LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada shqiptare në Athinë mbyll dyert/ Një punonjës rezulton pozitiv me Covid

16 Shtator 2020, 10:29, Sociale CNA
Ambasada shqiptare në Athinë mbyll dyert/ Një punonjës

Ambasada Shqiptare në Athinë është mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Mësohet se një punonjës i ambasadës ka rezultuar pozitiv me Covid19. Ndërkohë pritet që të testohen edhe punonjësit e tjerë.
Pavarësisht se dhjetëra qytetarë presin përpara kësaj ambasade për të marrë shërbime, ajo ka mbyllur dyert.

Përballë ambasadës janë vendosur edhe forca të policisë greke, për të shmangur grumbullimin e njerëzve. Akoma nuk ka një njoftim nëse emigrantët shqiptarë do mund të marrin shërbime apo jo./CNA.al

Lajmet e fundit nga