Connect with Us

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Kronika

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Publikuar

-

E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

11 vite më parë u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij ish-deputeti i ndjerë i Partisë Socialiste Fatmir Xhindi.

Gazetari Elton Qyno tha mbrëmjen e sotme se vrasja e tij thuajse është zbardhur, madje zbuloi edhe motivin e ekzekutimit.

Qyno tha se autori është në Roskovec dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për punë morali, por këto deklarata janë përballur me kundërshtinë e deputetit të PS-së Xhemal Qefalia.

Qefalia debatoi ashpër me gazetarin, pasi pretendon se këto janë thashetheme të pabazuara.

Debati i plotë në studion e “Repolitix”:

Elton Qyno: Në rrugë operative vrasja e Fatmir Xhindit thuajse është zbardhur. Të dhënat thonë në rrugë operative se është zbardhur vrasësi, është në Roskovec dhe vetë zoti Qefalia mbase e di.

Xhemal Qefalia: Jo unë nuk e di

LEXO EDHE:  Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

Elton Qyno: Sipas asaj që kam lexuar vrasja është kryer për punë morali dhe nuk ka lidhe fare për arsye politike.

Xhemal Qefalia: Po bëni një gabim trashanik, është thashetheme i pabazuar. Po bëni një gabim të cilën po fyn një njeri që është vrarë në mënyrë të befasishme me statusin e deputetit. Pastaj po gaboni se ju thoni se dini motivin dhe autorin dhe drejtësia nuk po vepron.

Elton Qyno: Unë thash që në fillim në rrugë operative.

Xhemal Qefalia: Kjo që po thoni është për ta kamufluar.

Elton Qyno: Jo unë e thash që në fillim këtë, po e  keqkuptoni.  Heshtët për këtë pjesë se mbase dhe vetë e dini./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e Ridvan Ramazanit/ Dy persona me motor ekzekutuan 46-vjeçarin, 20 gëzhoja në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje lidhur me vrasjen Ridvan Ramazanit të ndodhur sot në Shkodër.

Mësohet se kanë qenë dy persona që kanë ekzekutuar 46-vjeçarin të cilët më pas janë larguar me motor. Autorët nuk janë kapur nga kamerat e karburantit për shkak se ato nuk kanë funksionuar.

Policia ka shoqëruar në komisariat një prej punonjësve të karburantit për të cilin besohet se ka qenë dëshmitar okular. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja kallashnikovi. Ridvan Ramazani ka qenë i dënuar në vitin 2017 për falsifikim dokumentesh.

LEXO EDHE:  Çfarë ka të vërtetë mbi Trojën, tek “Iliada” e Homerit?

LEXO EDHE:  Përplasja në Landfillin e Sharrës/ Berisha: Rama e Veliaj faktuan megaferën e mafies së plehrave

FNSh dhe RENEA kanë mbërritur në vendngjarje teksa vijojnë kontrollet për të identifikuar autorin ose autorët e kësaj ngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Dajç / Kush ishte “i forti i Shkodrës” që u ekzekutua në makinë

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Dajç / Kush ishte “i forti i Shkodrës” që u ekzekutua në makinë

Detaje të tjera kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur sot pranë fshatit Dajç në Shkodër.

46-vjeçari Ridvan Ramazani (Hyseni) është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij në zonën e Mushanit. Bëhet me dije se Ridvan Ramazani (Hyseni) njihet si një nga “të fortët e qytetit”.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMË” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcet arma në Shkodër/ Vritet një person

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra.

Një 43 vjeçar i identifikuar si R. Ramazani është ekzekutuar me armë zjarri ditën e sotme në Shkodër, në njësinë Dajç.

Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me identifikimin e autorëve, apo shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin verior.

Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE