Po ke ndonjë pretendim për mua ti, unë jam, ta marrësh vesh, Adriatik Mehmeti edhe mund të ankohesh. Përgjigjem unë atje!

Qytetarja: Edhe dëmi, që m’i shkaktuat vajzës.

Opgj Adriatik Mehmeti: Po mirë o, ik kërkoje atje! Ik kërkoje në Prokurori! Hap një padi atje për, për, për mua, për, për mua edhe pa problem. S’ka asnjë problem!/tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Publikuar

-

Nga

Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, Berisha pretenedon se Rama dhe Thaçi kanë punuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të ndryshuar kufijtë.

“Thaçi dhe Rama kanë kryer tradhëti kombëtare me idenë për ndryshim kufijsh”, u shpreh ai në emisonin “Rubikon”, ndërsa Thaçin e quajti tradhtar.

LEXO EDHE:  Nuk i bindet efektivëve dhe ia shkel gazit/ Policia e Tiranës një orë në ndjekje të 18 vjeçarit “rebel”



Ish-kryeministri pretendon se presidenti I Kosovës ka tentuar të zmadhojë Serbinë duke i dhënë territoret e Kosovës.

LEXO EDHE:  Mos i jepni para policëve/ Do arrestoheni

Sipas tij, ka qenë Thaçi ai që ka propozuar zgjerimin e teritoreve të Kosovës.

“Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë, nuk mund të bëjë më shumë për tu quajtur tradhtar”, theksoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati ndaj Preng Gjinit u bë nga një distancë 200 metra/ Gazetari zbulon se si ekzekutorët e vunë në shënjestër

Publikuar

-

Nga

Atentati ndaj Preng Gjinit u bë nga një distancë 200 metra/ Gazetari zbulon se si ekzekutorët e vunë në shënjestër

Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina, ka zbuluar detaje të reja, nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbeti i plagosur Preng  Gjini.

Zhabina theksoi se ekzekutorët kanë përdorur për shpërthimin një telekomandë që komandohet nga një distancën e vogël rreth 200 metra, si dhe kanë pasur një panoramë të qartë të objektivit.



“Nuk është një kartë telefoni, por një mekanizëm që komandohet nga një distancë e vogël rreth 200 metra dhe që ka pas panoramë të qartë të objektivit. Autori ka pas panoramë të objektivit dhe ka shkelur butonin dhe duhet thënë që për fat të mirë nuk pati viktima.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi kriminal/ Arrestohen 7 persona

Kamerat e sigurisë po këqyren, janë me dhjetëra kamera, si dhe po pyeten me qindra persona, që kanë qenë në lëvizje në ato momente. Pista është e hakmarrjes, duke pasur parasysh se kemi 5 vrasje dhe një plagosje. Ajo që më bën përshtypje në këtë histori është se më duket i paqartë roli i Prokurorisë në gjithë këto ngjarje. Kemi pesë vrasje, presona me precedentë të theksuar brenda dhe jashtë vendit, dhe që nuk kanë një dosje të vetme. Është e çuditshme se si organi i Akuzës nuk i ka bashkuar në një dosje vrasje të tilla, që shkojnë deri në kufijtë e një atentati terrorist”, deklaroi gazetari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati për hakmarrje në Tiranë/ Klodiana Lala: Bomba ishte vendosur 1 javë më parë në automjet

Publikuar

-

Nga

Atentati për hakmarrje në Tiranë/ Klodiana Lala: Bomba ishte vendosur 1 javë më parë në automjet

Gazetarja Klodiana Lala zbardhur detaje të reja nga atentati me tritoli ndaj 51-vjeçarit Preng Gjini, i ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Vasil Shantos”.

E ftuar në “Real Story” ajo tha se ishte vendosur në mjet një javë më parë dhe ekzekutorët prisnin momentin që Preng Gjini të ishte vetëm në mjet për të bërë shpërthimin.

Sipas saj, autorët e atentatit kanë qenë në zonë, ku kanë monitoruar dhe vëzhguar në çdo hap Gjinin, derisa kanë kryer shpërthimin tronditës.

“Ka rezultuar që automjeti është në pronësi të djalit të hallës së Preng Gjinit, Fatjon Dautajt, që rezulton i punësuar në një shtypshkronjë, si menaxher. Preng Gjini e kishte larguar familjen në SHBA dhe ruhej jashtëmase. Herë pas herë ruante këtë makinë. Burimet policore, në dëshminë që kanë marrë nga Fatjon Dautaj, rezulton se ai ka marrë libra, i ka shpërndarë dhe në kthim është kthyer tek universiteti privat.

Aty ka mbërritur Gjini, i cili ka marrë mjetin për të udhëtuar në drejtim të një banese, që nuk dihet ende. Në momentin që ka dalë, në stacionin e parë është bërë shpërthimi i komanduar. Nga të dhënat paraprake, rezulton se bomba është mbajtur një javë në automjet. Ka qenë e fshehur aty dhe është pritur që Gjini të jetë i vetëm në makinë, dhe kanë dashur me çdo kusht ta eliminonin”, tha Lala./



Gazetarja Klodiana Lala zbardhur detaje të reja nga atentati me tritoli ndaj 51-vjeçarit Preng Gjini, i ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e “Vasil Shantos”.

LEXO EDHE:  Video-Policët bëhen tapë/ Këndojnë e hedhin valle duke pirë raki

LEXO EDHE:  Evazion fiskal dhe pastrim parash/ Në kërkim biznesmeni i karburanteve

E ftuar në “Real Story” ajo tha se ishte vendosur në mjet një javë më parë dhe ekzekutorët prisnin momentin që Preng Gjini të ishte vetëm në mjet për të bërë shpërthimin.

Sipas saj, autorët e atentatit kanë qenë në zonë, ku kanë monitoruar dhe vëzhguar në çdo hap Gjinin, derisa kanë kryer shpërthimin tronditës.

“Ka rezultuar që automjeti është në pronësi të djalit të hallës së Preng Gjinit, Fatjon Dautajt, që rezulton i punësuar në një shtypshkronjë, si menaxher. Preng Gjini e kishte larguar familjen në SHBA dhe ruhej jashtëmase. Herë pas herë ruante këtë makinë. Burimet policore, në dëshminë që kanë marrë nga Fatjon Dautaj, rezulton se ai ka marrë libra, i ka shpërndarë dhe në kthim është kthyer tek universiteti privat.

Aty ka mbërritur Gjini, i cili ka marrë mjetin për të udhëtuar në drejtim të një banese, që nuk dihet ende. Në momentin që ka dalë, në stacionin e parë është bërë shpërthimi i komanduar. Nga të dhënat paraprake, rezulton se bomba është mbajtur një javë në automjet. Ka qenë e fshehur aty dhe është pritur që Gjini të jetë i vetëm në makinë, dhe kanë dashur me çdo kusht ta eliminonin”, tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE