Connect with Us

Duel special me Kukësin, ylli i Volfsburg ka gruan shqiptare: Më pëlqen mentaliteti i tyre

Sport

Duel special me Kukësin, ylli i Volfsburg ka gruan shqiptare: Më pëlqen mentaliteti i tyre

Publikuar

-

Sfida e së enjtes kundër Kukësit do të jetë shumë e veçantë për yllin e mesfushës së Volfsburgut, Renato Stefen. Futbollisti zviceran, i cili rinovoi kontratën e tij me këtë skuadë pak ditë më parë, e sheh këtë ndeshje pak ndryshe nga të tjerët dhe njeh mirë vendin tonë, pasi ka gruan shqiptare, më saktësiht me origjinë nga Kosova.

“Gruaja ime vjen nga një vend i cili është vetëm një orë larg Kukësit”, tha lojtari i cili është martuar vitin e kaluar me bukuroshën Qëndresa, me të cilën njihej prej më shumë se katër vitesh, që kur ai luante në Zvicër. Në dasëm, shumë prej të ftuarve ishin nga Kosova dhe do të kishin qenë në stadium për këtë sfidë, po të mos ishte koronavirusi.

“Gruaja ime mendon se është mëkat që ndeshja zhvillohet pa spektatorë, përndryshe disa familjarë të saj do të kishin qenë aty e unë do të duhej të kisha bërë gati 30 fenalla. Kushërinjtë e saj jetojnë atje e do të vinin”, tha Stefen, i cili gjithsesi mendon se është gjë e mirë që për momentin nuk do të ketë tifozë. “Shqipëria dhe Kosova janë goditur keq nga koronavirusi”, shpjegoi ai për mediat gjermane.

“Ndjen keqardhje, por të shohim se çfarë do të organizojë gruaja ime”, tha ai duke qeshur për vizitën në Shqipëri ku ka qenë edhe dy herë më parë. “Mua më pëlqen mentaliteti i njerëzve atje. Udhëtimi në një vend të tillë në këtë periudhë nuk është aq dramatik për mua.

Do të jemi shumë të organizuar atje, siç ndodhi në Ukrainë me kombëtaren. Si lojtarë, duhet të marrim përgjegjësitë e duhura për veten. Ky do të jetë një udhëtim interesant, diçka ndryshe. Por gjëja e rëndësishme është që të kthehemi me një fitore dhe të arrijmë turin tjetër”, deklaroi lojtari i cili kishte shumë shoqëri me Taulant Xhakën që në vitet kur të dy luanin përkrah njëri-tjetrit në mesfushën e Bazelit./vipsport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Tre sfidat e radhës, ja ekipet që luajnë sot në Euro 2020

Publikuar

-

Nga

Sot është radha e tre sfidave të tjera në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020.

Në fushë sot zbresin Suedia, Kroacia dhe Anglia, të cilat sfidojnë respektivisht Sllovakinë, Cekine dhe Skocine.

Ja kur luhen sfidat:

15:00 Suedi-Sllovaki
18:00 Kroaci-Ceki
21::00 Angli-Skoci

LEXO TE PLOTE

Sport

Operohet me sukses Kristian Eriksen, sot del nga spitali

Publikuar

-

Nga

Christian Eriksen ka përfunduar operacionin me sukses. Doktorët i kishin sugjeruar danezit që të implantojnë një defibrilator tek zemra e tij pasi në rast që një arrest kardiad do të ndodh në të ardhmen, pajisja do të reagojë menjëherë për ta rikthyer zemrën e tij në funskion.

Sipas La Gazzetta dello Sport, një kontroll tjetër do të bëhet pas katër apo pesë javësh në Milano.

Gazeta zbulon se Erikseni do të rikthehet në shtëpinë e tij në Kopenhagë sot. Eriksen kishte ndjekur nga spitali ndeshjen ndaj Belgjikës ku në grupin e Whats App iu kishte thënë bashkëlojtarëve që: “Keni qenë të mrekullueshëm”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Lukaku kundër Ronaldos, i kërkon bashkëpunim Coca-Cola-s

Publikuar

-

Nga

Para disa ditëve, ylli portugez Cristiano Ronaldo largoi dy shishe të Coca-Colas në konferencë për shtyp dhe shumë yje të tjerë kanë ndjekur hapat e tij.

Ishte Paul Pogba që hoqi birrën Heineken, ndersa edhe Locatelli u bë protagonist duke lëvizur sponsorat. Por, ndryshe nga këta, ylli i Belgjikës, Romelu Lukaku befasoi të gjithë duke propozuar bashkëpunim me Coca-Cola-n.

“Coca Cola ne mund të punojmë se bashku”, tha ai dhe filloi të qeshte. Kujtojmë se 24 orë pas veprimit të Ronaldos, Coca-Cola humbi 4 miliardë euro.

LEXO TE PLOTE