LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit/ Vasili: Këto janë ngjarje të padëgjuara në botën europiane

16 Shtator 2020, 13:18, Aktualitet CNA
Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit/ Vasili: Këto janë ngjarje

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka folur në lidhje me atentatin qe ndodhi mbrëmë në Tiranë, ndaj ndaj Preng Gjinit.

Vasili u shpreh se  deklaratat e ministrit dhe të kreut të grupit parlamentar të PS-së se ?ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën?, nxisin akoma më shumë  krimin.  Sipas tij edhe vetë policia e shtetit është politizuar.

?Shpërthimi në mes të Tiranës, Ministri i Brendshëm  dhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla thanë se kështu ndodh në të gjithë botën. Unë them se në të gjithë botën ka rend dhe siguri.

Cilës botë i referohen ata? Në botën europiane, këto janë ngjarje të padëgjuara. Në Europë kur ndodhin, ka dorëheqje dhe nuk ndodh që të ketë atentate dhe ngjarje kriminale të rënda e të thuhet kështu.

Me pak fjalë, iu thuhet qytetarëve që vazhdoni e kryeni krime se kështu ndodh kudo. PD ka thënë se Policia e Shtetit është politizuar?, tha Vasili në një intervistë për News 24.

Lajmet e fundit nga