Connect with Us

Crvena Zvezda eliminohet në Qipro, mund të ndeshet sërish me Tiranën

Sport

Crvena Zvezda eliminohet në Qipro, mund të ndeshet sërish me Tiranën

Publikuar

-

Serbët e Crvena Zvezdën janë eliminuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, teksa u mposhtën nga qipriotët e Omonias me 11-metërsha (4-2).

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që vendasit e treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kujtojmë që Crvena eliminoi në turin e dytë Tiranën, ndërkohë që ekziston mundësia që këto 2 skuadra të përballen sërish në “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve, në shortin që do të hidhet në 1 tetor.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“Shkova te Lacio se i dhashë besën Igli Tares”, rrëfehet Muriqi: Goli i parë do jetë për shqiptarinë

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi, bëri një hap galopant në karrierën e tij, teksa firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin e Lacios. Ish-futbollisti i Teutës dhe Besës së Kavajës, është inspirim për çdo të ri, se si me punë dhe me vullnet mund të arrihet nga futbolli shqiptar, në nivele të larta siç është Seria A.

Në një rrëfim për “Top Channel”, shqiptari i Kosovës, ndau emocionet e para vetëm pas orë pas firmës me skuadrës laciale teksa zbuloi se i dha besën Igli Tares për këtë transferim.

FIRMA ME LACION- Ndihem me të vërtetë mirë. Kam bërë besoj një hap të madh në karrierën time dhe shpresoj se do e vazhdoj formën aktuale. Pata shumë mesazhe urimi nga të gjithë shokët, familjarët, por edhe shumë njerëz që nuk i njoh.



NDIKIMI I  TARES- Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën gjithmonë dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%.

DEDIKIMI I GOLIT TË PARË- Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikoj shqiptarisë në radhë të parë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre.

GJUHA DHE QYTETI – Kam një javë që mbaj kurse italishte dhe kam mësuar disa fjalë, por besoj se s’do kem problem të mësoj. Roma është një ndër qytetet më të bukura në Evropë po ashtu kam jetuar dhe në Stamboll dhe janë të ngjashëm vetëm se atje sistemi evropian është pak më ndryshe.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skuadra qipriote eliminon Crvena Zvezdën, serbët mund të “peshkojnë” sërish Tiranën

Publikuar

-

Nga

Serbët e Crvena Zvezdën janë eliminuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, teksa u mposhtën nga qipriotët e Omonias me 11-metërsha (4-2).



Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që vendasit e treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Kujtojmë që Crvena eliminoi në turin e dytë Tiranën, ndërkohë që ekziston mundësia që këto 2 skuadra të përballen sërish në “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve, në shortin që do të hidhet në 1 tetor.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Në vendin e gabuar, shikoni çfarë i ndodh Uzunit në ndeshjen e Champions-it

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni krejtësisht i pafat. Ferencvaroshi i tij po luan në shtëpi ndaj Dinamo Zagrebit të Lirim Kastratit në Hungari, sfidë e vlefshme për kualifikimin në “play-off” të Champions League.

Të dy lojtarët shqiptarë e kanë nisur takimin si titullarë, teksa vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e dytë falë golit të Lovrencsics.



Gjithsesi, kampionët e Kroacisë gjetën golin e barazimit në minutën e 25-të, edhe falë sulmuesit beratas. Uzuni devijoi gabimisht drejt portës së tij një top të ardhur nga goditja e këndit dhe baraspeshë totale mes dy ekipeve.

Një situatë e paqartë nësë është apo jo autogol. UEFA nuk e cilëson si autogol të 25-vjeçarit, teksa ia ka akorduar golin e miqve boshnjakut Amer Gojak. /

LEXO TE PLOTE