LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Bathore/ Konflikti nisi për shkak të moralit

15 Shtator 2020, 17:19, Kronika CNA
Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Bathore/ Konflikti nisi

Janë zbardhur detajet e para të vrasjes në Bathore.

Sipas informacioneve, mësohet se kunati ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij.

Pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën ?Apollonia?, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga