LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Udhëheqësja” me parime që i duhet Lulit/ Letra që e turpëron

15 Shtator 2020, 10:10, Politikë CNA

Dje CNA.al ka raportuar në lidhje me ?këshilltaren mizerabël?, e cila në fakt është ?udhëheqësja? me parime, që i duhet Lulzim Bashës.

Mirela Bogdani nëpërmjet një gënjeshtre publike në rrjetet sociale, ka thënë se ishte ajo personi që kishte propozuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së, sipas modelit britanik. Model që në fakt duket se në Shqipëri Lulit më shumë po i hap probleme, sesa po ia zgjidh ato.

Nga ana tjetër kjo duket të jetë vetëm një lëvizje, duke pretenduar se ia ka lënë përzgjedhjen e kandidatëve një komisioni, që më pas të justifikojë humbjen dhe për të mbrojtur karrigen e tij. Që mesa duket tani ka shumë servila dhe shërbëtorë apo ?udhëheqësa? të tipit Mirela Bogdani.

Por, le të shohim pak Mirela Bogdanin

Kjo e fundit, që na vjen si gënjeshtare propozuese, sepse Lulzim Basha e kishte artikuluar që në vitin 2017 se do të ishte baza që do të përzgjidhte kandidatët, është një person që është përjashtuar nga gara e konservatorëve britanikë.

Ajo ka tentuar të garojë dikur, por për shkak të qëndrimeve që kishte mbajtur ndaj myslimanëve, është përjashtuar nga kjo garë.

CNA.al ka mundur të sigurojë një letër të Komunitetit Mysliman dhe qëndrimeve që kanë mbajtur ata kundër këshilltares, apo ?udhëheqëses? së Lulit.

Nga ana tjetër mund të theksojmë se Mirela Bogdani është një personazh me parime të mëdha politike, që nuk ka shëtitur në asnjë parti. Gjithmonë ka qënë një ?demokrate? e bindur dhe kontribuese e madhe.

Këtu mund të kujtojmë se ajo kandidoi dikur për nënkryetare në PR. Pasi humbi garën në partinë e Fatmir Mediut, ç?bëri?

Shkoi në një parti tjetër, u bashkua me FRD-në e Bamir Topit, ishte anëtare e tij në Këshillin Bashkiak dhe votoi të gjitha apo shumicën e vendimeve që kërkonte Erion Veliaj,

Mirela Bogdani është aleatja e kryebashkiakut të Tiranës. Atij që sot duket si trashëgimtari i Edi Ramës, njeriu që erdhi në krye të Bashkisë i mbështetur nga Bamir Topi dhe Mirela Bogdani, Këshilltarja e FRD-së.

Dhe të mos harrojmë që në mandatin e parë Erion Veliaj ishte në aleancë me Mirelen dhe Monën. Me LSI-në dhe FRD-në.

Këto janë disa nga faktet për një ?udhëheqëse? solide të paepur dhe të moralshme në poltitikë, si Mirela Bogdani. Që nga përjashtimi nga kandidimi në Angli, deri tek aleancat me Erion Veliajn apo largimet nga një parti në tjetrën./ CNA.al

Zbulohet ?këshilltarja mizerabël? e Lulzim Bashës/ Si i gënjeu publikisht demokratët

Lajmet e fundit nga