Politikë
Zbardhen emrat e Bashës për anëtarë të KQZ

Partia Demokratike ka nisur kandidaturat për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
CNA.al ka zbardhur tre emrat e Bashës për anëtarë të KQZ: Hysen Osmanaj, Haki Mustafa dhe Arben Xhiku.
Në listën e propozuar janë shumë emra por deri tani këta të tre kanë dërguar letrat për llogari të PD.
Hysen Osmanaj ka qenë Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për qarkun e Kukësit në vitin 1995-1996.
Osmanaj gjithashtu ka qenë anëtar i KQZ-së që prej vitit 2012. Në vitin 2016 ai u zgjodh zv/kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Haki Mustafa u emërua drejtor i OSHEE pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017.
Mustafa ishte ndër pesë drejtorët e rinj që erdhën në institucionet kyçe për të shmangur pjesëmarrjen e administratës në fushatë elektorale.

Emri i tretë i propozuar është Arben Xhiku me profesion inxhinier, ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe ish-anëtar i KQZ-së në vitin 1996. Në vitin 2005 kryesia e PD-së vendosi emrin e Arben Xhikut në garën për kreun e degës së Tiranës./CNA.al