Connect with Us

Vrasjet trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Politikë

Vrasjet trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Publikuar

-

Tre vrasje kanë tronditur vendin ditën e sotme, dy prej të cilave në pak minuta në kryeqytet.

Për të folur për këto ngjarje, mbrëmjen e sotme është i ftuar në “Open” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, cili e quajti një ditë të trishtë.

I gjendur përballë pyetjes së  gazetares, se pse deri tani nuk kemi asnjë të arrestuar, Leshja u shpreh se nuk merret me ngjarjen por me sigurinë në tërësi.

“Është për të ardhur keq që sot kemi 3 vrasje, atentate të thuash. Sot është një ditë e trishtë.

Normalisht janë ngjarje shumë shqetësuese. Por janë shumë larg historisë së së ngjarjeve më tritol. Ne kemi hapur depot dhe akoma vazhdojmë të vuajmë pasojat e hapjes së depove.

LEXO EDHE:  Vrasja e Hekuran Billës/ Policia jep detaje nga arrestimi i autorit të dyshuar

Unë nuk merrem me ngjarjen, jua thash, por me sigurinë në tërësi. Nëse pretendoni që policia të parandalojë të gjitha ngjarjet ky është një iluzion.

E kuptoj që ngjarjet kriminale shkaktojnë kureshti, por nuk merrem me detajet ndërlidhëse”, tha Lleshaj./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Publikuar

-

Nga

“Negociatat nuk hapen as në 2025-ën”/ Meta del me parashikimin e frikshëm

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se refuzimi i BE-së për pritjen e Komisionit të Venecias, në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor , do të konkludojë në moshapjen e negociatave këtë vit.

Madje Meta shkon dhe më tej ku shton se bllokimi i çeljes së negociatave do të vazhdojë deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.

“Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit.

Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.

Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.

LEXO EDHE:  Masakroi kunatën për Shën Valentin/ Prokuroria jep vendimin për Dashamir Xhepën

LEXO EDHE:  U dënua me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, Xhuvani apelon vendimin

Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Grida Duma leksion Ramës/ Mbajtja e fjalës është gjithçka…

Publikuar

-

Nga

Video-Grida Duma leksion Ramës/ Mbajtja e fjalës është gjithçka…

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka publikuar një video, ku nxjerr zbuluar kryeministrin Rama për premtimet e pambajtuara.

Krahas videos ajo shkruan se Rama do ikë dhe do mbajë përgjegjësi për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

“Premtimet janë detyrime!

Kjo është politika, kjo është qeverisja.
Rama ka premtuar dhe nuk ka realizuar; do ikë dhe do mbajë përgjegjësi!

Fjala, mbajtja e fjalës është gjithçka në politikë, gjithçka!
Kushdo guxon t’ju thotë që nuk më kërkoni dot llogari për të shkuarën, degdiseni në të shkuarën.

LEXO EDHE:  Vrasje të vogla/ Merve hakmerret ndaj Pelinit dhe mikeshave, ja ç’do ndodhë sot

LEXO EDHE:  Pezullohet punonjësi i policisë/ Plagos me armë biznesmenin

Po, po, llogari deri në fund për zhvatjen, mashtrimin, varfërinë dhe përçmimin që i bëtë shqiptarëve.

25 Prilli nis ndryshimin jetësor; do rinisim zhvillimin dhe mirëqenien për çdo shqiptar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Të shohim do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve!’/ Manjani ngre dyshimet e forta

Publikuar

-

Nga

‘Të shohim do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve!’/ Manjani ngre dyshimet e forta

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Rama 1″, Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet pandemia e Covid-19 në vendin tonë.

Manjanin ngre dyshimin se si janë raportuar shifrat para dhe pas mbylljes, ndërsa shkruan “Të shohim sa raste do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve…”.

“Si ka mundësi që virusi sillet kaq korrekt politikisht?!

Kur u mbyll vendi, kuptohet me qëllim shpëtimin e 18 000 njerëzve, kishim nga 20-40 persona të infektuar.

LEXO EDHE:  Pezullohet punonjësi i policisë/ Plagos me armë biznesmenin

LEXO EDHE:  U dënua me 35 vite burg për vrasjen e 4 personave, Xhuvani apelon vendimin

Për ti dhënë të drejtë qeverisë që e mbylli vendin, sapo u hap jeta numri i infeksioneve shkoi si me dorë 100. Gjatë gjithë verës numri mesatarisht ishte 110 të infektuar.

Sapo qeveria urdhëroi të vihen maska, të nesërmen numri u bë 300 të infektuar në ditë. Justifikim perfekt. Dhe ashtu vazhdon…

Të shohim sa raste do shkojë kurba ditën e zgjedhjeve…

COVID- qeveri të dyja në sinergji..”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE