Connect with Us

Firmosi marrëveshjen e detit në 2009-ën/ Ish-ministrja greke përballë Ramës: U mërzita kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!

Politikë

Firmosi marrëveshjen e detit në 2009-ën/ Ish-ministrja greke përballë Ramës: U mërzita kur e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!

Publikuar

-

Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani ka qenë e pranishme në takimin “Ballkani Perëndimor përtej 2020” që po mbahet në Athinë, ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

Bakojanis pohoi se ishte mërzitur kur në 2009 u rrëzua marrëveshja e detit nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa konfirmoi faktin se pas atij viti nuk është arritur asnjë marrëveshje tjetër.

“Për marrëveshje unë kam qenë që e kam nënshkruar atë marrëveshje me Shqipërinë dhe sigurisht u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk përbën justifikim që 10 – 12 vjet më pas ne ende nuk kemi një marrëveshje. Na duhet të përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë, është e rëndësishme për të dyja vendet tona. Sigurisht për të qenë e ndershme, ndërhyrja e vendeve të treta në këtë lloj çështjesh nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshjeje dhe besoj që marrëdhëniet më të mira që mund të kemi, dhe bie dakord për këtë me kryeministrin Rama për atë që tha për marrëdhëniet greko turke. Unë njihem shumë në rajon si një mbështetëse shumë e fortë e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë, por është e qartë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk ka kërcënime, sepse kërcënimet për luftë nuk janë të pranueshme. Shpresoj shumë që Presidenti Erdogan do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të mos përshkallëzuar tensionet dhe të ndryshojë retorikën. E njoh prej vitesh dhe shpresoj që ai do të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme e të bëri politikë edhe për Turqinë e mund t’i kthehemi tryezës së bisedimeve për të gjetur një zgjidhje ose për të rënë dakord ose për t’ju ose për t’ju drejtuar gjykatës ndërkombëtare për këtë çështje, për përkufizimin e zonave detare. Unë besoj se mesazhi është i qartë dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve do të mbizotërojë si fryma mbizotëruese edhe me Turqinë.”, tha ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama flet nga Athina për zgjerimin e Greqisë në Jon/ Zbulon veprimin që duhet të ndërmerret

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Athina për çështjen e zgjerimit detar të Greqisë në detin Jon.

Rama është shprehur se pretendimi grek për tu zgjeruar në detin Jon duhet të vendoset nga një palë e tretë, duke iu referuar Gjykatave Ndërkombëtare.

Sipas Ramës zgjerimi i Greqisë është legjitim dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

“Kur ftoni ballkanasit në panel sigurohuni që të keni më shumë kohë, sepse nga njëra anë ky është një rajon shumë interesant. Për zonjën e nderuar do të thoja thjesht që kjo ka qenë një marrëveshje që është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në çështje të nxehta në zjarrin e politikës lokale. Por janë çështje që nuk kanë zjarr. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve po aq të shkëlqyera sa janë marrëdhëniet mes njerëzve, ajo që kuptoj nga miqtë grekë dhe qytetarëve shqiptarë është se nuk ka ndjesi negative, apo mëri mes njerëzve. Ne ua detyrojmë që ti çojmë marrëdhëniet në të tilla nivele.



Jam besimplotë se jemi në drejtimin e duhur. Unë kam një ide të thjeshtë që e kam paraqitur më parë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakordësi. Kur bëhet fjalë për zona detare ta zgjidhim çështjen me të tjerë, nëpërmjet një pale të tretë apo edhe gjykatave ndërkombëtare. Kjo të jetë e drejtë dhe të mos përdoret nga patriotët atje dhe këtu. Kryeministri flet për të drejtë të Greqisë për të shtrirë kufijtë detarë dhe vetëm kjo shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe po kështu në qarqet politike, a thua se kryeministri grek duhet tu përgjigjet njerëzve që s’dinë për çfarë flasin. Kjo ndez pakanaqësi” u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  Rama krenohet për rezultatin pa publikuar pjesëmarrjen

LEXO EDHE:  "Lajthit" Rama: Media britanike është kazan

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk është midis dy zjarreve në raport me Greqinë dhe Turqinë.

“Ne jemi në partneritet strategjik me Shqipërinë dhe Greqinë, por Shqipëria nuk është midis dy zjarreve. Unë besoj se ka potencial në këtë marrëdhënie greke-turke që të jetë e dobishme edhe për Evropën. Turqia është instrumental, dhe Greqia është kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është anti-grek. Dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar kur ka vullnet ka edhe zgjidhje, duhet dialog i mirëfilltë. Nuk është e lehtë, por e mundur. Jam i bindur që marrëdheniet konstruktive greko-turke mund të jenë për të mirën e Evropës”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt / Rrjeti shpërthen me meme tallëse

Publikuar

-

Nga

Pak javë më parë, CNA.al raportoi një skandal, në të cilin është përfshirë ministri i  Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bëhet fjalë për blerjen e një makine luksoze, nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, por që më pas mjeti është sjellë në Shqipëri, dhe është në përdorim nga ministri Sandër Lleshaj.

Si gjithmonë në të tilla raste, nuk kanë munguar as memet tallëse dhe ironizuese, duke u nxitur edhe nga situata e tensionuar në vend për shkak të krimeve të njëpasnjëshme.



Së fundmi janë shënuar një sër ngjarjesh kriminale, kujtojmë atentatin e djeshëm, ku i’u vendos tritol makinës së Preng Gjinit në urën e Selitës,  në të cilën mbeti i plagosur rëndë.

LEXO EDHE:  “Ku je trimi i xha Jahos?”/ Maliqi-Ramës: Dil nga vrima ku je futur dhe prano listat e hapura 100%

LEXO EDHE:  "Lajthit" Rama: Media britanike është kazan

Disa prej memeve më pikante i gjeni në fotogalerinë e mëposhtme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Taulant Balla falenderon Lleshajn për blerjen e BMW-së luksoze

Publikuar

-

Nga

Taulant Balla falenderon Lleshajn për blerjen e BMW-së luksoze

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, ku ndër të tjera deputeti socialist ka falenderuar ministrin, i cili sipas tij ka bërë një punë të shkëlqyer.

Por një nga punët më të shkëlqyera të Sandër Lleshajt është blerja e një BMW-je luksoze në kulmin e pandemisë.

Lleshaj me makinën luksoze, para Parlamentit

Ndërkohë që nuk kishte as ngjarje kriminale, as aksidente, se Shqipëria ishte e izoluar, Sandër Lleshaj ble një makinë luksoze.

Kjo është puna e shkëlqyer e Sandër Lleshajt në këto gjashtë muajt e fundit, ku në tre muaj Shqipëria ka qënë në izolim dhe sa u hap, vetëm dje ka pasur dy të vrarë, një atentat mafioz në zemër të Tiranës, ndërsa dy ditë më parë dy vajza të reja humbën jetën në një aksident. Shqipëria është kthyer në Palermo. Kjo është merita e vetme. Ndërsa Sandri shijon BMË-në e tij luksoze të blerë me një procedurë ekstraligjore.

LEXO EDHE:  “Lajthit” Rama: Media britanike është kazan

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt neo-diktaturës/ Rama, lider i dështuar

Blerja e mjetit është kundërshtuar nga vetë zyrtarët e lartë politikë dhe sot që flasim, Sandër Lleshaj ende nuk ka bërë publike dokumentat e blerjes së mjetit.

Kush e ka blerë? Sa e ka blerë? Pse e ka blerë? Dhe pse qarkullon me targa falso?

Ndoshta ka ardhur koha që Sandri ti blejë një BMW edhe Taulantit apo të marrë makinat e policisë, dhe të shëtisë grupi parlamentar i PS-së./ CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet



Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze me targa falso

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

LEXO TE PLOTE