Connect with Us

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo, unë jam kontaktuar për shumë gjëra kur u ngrit Gjykata sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.

Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  Greqia jep ok: Shqipëria dhe Maqedonia të anëtarësohen në BE

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Xhezair Zaganjori: Marrëveshja e detit me Greqinë të mos zgjidhet në Gjykatën e Arbitrazhit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori thotë se, dërgimi i çështjes së kufirit detar me Greqinë në Gjykatën e Hagës do të ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë. Zaganjori në një reagim për Euronews Albania nuk rekomandon zgjidhje me palë të tretë apo Gjykatën e Arbitrazhit dhe sjell si shembull rastin e mosmarrëveshjeve mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Zgjidhja me Gjykatë Ndërkombëtare është zgjidhja më e mirë. Aq më tepër që çështja është politizuar në mënyrë të tejskajshme. Mundësitë janë të shumta por për shumë arsye më e mira është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Nuk do të rekomandoja as me palë të tretë e as me Gjykatë Arbitrazhi.



Përvoja e Kroacisë me Slloveninë është shumë e keqe. Kam shkruar mbi këtë temë disa herë tek “Gazeta Shqiptare”. Nuk do të rekomandoja gjithashtu as Gjykatën e Dr. Detit në Hamburg. Por duhet ditur gjithashtu që në Gjykatën e Hagës duhen të paktën 4-5 vjet. Por nga ana tjetër po bëhen 11 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe askush nuk ka menduar seriozisht për këtë çështje”, përfundon Zaganjori që ishte dhe relator i çështjes në vitin 2010.

LEXO EDHE:  Partneri i tretë tregtar i Shqipërisë/ Çfarë dhe sa importojmë nga Kina

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Shqipëri e vogël apo shqiptarë të vegjël?

Kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për Euronews Greece, tha se dy janë mundësitë për zgjidhjen e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, ose ndërmjetësim nga një vend i tretë, ose në gjykatë. Kjo është zgjidhja më e mirë për kryeministrin që eliminon sipas tij edhe reagimet nacionaliste lokale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Publikuar

-

Nga

Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, Berisha pretenedon se Rama dhe Thaçi kanë punuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për të ndryshuar kufijtë.

“Thaçi dhe Rama kanë kryer tradhëti kombëtare me idenë për ndryshim kufijsh”, u shpreh ai në emisonin “Rubikon”, ndërsa Thaçin e quajti tradhtar.

Ish-kryeministri pretendon se presidenti i Kosovës ka tentuar të zmadhojë Serbinë duke i dhënë territoret e Kosovës.



Sipas tij, ka qenë Thaçi ai që ka propozuar zgjerimin e teritoreve të Kosovës.

LEXO EDHE:  Berisha “engjëlli mbrojtës” i Bashës?!/Patozi zbulon të vërtetën

LEXO EDHE:  Vuçiç i vendosur për mirëkuptim me Kosovën/ Në Prill një propozim për zgjidhjen

“Sa herë ka deklaruar Thaçi se ndryshimi i kufijve është ide e imja dhe jo e Beogradit. Millosheviqi ishte që në tërësi ajo që quhej Kosovë i mbetet Serbisë dhe spastroheshin shqiptarët  dhe të vinin në rrafshin e Dukagjinit.

Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë, nuk mund të bëjë më shumë për tu quajtur tradhtar”, theksoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon saga e mashtrimeve të Ilda Kërkapit/ I mori 2250 € burrit të parukieres, do e fuste shofer në Prokurori

Publikuar

-

Nga

Vijon saga e mashtrimeve të Ilda Kërkapit/ I mori 2250 € burrit të parukieres, do e fuste shofer në Prokurori

Nuk ka të ndalur saga e mashtrimeve financiare, të kryera nga Ilda Kërkapi, e afërmja e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Kërkapi një studente ekonomiku, që pati akses për të hyrë dhe dalë në godinën e Prokurorisë, si pasojë e kryerjes së praktikës studentore në këtë institucion, rezulton të ketë mashtruar dhjetëra persona, duke i premtuar se kundrejt parave do i fuste në punë.

Mes shumë rastëve të mashtrimit nga kjo shtetase, disa prej njerëzve të mashtruar i janë drejtuar Prokurorisë dhe Policisë së Tiranës, duke kërkuar ndjekjen penale për të afërmen e Adriatik Llallës, e cila ka arritur ti mashtrojë, duke i marrë sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro, me premtimin se do i fuste në punë pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një kallëzim i ri që ka mbërritur në Prokurori për Ilda Kërkapin, është rregjistruar në fund të muajit Gusht 2020. Personi i dëmtuar, është Kristo Domi, i cili në kallëzimin e tij ka treguar se është mashtruar nga Kërkapi, duke i marë shumën prej 2250 euro, në këmbim të punësimit të tij si shofer pranë Prokurorisë së Përgjithshme. “…në muajin shkurt 2020, Ilda Kërkapi, ka shkuar tek parukeria e gruas time me emrin R. Domi. Në diskutime e sipër ajo është paraqitur si person e njohur, duke treguar se punonte pranë Prokurorisë së Përgjithshme, por na ka thënë se në atë periudhë ishte me leje lindje.

LEXO EDHE:  Berisha “engjëlli mbrojtës" i Bashës?!/Patozi zbulon të vërtetën



Kërkapi ka pohuar se ka njohje në Prokurori, dhe na ka pyetur si mua dhe bashkëshorten nëse donim që unë të punësohesha si shofer pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Por për këtë punë, Ilda Kërkapi na ka kërkuar 2250 euro në këmbim të punës si shofer. Unë në datën 21 shkurt 2020, Ilda Kërkapit, i kam dhënë shumën prej 1250 euro dhe pjesën tjetër prej 1 mijë euro ja kam dhënë në datën 2 mars 2020, duke plotësuar kështu shumën totale prej 2250 euro.

LEXO EDHE:  Berisha: Pse nuk flet Rama për patentat e Tahirit?

Nga kjo kohë e deri më sot nuk më ka mbaruar punë si dhe nuk më përgjigjet për të më kthyer shumën e eurove që ia kam dhënë, duke më mashtruar çdo ditë, me justifikimet nga më të ndryshmet…”-ka treguar në kallëzimin e tij, Kristo Domi.

Bashkangjitur kallëzimit, Domi i ka vënë në dizpozicion Prokurorisë të gjitha bisedat në “Whatsapp” të kryera mes tij dhe Ilda Kërkapit.

Ky nuk është rasti i parë që Ilda Kërkapi, e afërmja e Adriatik Llallës, kallëzohet në Prokurori, pasi janë dhe shumë raste të tjera që tregojnë skemat mashtruese që Kërkapi praktikonte për ti marë euro dhe para, njerëzve të ndryshëm me premtimin se do i fuste në punë./CNA.al

LEXO TE PLOTE