Connect with Us

Zyrtare/ Dinamo prezanton një tjetër afrim cilësor në merkato

Sport

Zyrtare/ Dinamo prezanton një tjetër afrim cilësor në merkato

Publikuar

-

Tashmë është gjithçka zyrtare, Edvan Bakaj, do të mbrojë portën e Dinamos sezonin e ardhshëm. Gardiani 32-vjeçar, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Tiranës, i është bashkuar një tjetër klubi me shumë histori në futbollin shqiptar, si Dinamo, që ka fituar plot 18 tituj kampion në Superiore dhe që do të kërkojë këtë sezon, rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë. Ka qenë vetëm klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar Bakajn, si afrimin e radhës në merkato.

NJOFTIMI I KLUBIT: 

Stafi dhe presidenti Pontrelli nuk ja lënë rastësisë arritjen e objektivit!

Zyrtare/ Edvan Bakaj rikthehet në familjen Dinamovite.

Me shumë vite eksperiencë në mbrojtjen e portës së shumë klubeve të rëndësishme në Superiore, objektivi i tij i vetëm është rikthimi i legjendës Dinamo në vendin ku i takon.

Portieri 32-vjeçar sezonin e fundit u shpall kampion me KF Tiranën, ndërsa më herët qe pjesë e ekipeve të Lirisë së Prizrenit dhe Dritës së Gjilanit, me të cilët mori pjesë edhe në kompeticionet europiane. Bakaj ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me ekipe si Besa dhe Laçi. Pjesë e Dinamos ka qënë në vitin 2011, ndërsa tani rikthehet me më shumë eksperiencë për ti dhënë sigurinë e duhur katërkëndorit Blu.

FK Dinamo i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FSHF konfirmon nisjen e kampionateve, ja njoftimi zyrtar

Publikuar

-

Nga

FSHF ka njoftuar së fundmi se do të fillojë kampionati në Kategorinë e Parë dhe të Dytë në fundjavë, por edhe ai i moshave.

Megjithatë, FSHF nuk ka zbuluar ende kalendarin për kampionatet U-15, U-17 dhe U-19.

Njoftimi:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.

Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim.

Sa i përket Kategorisë Superiore, ashtu siç është njoftuar edhe nga Liga Profesioniste e Futbollit, vendimi do të merret në mbledhjen që presidentët e klubeve do të zhvillojnë sipas programit ditën e premte.

LEXO TE PLOTE

Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish lojtari i Vllaznisë

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme, ish-lojtari i Vllaznisë, Mehdi Milla.

Pjesë e klubit shkodran në vitet 1960-1970 dhe më pas në 1985 si shef i klubit të Vllaznisë, Mehdi Milla, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare.

Milla me Vllazninë në vitin 1965 fitonte Kupën e Shqipërisë, teksa ishte pjesë e brezit të artë në klubin shkodran.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana dhe Partizani përplasen sërish për stadiumin ku do luajnë

Publikuar

-

Nga

Tirana dhe Partizani do të jenë në kaos për fushën ku do të luajnë. Duke qenë se stadiumi “Air Albania” nuk pritet të jetë në dispozicion pas nëntorit për shkak se do t’i nënshtrohet procesit të rinovimit të tapetit të barit, atëherë mbetet opsion i vetëm në kryeqytet vetëm stadiumi “Selman Stërmasi”.

Për dy skuadrat kryeqytetase, që në çdo start sezoni nisin si pretendente për titull, edicioni i ri i përplas të dyja në një fushë që është në gjendje të mjerueshme. Për fat të keq, rimbjellja e barit nuk rezultoi efikase, duke qenë edhe se në atë stadium janë zhvilluar aktivitete dhe ndeshje apo stërvitje të ekipeve kombëtare, tanimë nuk ka shumë shpresa për përmirësim të situatës me nisjen edhe të sezonit të shirave.

“ARENA KOMBËTARE”

Stadiumi i ri kombëtar ka pasur një defekt të dukshëm sa herë në të është zhvilluar një ndeshje, ndërkombëtare apo e kampionatit tonë: Fusha. Fakti që bëhet fjalë për një stadium të mbyllur, cilësia e fushës dhe shumëçka tjetër kanë bërë që terreni i barit të jetë më se i brishtë, aspak i lidhur dhe i rrënjëzuar për të qenë një tapet kompakt. E për të mos pasur më plisa të tillë dheu që dilnin nga sparkatat e lojtarëve gjatë ndeshjeve është vendosur që në stadiumin “Air Albania” të vendoset një tapet me bar hibrid.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se në bazë të inspektimeve që janë kryer në fushë, matjeve dhe testeve të barit është dalë në konkluzionin që investimi i bërë për tapetin aktual, nuk mjafton dhe kërkon ndryshimin e tij.

BAR HIBRID DHE LLAMBA

Gazeta ka mësuar nga burime të besueshme pranë institucionit të futbollit në vend, se është vendosur që pas ndeshjeve të muajit nëntor të Kombëtares, në impiantin modern në vend të kryhen ndërhyrje për tapetin e barit. Duke qenë se bëhet fjalë për një stadium të mbyllur, ku mungon ajrosja por ka edhe pjesë të fushës në të cilat nuk bie asnjëherë dielli, atëherë është vendosur që të bëhet një investim i cili mund të kushtojë deri në 900 000 euro.

LEXO TE PLOTE