LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla merr në mbrojtje Lleshajn/ Sulme kriminale ndodhin në çdo vend

16 Shtator 2020, 08:24, Politikë CNA
Balla merr në mbrojtje Lleshajn/ Sulme kriminale ndodhin në çdo

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kanë qënë të pranishëm sot në Elbasan, për prezantimin e forcave ?Shqiponja? edhe në këtë qytet.

Ndërkohë, Balla I është përgjigjur interest të mediave edhe në lidhje me situatën kriminale në vend.

Ball aka marrë në mbrojtje ministrin Lleshaj, duke e justifikuar në lidhje me atentatin me eksploziv një ditë më parë, te Vasil Shanto, ku një person mbeti I plagosur rëndë.

Sipas Ballës, sulme të tilla kriminale ndodhin në çdo kryeqytet të botës.

??hedh dikush një gurë në lumë dhe të gjithë të mençurit e tjerë duhet ta ndjekin. Ministri Lleshaj prej ditës së parë në krye të ministrisë së Brendshme ka bërë dhe bën një punë të shkëlqyer dhe padyshim ky është një investim i rëndësishëm i besimit që PS dhe grupi parlamentar i saj i ka dhënë. Ndaj do ju lutesha miqësisht të fokusohuni tek ajo që ndodhi sot në Elbasan që është një rritje e prezencës së prekshme të punës së policisë në shërbim të njerëzve të zakonshëm të Elbasanit. Sulme kriminale si ai i mbrëmshmi në Tiranë ndodhin në çdo kryeqytet të botës dhe do doja të kishit pak durim sepse policia e Shtetit do t?i zbulojë në kohë autorët dhe do t?i vërë para përgjegjësisë?, deklaroi Balla.

Lajmet e fundit nga