LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Plas Covid në PD, Basha bën testin/ Ish-deputeti dhe kreu i FRPD-së në karantinë

16 Shtator 2020, 11:00, Aktualitet CNA
Foto-Plas Covid në PD, Basha bën testin/ Ish-deputeti dhe kreu i

Covid-19 nuk po kursen as personazhet politike të opozitës.

CNA.al ka mësuar nga burime zyrtare se ish-deputeti Endri Hasa ka rezultuar pozitiv dhe është karantinuar.

Gjithashtu mësohet se në karantinë ka hyrë edhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi.

CNA.al ka mësuar se testet për Covid i kanë bërë të gjithë drejtuesit e lartë të PD-së, përfshirë Lulzim Bashën, Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ai i organizimit, Sait Dollapi dhe Alfred Rushaj.

Një burim nga selia e PD-së i tha CNA.al se drejtuesit e mësipërm kanë dalë negativë dhe vazhdojnë punën, por godina e SHQUP është vënë nën masa të rrepta nga dita e djeshme.

Edhe roja i parkingut tashmë shikohet me maskë.

CNA.al ka mundur të sigurojë foto të eskortës së Lulzim Bashës duke bërë testin në një nga spitalet private në kryeqytet.

Mësohet se situata alamrnate në PD ka ardhur pas një mbledhje ku kanë qënë disa personazhe të politikës, me disa shtetas të huaj.

Pas identifikimit të disa personave pozitivë, e gjithë kupola ka bërë testin dhe në karantinë ndodhet ish-deputeti Hasa dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ky i fundit i futur në karantinë për shkak të kontakteve me persona të tjerë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga