LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fake News i portalit të Metës, Blushit dhe Lulit

16 Shtator 2020, 13:11, Politikë CNA

Portali i zyrtarëve të Ilir Metës, që janë miq të botuesit Enton Abilekaj, i cili paguhet edhe nga Ben Blushi, Digitalb apo Top Channel, i njohur për lidhjet e forta me zyrtarët e korruptuar të Ilir Metës dhe Desadën e propagandës së PD-së, sot ka hedhur një lajm, një fake news qesharak, dhe po aq të pavlerë sa vetë shkrimi ku qëllimi është që një gjyqtare të akuzohet se është mbesa e Jozefina Topallit.

Jozefina e ka mbesë atë gjykatësen, aq sa ka mbesë Desadën kunati i Lulit. Në fakt kunati është përtej Desadës, ndoshta do të duhej ta krahasonim me Odetën.

Si qëndron e vërteta

Por, gjithësesi fakti është një dhe vetëm një. Ajo gjykatësja është e Lulzim Bashës, jo e Jozefina Topallit. Dhe nuk është aspak mbesa e saj, por është mbesa e Vullnet Topallit, ish-drejtorit të Policisë Bashkiake në Tiranë, kandidatit për deputet të Lulzim Bashës. Por kur PD e shikon nga zëdhënësat e qeverive të PS e ngatëron kalin me gomarin.

Por, edhe sikur të ishte mbesa e Jozefinës, kur Luli nuk mban përgjegjësi për kunatin, kur kunati nuk mban përgjegjësi për Odetën. Kur Desada nuk mban përgjegjësi për fake news dhe propagandën e shpifur çdo ditë, mëngjes, drekë, darkë, për çfarë duhet të mbante përgjegjësi Jozefina? Për një gjykatëse të GJKKO e cila mban të njëjtin mbiemër si Zonja Topalli, por në fakt është edhe një Topalli tjetër në PD, dhe ky është i Lulit, Vullneti.

Nuk ka asnjë lidhje me Jozefinën apo familjarët e saj. Fake News e prodhuara në fabrikat e neveritshme të propagandës së Lulzim Bashës apo Ilir Metës, të financuar nga Ben Blushi i Top Channel, ortaku i koncesioneve korruptive të qeverisë, që sot hapësirën e një portal e ka vënë për të gënjyer publikisht dhe për të ngritur një tymnajë, që duket se i nxori sërish blof, si ato gënjeshtrat e Benit, Likes dhe Lulit, Desada & Co, pa folur për hajdutët e LSI-së në tavolinat e tyre./ CNA.al

 

Ben Blushi qurravitet nga portali i Abilekajt/ Ja sa e paguan Vjollca Hoxha çdo muaj

Sherri për pagesën e burrit të Desada Metës/ PD thyen heshtjen, akuza të forta ndaj drejtoreshës së Albpetrol

Zbulohen fijet/ Desada Metaj dhe lidhjet e Republikës së re me Rilindjen, dhjetra mijë euro pagesa

Burri i Desada Metës “mollë sherri” në Albpetrol/ Zbulohet emaili dhe ndërhyrja e Ballukut për pagesën

Basha dhe Desada i rikthehen “dashurisë” të 15 viteve

Si e përdori Lolitën për shantazh biznesmeni i LSI

Lajmet e fundit nga