LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet surpriza/ Jozefina Topalli pjesë e Miss Universe Albania

15 Shtator 2020, 12:35, Lifestyle CNA
Zbulohet surpriza/ Jozefina Topalli pjesë e Miss Universe Albania

Producenti  Eduard Deda ka zbuluar surprizat e kompeticionit të bukurisë ?Miss Universe Albania? që do të nbahet me datë 18 Shtator. Ai ka treguar se prezantues të këtij kompeticioni do të jenë Alaudin Hamitaj dhe dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi. I ftuar në emisionin ?Abc e mëngjesit? ai ka zbuluar se do të ketë edhe këngëtarë që do të performojnë si dhe një intervistë ekskluzive me Jozefina Topallin, e cila do të flasë në lidhje me forcën që atë e karakterizon në një vend maskilist si Shqipëria.

?Spektakli do të prezantohet në Vizion+ dhe Klan Kosova. Prezantues do të jenë Alaudin Hamitaj, dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi. Do të ketë një gjysmëfinale që do ta prezantoj Eni Shehu i ABC Neës bashkë me Eglantina Hosmanholla, e cila ka qenë e treta vjet në Miss Universe Kosova. Do të performojnë live Anxhela Peristeri, Mateu Frroku do të ketë numrin e tij, do të jetë një këngëtar me hitet e tij në Europë, është pak a shumë dhe DJ gjatë kohës që gocat do të sfilojnë me bikini. Do të jetë i ftuar special Flor Mumajesi, për herë të parë në një konkurs bukurie që Flori do të performojë, Klajdi Haruni dhe Bruno. Këto janë pak a shumë emrat që do të jenë në performancë. Pastaj do të jenë të ftuara të gjitha gocat e 7 viteve me radhë, të cilat do të kenë nga një numër, nga një pjesë, jo do të japin nga një çmim. Do të ketë edhe një surprizë, e cila do të jetë një intervistë ekskuzive me Jofina Topallin, e cila do të jetë në shoë për të fol për forcën e të bukurës, duke pasur parasysh që është një nga femrat më të forta në historinë e ktyre 20 viteve të fundit si në politikë dhe në atë çfarë ka arrit, të jesh kryetare parlamenti një zonjë në një vend maskilist, është gjë e rrallë dhe për këtë arsye do të kemi një intervistë me të?, rrëfeu Eduard Deda./ CNA.al

Lajmet e fundit nga