Connect with Us

VIDEO/ Interi me 5 “yje”, zikaltërit spektakël në miqësore

Seria A

VIDEO/ Interi me 5 “yje”, zikaltërit spektakël në miqësore

Publikuar

-

Interi zhvilloi sot miqësoren e parë për sezonin e ri futbollistik, teksa triumfoi ndaj skuadrës së Luganos me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Konte hodhi nga minuta e parë në këtë përballjen, edhe lojtarin e afruar në merkaton e verës, Hashraf Hakimi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Dalbert hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Kecskes, realizoi autogol në minutën e 36-të. Disa sekonda më pas ishte radha e Lautaro Martines për të shënuar golin e tretë, ndërkohë në minutën e 43-të, “demi”, realizoi dopietë personale, duke ngritur shifrat në 4-0.


Për të vendosur shifrat mendoi Lukaku, në minutën e 47-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet fakti, se belgu u hodh në fushë në pjesën e dytë. Interi u mjaftua me 5 gola, duke mos shënuar më, pas këtij momenti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Zyrtare/ Merr fund gjithçka, Lazio prezanton Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Lazios. Klubi italian përmes një komunikate të shkurtër ka njoftuar se Muriqi është lojtari më i ri i tyre.

Sulmuesi kosovar u ble për 18 milionë euro nga Fenerbahce, plus dy të tjera bonuse – në bazë të përformancave dhe fitimit të trofeve me Lazion.



26-vjeçari është transferimi i dytë më i shtrenjtë në epokën e presidentit Claudio Lotito, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare. Vedat Muriqi do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Bomba” e merkatos! Marash Kumbulla vetëm një hap larg zyrtarizimit te skuadra surprizë

Publikuar

-

Nga

Vetëm një hap larg zyrtarizimit është marrëveshja e fundit që sipas “Sky Sport” është arritur për Marash Kumbullën, por duke surprizuar tërësisht me lëvizjen e bërë. Në gjithë këto muaj është përfolur shumë në media për dëshirën e Interit, Lacios dhe Juventusit që ka dalë në skenë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Megjithatë ka mjaftuar vetëm pak ditë kontakt nga ana e Romës që drejtuesit e Veronës të binden nga kryeqytetasit. Nga njëra anë ishte Interi që po dorëzohej dhe lodhej nga këto tratativa, ndërsa nga ana tjetër edhe Igli Tare po kërkon të marrë mbrojtës në Kinë, duke e quajtur një kapitull të mbyllur historinë me Kumbullën.



Vetëm pak minuta më parë e kanë bërë thuajse fakt të kryer arritjen e marrëveshjes mes Kumbullës dhe Romës. Sipas këtyre fjalëve është rënë dakort për formulën e huazimit me të drejtën e blerjes e cila do të kap vlerën e 30 milionë eurove. Dalja në skenë e papritur e Romës ka ardhur për shkakun se kjo skuadër nuk ka bindur dot Manchester United për të marrë përfundimisht Chris Smalling, duke zgjedhur investimin tek e ardhmja. Në ditët në vijim pritet që kjo lëvizje të marrë edhe zyrtarizimin përfundimtar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Futbollisti shqiptar merr oferta të rëndësishme nga kampionati italian

Publikuar

-

Nga

Mesfushori shqiptar Erald Lakti është gati për të hedhur hapin e radhës në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar i cili ka spikatur që në moshë të re në radhët e akademisë së Fiorentinës, ku ka qenë edhe kapiten i ekipit të të rinjve, tashmë po provon të shpërthejë mes profesionistëve.

Në edicionin e fundi ai ishte në titullar në radhët e klubit të Gubios, në Seriën C italiane duke treguar se është në gjendje që të luajë mes profesionistëve. Kjo ka shtyrë klubin e Gubios që të kërkonte përsëri qëndrimin e Laktit dhe huazimin për një tjë tjetër sezon nga Fiorentina.



Por klubi i Serisë C nuk është i vetmi, pasi ka edhe skuadra të tjera të interesuara si Avelino e Padova që kërkojnë shërbimet e tij në këtë kategori- Megjithatë, ofertat kanë ardhur edhe nga Seria B, ku Kozenca e Rexhiana janë gati t’i ofrojnë një fanellë mesfushorit shqiptar. Të gjitha janë mundësi të rëndësishme për të ardhmen e mesfushorit i cili ka luajtur më parë me Shqipërinë U19, e shpreson që të veshë fanellën kuqezi edhe me ciklin e ri me Shpresat.

LEXO TE PLOTE