Connect with Us

Emily Ratajkowski e akuzon hapur për abuzim seksual/ Reagon fotografi: “Kush e beson një vajzë që ka kërcyer nudo në klip”

Showbizz

Emily Ratajkowski e akuzon hapur për abuzim seksual/ Reagon fotografi: “Kush e beson një vajzë që ka kërcyer nudo në klip”

Publikuar

-

Emily Ratajkowski e akuzon hapur për abuzim seksual/ Reagon fotografi: "Kush e beson një vajzë që ka kërcyer nudo në klip”

Modelja e famshme Emily Ratajkowski ka akuzuar fotografin Jonathan Leder për abuzim seksual dhe se ai e ka përdhunuar gjatë realizimit të një seti fotografik në shtëpinë e tij në vitin 2012. 29-vjeçarja shkruan se kishte shkuar në shtëpinë e Leder për një sesion fotografik për një revistë të quajtur Darius.

Ratajkowski shprehet se me të arritur në shtëpinë e Leder, ishte befasuar kur zbuloi se do të pozonte e veshur vetëm me të brendshme. Në përpjekje për tu dukur e pjekur, ajo pranoi edhe verën e kuqe që ai i ofroi gjatë mbrëmjes.

Pasi u fotografua me të brendshme, Ratajkowski pretendon se Leder i kërkoi të zhvishet: “Le ta provojmë lakuriq tani”.

“Në sekondën që unë hoqa rrobat, një pjesë e imja u veçua. Fillova të dal jashtë vetes. Blici i tij ishte aq i ndritshëm dhe unë kisha pirë aq shumë verë, saqë pika të zeza gjigante po zgjeroheshin dhe dilnin para syve të mi”.

Më vonë, kur artistja e grimit që ishte e pranishme për xhirimin shkoi për të fjetur, Ratajkoëski, e cila thotë se ishte “shumë, shumë e dehur”, u mbështoll nën një batanije në divan bashkë me fotografin, i cili nisi ta pyeste për të dashurit e saj ndërsa shikonte teksa modelja fërkonte këmbët e saj për t’i ngrohur.

LEXO EDHE:  Ja modelet e flokëve që duhet të keni parasysh për 2017-ën

“Ai më tha se i pëlqente ajo gjëja që po bëja me këmbët. Shumica e asaj që erdhi më pas ishte një turbullirë përveç ndjenjës. Nuk mbaj mend të jemi puthur, por mbaj mend që gishtat e tij papritmas ishin brenda meje”, pohon ajo. “Gjithnjë e më fort dhe shtynte dhe shtynte sikur askush nuk më kishte prekur më parë ose nuk më ka prekur që atëherë. Kjo me të vërtetë më dhembi. Unë e çova dorën time në mënyrë instiktive tek kyçi i tij dhe nxora gishtat e tij nga unë me forcë. Nuk thashë asnjë fjalë. Ai u ngrit papritmas dhe u turr i heshtur në errësirën e shkallëve”.

Por nga ana tjetër fotografi ka mohuar  pretendimet e Ratajkowski-t, duke i thënë gazetarit se pyetjet ishin shumë fëmijënore për t’u përgjigjur. Duke iu referuar xhirimeve lakuriq dhe topless që Ratajkowski ka bërë në vitet kur ka punuar me të, Leder vazhdoi: “A e dini për kë po flasim apo jo? Kjo është ajo vajza që kërceu lakuriq në videon e Robin Thicke në atë kohë. Ju vërtet dëshironi që dikush të besojë se ajo ishte një viktimë”?, është shprehur ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Në hapat e të atit/ Vajza e Niko Peleshit: Dua t’i futem politikës

Publikuar

-

Nga

Në hapat e të atit/ Vajza e Niko Peleshit: Dua t’i futem politikës

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia Peleshi është mjaft e komentuar në mediat rozë. Që në adoleshencë ajo u bë pjesë e një reviste italiane si modele ndërkohë që ka shkruar edhe një libër me poezi.

Aleksia është në përfundim të gjimnazit dhe ndjekësit në Instagram janë bërë kuriozë të dinë se çfarë rruge ajo do të ndjekë.



Aleksia ka dhënë një përgjigje në Instastory për të gjithë, e cila ka ngjallur shumë reagime. Bukuroshja ka thënë se ndoshta një ditë do të ndjekë hapat e të atit.

LEXO EDHE:  E nis ditën me bikini dhe e mbyll me fotot nudo në pishinë/ Karantina “hot” e mbesës së ish presidentit

LEXO EDHE:  Reagon vëllai i modeles: Brad Pitt ma shkatërroi motrën!

“Po studioj biznes digjital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t’i futem politikës”, ka shkruar ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ajo tha “Po”/ Amari i dhuron “unazën” më të bukur mami Oltës

Publikuar

-

Nga

Aktorja Olta Gixhari pak javë më parë u bë nënë për herë të parë. Bukuroshja solli në jetë djalin të cilin vendosi ta quante Amar. Aktorja nuk ndalet në asnjë moment pa e shprehur lumturinë që Amar i dhuron çdo ditë.

Së fundi ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj “unazën” që i ka dhuruar Amar, e cila është më e bukura që mund të keni parë ndonjëherë.

LEXO EDHE:  Bën meshkujt të flasin me vete me format e saj/ Fotot më seksi të Trejsi Sejdinit

LEXO EDHE:  Forma shpërthyese dhe poza tejet të nxehta/ Kjo është modelja që do t’iu lërë pa mend

Ajo mban në gisht biberonin e vogël të bebeve dhe krahas shkruan se ka thënë “Po” përgjithmonë./ CNA.al

 



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nuk u përgjigjem njerëzve që përpiqen të më ulin”/ Arjola Demiri jep mesazhin e fortë për të gjitha vajzat

Publikuar

-

Nga

Aktorja shumë e dashur e humorit Arjola Demiri ka fituar zemrat e publikut shqiptar që në daljen e saj të parë në ekran. Arjola nuk u komentua vetëm për talentin por edhe për pamjen e saj të jashtme.

Së fundi ajo ka ndarë në instagramin e saj një foto ku shfaqet me shumë vetëbesim dhe krahas jep një mesazh shumë të fortë për të gjitha vajzat. Ajo jep mesazhin se nuk duhet të lejojnë askënd t’i ulin apo keqtrajtojnë pasi janë të fuqishme.



“Unë jam një grua e fortë. Nuk ndjej keqardhje për veten time, dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam një e mbijetuar dhe jo një viktimë. E kam nën kontroll jetën time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Asnjëherë mos kërkoni falje për të qenë një grua e fuqishme.”, ka shkruar Demiri./CNA.al

LEXO TE PLOTE