Connect with Us

Alimadhi i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Murrizit/ Marrëveshja me Ramën dhe dokumenti që i “mbyll gojën”

Politikë

Alimadhi i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Murrizit/ Marrëveshja me Ramën dhe dokumenti që i “mbyll gojën”

Publikuar

-

Alimadhi i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Murrizit/ Marrëveshja me Ramën dhe dokumenti që i “mbyll gojën”

Deputeti Adriatik Alimadhi është shprehur me tone të forta sot kundër deputetit democrat Myslim Murrizi.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa i referohet fjalimit të Myslim Murrizit në seancën plenare të 30 korrikut, deputeti Alimadhi, shkruan se kjo tregon qartë marrëveshjen që ka me kreun e mazhorancës.

“E keni degjuar fjalimin e tij me goje te shthurur, ku ka perdorur çdo fjale pavend dhe pa fakte, dhe eshte munduar qe te me beje pis.

Fjalet e tij ne kete seance plenare do ngelen ne histori, te cilat ne thelb kane hequr  parimet dhe lirite demokratike politike ne shqiperi.

Kjo tregoi qartazi marreveshjen e Myslim Murrizit me kryetarin e mazhorances.

Personalisht mendoj se ai podium dhe ajo salle plenare eshte per te folur burra dhe gra deputet, per ide dhe parime te lira dhe  demokratike, dhe per te bere ligje ne dobi te shoqerise shqiptare dhe jo per te bertitur ndaj njeri tjetrit. Eshte vendi ku flasin burrra dhe jo ku kakarisin kone.”-shkruan Alimadhi.

Po ashtu Alimadhi publikon edhe dokumentet e Autoritetit të Dosjeve, ku sipas tij tregohet me fakte se nuk ka qënë bashkëpunëtor I Sigurimit.

“Me kete fjalor me detyrove qe me daten 03-08-2020 ti  drejtohem Autoritetit te Dosjeve dhe sot me date 16-09-2020 mora pergjigjen per ju z. Myslim.

Le t’i marrim me radhe ateher. Doje te ashtuquajturen copen e letres nga zonja Genta Sula? E mora kete cope leter! Lexoje mire! Ju me akuzonit si bashkpuntor i sigurimit te shtetit!

Ju paralajmerova me pare qe do shkoja dhe ju nuk kishit te drejte pa pasur argumentin apo faktin qe te me akuzonit. U bindet? Binduni mire tani Myslim.”-shkruan Alimadhi.

Postimi i plotë i Alimadhit:

Pergjigje  Myslim Murrizi!

Une nuk kam qene kurreee bashkepunetor

i sigurimit te shtetit dhe per kete lexoni me poshte.

Te dashur miq

Ne seancen plenare te dates 30 korrik kam kerkuar te respektoheshin parimet e kushtetutes, gjithashtu kam kerkuar te mbroja parimet e ligjit per partite politike;

Ne kushtetute, neni 9, thuhet:

Partitë politike krijohen lirisht.

Organizimi i tyre duhet te perputhet me

parimet demokratike.

Ne ligjin per partite politike,

neni 1, thuhet:

«Partite politike jane bashkime vullnetare te shtetasve mbi bazen e ideve, te bindjeve e te pikepamjeve ose te interesave te perbashket politike, te cilet synojne te ndikojne ne jeten e vendit nepermjet pjesemarrjes ne zgjedhjet dhe perfaqesimit te popullit ne organet e zgjedhura te pushtetit. »

I pandikuar nga askush dhe i paperdorur per te folur ne emer te te tjereve, por vetem ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave demokratike,  politike te subjektit, dhe kjo ne baze te kushtetutes dhe ligjit per partite politike, mora fjalen.

Vetem kaq u desh qe Myslim Murrizi te shperthente me fjalorin e tij si konia i parlamentit.

E keni degjuar fjalimin e tij me goje te shthurur, ku ka perdorur çdo fjale pavend dhe pa fakte, dhe eshte munduar qe te me beje pis.

Fjalet e tij ne kete seance plenare do ngelen ne histori, te cilat ne thelb kane hequr  parimet dhe lirite demokratike politike ne shqiperi.

Kjo tregoi qartazi marreveshjen e Myslim Murrizit me kryetarin e mazhorances.

Personalisht mendoj se ai podium dhe ajo salle plenare eshte per te folur burra dhe gra deputet, per ide dhe parime te lira dhe  demokratike, dhe per te bere ligje ne dobi te shoqerise shqiptare dhe jo per te bertitur ndaj njeri tjetrit. Eshte vendi ku flasin burrra dhe jo ku kakarisin kone.

Ne fjalorin tend te shthurur, te piste dhe plote djallezi ndaj meje the:

Z. Alimadhi, para se te flasesh me mua te pakten shko merre nje cop leter te Genta Sula!

Je shitur per vende pune zv/minister, me the se firmen time e ke hedhur ne kazan te fasuleve dhe se firma ime bije ere… .

Sa here qe e degjoj me krijon bindjen se ju Myslim e keni bere qellimisht per te bere pis  personalitetin tim, te cilin ne fakt nuk mund ta beni dot kurrreeee.

I ndodhur ne keto kushte me duhet t’ju sqaroj ju dhe te gjithe ata miq dhe shqiptar qe ngriten dyshimet per personalitetin tim per ate çka ju thate per mua, se ato nuk jane aspak te verteta por genjeshtra.

Me te drejte te gjithe ata qe e degjuan fjalimin tend  mundet te kene krijuar mendim se te gjitha keto qe ju shprehet ndaj meje mundet te jene te verteta por ne te vertet ato jane vetem shpifje.

Me kete fjalor me detyrove qe me daten 03-08-2020 ti  drejtohem Autoritetit te Dosjeve dhe sot me date 16-09-2020 mora pergjigjen per ju z. Myslim

Le t’i marrim me radhe ateher. Doje te ashtuquajturen copen e letres nga zonja Genta Sula? E mora kete cope leter! Lexoje mire! Ju me akuzonit si bashkpuntor i sigurimit te shtetit!

Ju paralajmerova me pare qe do shkoja dhe ju nuk kishit te drejte pa pasur argumentin apo faktin qe te me akuzonit. U bindet? Binduni mire tani Myslim.

Por une e kuptoj shume mire gjuha juaj, gjuhe komunistesh sepse ashtu jeni edukuar, gjuhe per te fyer dike tjeter pa te drejte.

Perse bertisje, apo per te mos kuptuar marreveshjen qe arrite me Ramen?

Lexoje mire dhe mos, mos guxo me te kakarisesh si zhabe kanalesh! As kam qene kurre, e as kam bashkepunuar kurre me keto organe famekeqe. Perkundrazi, prej atyre institucioneve kriminale kam pasur vetem viktima, pushkatime, vrasje, burgje, tortura, biruca, persekutime qe ti nuk mundet as t’i mendosh.

Keshtu ndodh kur flete pa menduar mire. Nje shrehje popullore nga anet tona thote:

Po hodhe do te presesh. Kurre nuk mundem te akuzoj apo shpif per njeri, aq me keq te flas i pamenduar por ju i meritoni sot keto fjale nga une.

Fjalet e tua me renduan sepse ishin shpifse, genjeshtra te ulta, ishin te padrejta, ishin pa kandar ndaj meje. E ndaj kujt? Ndaj nje njeriu qe e ka vuajtur ne palce sistemin kriminal komunist.

Ne vitet e mija ne politike e kam kuptuar nga vinin keto shpifje, edhe ti e di mire, por ti re viktime e atyre thashethemeve te kurdisura nga partia jote.

Besoj se une me kete argument dhe me fakte kam te drejten t’ju drejtohem publikisht  dhe tju pyes, sesi ju e moret te drejten e studimit para viteve 1990. Sepse kur ju ishit student une isha ne internim, pra jam internuar 4 vjeç nga Tirana dhe jam kthyer ne Tirane pas internimit, ne mars te vitit 1991.

Pa na thuaj pak si e more ti te drejten e studimit para viteve 1990, kur mua me peshtynin me gelbaza ne rruge para viteve 1990? Nuk me linin te flisja as edhe nje fjale dhe nuk mundet te merrja kurre te drejte studimi. A’e dini pse? Sepse une isha armik i popullit, Ballist, bashkpuntor, tradhetar, kulak, e gjithçka tjeter e nuk flitej per tu arsimuar.

Na thoni ju si e moret kete te drejte studimi? Se demek na hiqesh si antikomunist me shume se une?

LEXO EDHE:  Basha ia anulloi zgjedhjet/ Murrizi vetëshpallet kryetar

Keshtu eshte kur ne e kemi shume te tepruar kulturen dhe miresjelljen ndaj te tjerve, keshtu fituan edhe kriminelet komunist ndaj Ballit Kombetar, per shkak te sjelljes dhe sinqeritetit te tepruar  vellazerore qe kishin per komunistet, por ti nuk e meriton respektin tim.

Ta dish mire ti e kushdo tjeter, se une e kam marre te drejten e studimit ne vitin 1992, nga Shoqata e te Burgosurve Politik. Kush ia u dha studimet e larta? Sigurisht partia. Ndofta edhe per sjellje te mire ndaj saj, se ndryshe nuk ta jepnin sepse kishte kritere partia komuniste, kurse per mua nuk diskutohej asaj kohe. Ndofta  mos e perfituat nga te paret tuaj?

Nuk mbulohet dielli me shosh, e realizuat lojen e radhes, ashtu siç keni bere edhe me dushkun e famshem.

Se fundmi, personalisht jam krenar per te shkuaren time, kam qene kunder sistemit kriminel komunist me mendje me arem? dhe shyqyr zotit nuk kam asnje ne fisin tim komunist, e jo te ishim bashkpuntor te atij sistemi kriminal.

Krenar qe s’kam asnje ne familje jo e jo, ne vellazeri jo e jo, ne fis jo e jo! Ktheje mbrapsht ate fjali sepse nuk ia kam lejuar askujt. Ne qofte se je pak bur mundohu te me kerkosh te falur. Une nuk i meritoj ato fjale. Dhe per kete ka fakte. Nuk mundesh kurre ti te besh pis kontributin patriotik dhe atdhetar te nje fisi me permasa kombetare.

Dua tju sqaroj se nuk mundet kurre te jeni antari i partise Balli Kombetar po te keni qene komunist apo aq me keq bashkpuntor i sigurimit te atij sistemi kriminal, e kemi ne statut kete Myslim, e jo me te jesh kryetar i partise Balli Kombetar, madje e kam amanet nga te paret e mi, qe sa te jem kryetar i kesaj partie do mundohem qe kurre te mos e beje pis, por t’i sherbej me pasterti dhe devotshmeri interesit kombetar, partise se shqiptarizmes dhe partise se  ekzistences  shqiptare.

Me the qe bej foto sa te mundesh, fjalor rrugaçi Myslim. Nuk kam shume qef te beje foto ne ate parlament me komuniste dhe bije komunistesh, kush me njeh mire me ka kuptuar.

Ju keni qef te dukeni duke folur, madje nuk keni lene  funksion pa marre ne ate parlament. Duke pasur keto funksione keni filluar ti joshni edhe te tjeret. Dilni ne çdo studio dha kakarisni duke thene qe shqiperia ka shume parti, po kjo partia jote qe do krijosh ti nuk eshte e tepert?

Te besova si burrat nenshkrimin tim per te ndryshuar sistemin zgjedhor dhe jo te benit lojra politike. Fjalori yt vazhdon duke me thene se nenshkrimin tim e ke hedhur ne kazan te fasuleve dhe se bije ere…

Nuk kam nenshkrim qe hidhet ne kazan te fasuleve apo te mbaje ere, por kam nenshkrim dinjiteti, sepse di çfare kerkoj dhe perse e kerkoj, dhe asnjehere per lojera politike. Nuk shitet nenshkrimi i nje nacionalisti, sepse ai nenshkrim  ka ere te kendshme burrerie. Por, ti siç zakonisht shpejton…sepse ti fasule je i teri, dhe i teri bije ere.

Me keni thene gjithashu se jam shitur dhe blere sepse kam qene zv/minister i transporteve. Po, po kam qene dhe e kam per nder qe i sherbeva ne ate funksion te larte vendit tim, dhe per kete ju kam thene mos shpejtoni dhe mos flisni pa fakte dhe prova.

Por qe ta bej te besueshem per ju po ju them publikisht, ejani prane nje noteri publik t’ju autorizoj me nenshkrimin tim (qe bije ere) per te kerkuar ne çdo arkiv apo institucion te shtetit dhe ne qofte se e gjeni nenshkrimin tim te ndytur diku neper tendera apo marrje ryshfeti per te verifikuar sesa i shitur dhe i zhytur jam ne korrupsion.

Laje gojen me mua Myslim, nuk ka burra dhe jo me kone qe kakarisin dhe te bejne pis personalitetin tim te vendosur me shume djerse dhe gjak.

Prandaj mos fol si komunistet, prandaj mos u beje konia i pavend i parlamentit qe mundohesh t’i besh te tjeret pis kur per vete bene pazare. Kete fjalor vetem ne kohen e komunizmit e kam ndjere, por e pranova kete detyre zv/ministri per t’i bere nje sherbim te radhes demokracise ne shqiperi, jo per t’u shitur.

Mos u hiqni i paster Myslim, na thoni pak sa diploma i keni shitur shqiptareve me universitetin tuaj, nga sa leke apo euro ua u ke shitur pa u paraqitur fare ne leksione apo seminare ne universitetin tuaj?

Pse e mbyllet universitetin? Apo u ngope me para?

Edhe diçka Myslim, ngele ne çdo seance apo studio televizive duke thene jam student i dhjetorit, aman mos na i kujto me studentet e dhjetorit, sepse te gjithe shqiptaret e dine  qe ju mblodhi me kokrra ramis alia sepse ishit bijte e nenes parti dhe se ishit te porositur nga ramiz alia per ta marre ju pushtetin dhe jo opozita reale e asaj kohe qe i doli me ide dhe me arem sistemit kriminel komuniste dhe kauza e tyre ishte vetem interesi kombetar, kurse ju studentet e dhjetorit vetem u pasuruar ne kurriz te shqiptareve.

Po mire, ti si student i dhjetorit ia arrite qellimit sepse nje leje per universitet e more, e u pasurove me leket e shqiptareve, prandaj mos u hiq i paster. Po te dime edhe historine se sa demokrat je, por ti nje gje ke ne jeten tende ; pazarin e rradhes, keto i njeh dhe i bene mire.

Ke folur se merr vota me shume se partia ime, po i merrje, me te vjedhur, te ka mesuar partia jote. Mos harro se te gjitha votat e Ballit Kombëtar ti i vidhje dhe ia çoje partise tende me komisioneret e semure. Ti ke qene tmerri per vezhguesit tane, te vrisje per pd, me votat tona i mburreshe  pd-se, prandaj ne kemi aq vota sepse aq vota na lije ti Myslim.

Do te shohim tani me partine tende sa vota do marresh dhe sa do te vleresojne shqiptaret.

Por te shperbleu pd te beri deputet, te beri gjithçka me keto votat e vjedhura, dhe ti ke filluar te vjellesh vrer, gjuhe komunistesh kjo Myslim.

U kenaqe tani  me copen e letres? Kerko ndjese qe te therras ne emer Myslim tani e tutje,  sepse ta solla copen e letres, ta dhash te drejten te kerkosh çdo gje per personin tim, po te pres Myslim.

Une kurre nuk kisha menduar se ti do shpreheshe me kete fjalor ndaj meje edhe per faktin se  kishim pak njohje midis njeri  tjetrit, kemi folur si burra dhe kam menduar disi ndryshe, kemi bashkbiseduar disa here per procese te ndryshme, po kurre nuk te kam fyer, nuk kam shpifur kurre ndaj personit tuaj, nuk e kam ne kulturen time te flas me gjuhen tuaj.

Qe te arrije deri sa te me perbaltje padrejtesisht nuk te lejoj kurre, te kane adresuar gabim Myslim, s’kane lindur burra te maten me mua, me gjithçka, ti je i vogel fare fare fare para meje, nuk mendoj se jeton.

Adriatik Alimadhi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

 “Unë po i dëgjoj që tani”/ Meta paralajmëron protesta: E di se çmendon populli

Publikuar

-

Nga

 “Unë po i dëgjoj që tani”/ Meta paralajmëron protesta: E di se çmendon populli

Presidenti Ilir Meta vijon të flasë me tone mjaft të forta kundër mazhorancës socialiste.

I pyetur sot nga gazetarët nëse do të thërrasë protesta kundër mazhorancës, Meta nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa theksoi se “Nëse ju nuk i dëgjoni, unë që tani e dëgjoj protestën”.

Më tej, ai u shpreh se “Qëllimi i Presidentit nuk është të nxisë protesta, por në kushtet që ka përpjekje për të shtypur të drejtat e shqiptarëve për interesat e një pakice, që cënon integrimin, zhyt në borxhe kërcënuese vendin dhe vendos një mur në rrugën europiane, Presidenti e di se çmendon populli dhe nuk do presë popullin ti japë drejtim, por në të njëjtën gjatësi vale do ta zgjidhim këtë cështje”.

Gjithashtu Meta ritheksoi se shpreson që të ketë një reflektim nga mazhoranca.

LEXO EDHE:  Basha ia anulloi zgjedhjet/ Murrizi vetëshpallet kryetar

LEXO EDHE:  A është publikimi i dosjeve një “eksploziv social”?

“Por unë shpresoj të ketë reflektim, përgjegjshmëri dhe shpresoj që në Kuvend deputetët të lexojnë relacionet e të veprojnë me përgjegjshmëri’-deklaroi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Do thërrasë një takim mes palëve politike?/ Ja si përgjigjet Meta

Publikuar

-

Nga

“Konkluzionet e “Freedom House”/ Meta ngre alarmin: Vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt”

Presidenti Ilir Meta ka mohuar sot se do të thërrasë në një takim liderët politikë në vend, për të zgjidhur krizën politike.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se detyrimi i palëve është për të zbatuar marëveshjen e 5 qershorit.

“Presidenti nuk ka çfarë takimi të zhvillojë. Është firmosur marrëveshja e 5 qershorit, dhe  të gjithë kanë për detyrë ta respektojnë.

Sesi do veprojë Kuvendi një partiak është përgjegjësi e tyre.

LEXO EDHE:  Nishani pranon ligjin për hapjen e dosjeve

LEXO EDHE:  “Rebelimi” i Alimadhit në Kuvend/ Ironizon Rama: Forma juaj tregon punën e mjekëve

Presidenti do jetë në lartësinë e detyrës për të mbrojtur Kushtetutën dhe Rendin Kushtetuese.

Unë jam këtu sot për të demonstruar përgjegjësinë maksimale për të ndihmuar, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”-tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greva e naftëtareve/ Meta bën thirrjen urgjente: Do ketë pasoja

Publikuar

-

Nga

Greva e naftëtareve/ Meta bën thirrjen urgjente: Do ketë pasoja

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot, në lidhje me greven e naftëtareve në Ballsh.

Në komunikimin e përjavshëm për mediat, Meta kërkoi që institucionet të dialogojnë dhe të japing një zgjidhje të pranueshme.

Gjithashtu ai paralajmëroi se nëse nuk merren masa do ketë pasoja mbi shëndetin e grevisteve.

“Apeloj që të ketë dialog sa më parë për të gjetur një zgjidhje sa më të pranueshmë dhe më të arsyeshme, pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin”-tha Meta.

LEXO TE PLOTE