Connect with Us

Zyrtarizimi i Muriqit te Lacio, Teuta dhe Besa “fërkojnë duart”. Ja shifra që do të përfitojnë

Sport

Zyrtarizimi i Muriqit te Lacio, Teuta dhe Besa “fërkojnë duart”. Ja shifra që do të përfitojnë

Publikuar

-

Bomberi i Kosovës, Vedat Muriqi ka hedhur një hap galopant në karrierë, duke u transferuar te Lacio në Serinë A për shifrën 18 milionë euro. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin italian, teksa pritet të përfitojë afro 2 milionë euro në sezon.

Nga ky transferim i bujshëm, përfitojnë edhe 2 klubet shqiptare, Teuta dhe Besa e Kavajës, për të drejtën e formimit të lojtarit deri në moshën 23-vjeç. Kujtojmë që Muriqi është aktivizuar me 2 klubet shqiptare në sezonin 2013-2014.

muriqi

“Panorama Sport” mëson  se Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqit, ndërkohë që 90 mije euro do të përfitojë Besa e Kavajës.

Muriqi

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Zyrtare/ Merr fund gjithçka, Lazio prezanton Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Lazios. Klubi italian përmes një komunikate të shkurtër ka njoftuar se Muriqi është lojtari më i ri i tyre.

Sulmuesi kosovar u ble për 18 milionë euro nga Fenerbahce, plus dy të tjera bonuse – në bazë të përformancave dhe fitimit të trofeve me Lazion.



26-vjeçari është transferimi i dytë më i shtrenjtë në epokën e presidentit Claudio Lotito, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare. Vedat Muriqi do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zyrtare/ Dinamo prezanton një tjetër afrim cilësor në merkato

Publikuar

-

Nga

Tashmë është gjithçka zyrtare, Edvan Bakaj, do të mbrojë portën e Dinamos sezonin e ardhshëm. Gardiani 32-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Tiranës, i është bashkuar një tjetër klubi me shumë histori në futbollin shqiptar, si Dinamo, që ka fituar plot 18 tituj kampion në Superiore dhe që do të kërkojë këtë sezon, rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë. Ka qenë vetëm klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Bakajn, si afrimin e radhës në merkato.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Stafi dhe presidenti Pontrelli nuk ja lënë rastësisë arritjen e objektivit!

Zyrtare/ Edvan Bakaj rikthehet në familjen Dinamovite.



Me shumë vite eksperiencë në mbrojtjen e portës së shumë klubeve të rëndësishme në Superiore, objektivi i tij i vetëm është rikthimi i legjendës Dinamo në vendin ku i takon.

Portieri 32-vjeçar sezonin e fundit u shpall kampion me KF Tiranën, ndërsa më herët qe pjesë e ekipeve të Lirisë së Prizrenit dhe Dritës së Gjilanit, me të cilët mori pjesë edhe në kompeticionet europiane. Bakaj ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me ekipe si Besa dhe Laçi. Pjesë e Dinamos ka qënë në vitin 2011, ndërsa tani rikthehet me më shumë eksperiencë për ti dhënë sigurinë e duhur katërkëndorit Blu.

FK Dinamo i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!

LEXO TE PLOTE

Sport

Plas te Luftëtari/ Ekipi refuzon të dalë në stërvitje, ja arsyeja

Publikuar

-

Nga

Luftëtari në mëshirë të fatit, lojtarët bojkotojnë stërvitjen e sotme pasi drejtuesit janë “zhdukur” dhe nuk po i japin asnjë zgjidhje situatës.

“Panorama Sport” zbulon se unanimisht skuadra ka vendosur të mos dalë në të dyja seancat e parashikuara për sot, ndërkohë që ka munguar në Gjirokastër edhe vetë trajneri serb, Marko Jovanoviç.



Ky i fundit ka sqaruar se ka udhëtuar në vendlindje për shkak të një problemi familjar, ndërsa lojtarët duke mos parë asnjë reagim nga klubi për çështjen e financave nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje derisa të sqarohen nga presidenca.

Luftëtari merr pjesë këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe nisur nga problematikat e mbartura që ka prej borxheve të shumta, tashmë e ka të vështirë të ndërtojë një ekip pretendent për t’u rikthyer shpejt në elitë, paçka se drejtuesit kanë premtuar gjëra të tjera.

LEXO TE PLOTE