Connect with Us

Atentati në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para ngjarjes, ia mori nipit

Kronika

Atentati në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para ngjarjes, ia mori nipit

Publikuar

-

Atentati në Tiranë/ Preng Gjini ndërroi makinën 10 minuta para ngjarjes, ia mori nipit

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ndaj Preng Gjinit.

Mësohet se Preng Gjini ka ndërruar makinën vetëm 10 minuta para shpërthimit me tritol. Sipas Report Tv, Gjini ishte duke udhëtuar me mjetin e kushëririt, me të cilin jetonte prej kohësh në kryeqytet.

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Jetës në Policinë e Tiranë kanë marrë tabulatet telefonike të 4 antenave në zonën e “Vasil Shantos” për të analizuar thirrjet hyrëse dhe dalëse, nisur nga fakti që shpërthimi është bërë i telekomanduar me celular. Personat e shoqëruar deri më tani në Polici janë nga Tirana, Durrësi dhe Rresheni.

LEXO EDHE:  Vrasja horror në Korçë/ Policia jep informacion zyrtar

Në momentin e atentatit, Gjini ka qenë i vetëm në makinë, ndërsa gruaja dhe 2 vajzat binjake jetojnë në Amerikë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 16 kg cannabis sativa/ Arrestohen dy persona në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Sekuestrohen 16 kg cannabis sativa/ Arrestohen dy persona në Skrapar

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të një hetimi dy mujor të ndjekur me metoda speciale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Rehova”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar.



Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit V.H, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kg lëndë narkotike cannabis sativa e përpunuar.

LEXO EDHE:  Super-operacioni në Elbasan/ Policia jep detaje, ja kush janë të arrestuarit

LEXO EDHE:  Kapet me 41 kg kanabis në makinë/ Arrestohet një person në Nikël

Gjithashtu këta shtetas ishin shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet të jenë autorë të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura më parë në afërsi të banesave të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-kunatën me pushkë/ Autori ende në arrati, merret në mbrojtje familja e tij

Publikuar

-

Nga

Vijon të jetë ende në arrati autori i vrasjes së 34-vjeçares Jetmira Hasani mbrëmë në Bathore.

31-vjeçari Agron Tanushi akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pushkë, ish-kunatën.
Po ashtu raportohet se vrasja është kryer me 1 armë zjarri pushkë, me bajonetë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.



Mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Kërcënoi me thikë pronarin e një lokali/ Arrestohet algjeriani në Tiranë

Një emigrant algjerian ka kërcënuar me thikë pronarin e një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku 22 vjeçari algjerian me iniciale T. T. në lokalin me pronësi të S. H., ka prishur qetësinë publike dhe më pas ka kërcënuar me thikë pronarin e lokalit.

22 vjeçarit iu sekuestrua thika në cilësinë e provës material.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Arrestohen katër persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Nëse vini re këto detaje në shtrat, lidhja s’po funksionon dhe aq mirë

 

LEXO TE PLOTE