Connect with Us

Transferimi te Lacio, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë Vedat Muriqi

Seria A

Transferimi te Lacio, zbulohet numri që do të mbajë mbi shpinë Vedat Muriqi

Publikuar

-

Vedat Muriqi do të mbajë fanelën me numrin 94 te Lacio. Futbollisti më i ri i bardhekaltërve u prezantua në ambjentet se klubit italian së bashku me drejtorin Lacios Igli Tare.

Vetë Tare mori përsipër blerjen e sulmuesit të Kosovës nga Fenerbahçe. Operacioni kushtoi rreth 20 milionë euro dhe futbollisti firmosi kontratë 5 vjeçare.

119509401_10160275892424937_1529354945783282004_o

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

VIDEO/ Interi me 5 “yje”, zikaltërit spektakël në miqësore

Publikuar

-

Nga

Interi zhvilloi sot miqësoren e parë për sezonin e ri futbollistik, teksa triumfoi ndaj skuadrës së Luganos me rezultatin e thellë 5-0. Trajneri Konte hodhi nga minuta e parë në këtë përballjen, edhe lojtarin e afruar në merkaton e verës, Hashraf Hakimi.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0. Dalbert hapi serinë e golave në minutën e 4-t, ndërkohë që Kecskes, realizoi autogol në minutën e 36-të. Disa sekonda më pas ishte radha e Lautaro Martines për të shënuar golin e tretë, ndërkohë në minutën e 43-të, “demi”, realizoi dopietë personale, duke ngritur shifrat në 4-0.




Për të vendosur shifrat mendoi Lukaku, në minutën e 47-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet fakti, se belgu u hodh në fushë në pjesën e dytë. Interi u mjaftua me 5 gola, duke mos shënuar më, pas këtij momenti.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Zyrtare/ Merr fund gjithçka, Lazio prezanton Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Lazios. Klubi italian përmes një komunikate të shkurtër ka njoftuar se Muriqi është lojtari më i ri i tyre.

Sulmuesi kosovar u ble për 18 milionë euro nga Fenerbahce, plus dy të tjera bonuse – në bazë të përformancave dhe fitimit të trofeve me Lazion.



26-vjeçari është transferimi i dytë më i shtrenjtë në epokën e presidentit Claudio Lotito, ndërsa ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare. Vedat Muriqi do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Bomba” e merkatos! Marash Kumbulla vetëm një hap larg zyrtarizimit te skuadra surprizë

Publikuar

-

Nga

Vetëm një hap larg zyrtarizimit është marrëveshja e fundit që sipas “Sky Sport” është arritur për Marash Kumbullën, por duke surprizuar tërësisht me lëvizjen e bërë. Në gjithë këto muaj është përfolur shumë në media për dëshirën e Interit, Lacios dhe Juventusit që ka dalë në skenë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Megjithatë ka mjaftuar vetëm pak ditë kontakt nga ana e Romës që drejtuesit e Veronës të binden nga kryeqytetasit. Nga njëra anë ishte Interi që po dorëzohej dhe lodhej nga këto tratativa, ndërsa nga ana tjetër edhe Igli Tare po kërkon të marrë mbrojtës në Kinë, duke e quajtur një kapitull të mbyllur historinë me Kumbullën.



Vetëm pak minuta më parë e kanë bërë thuajse fakt të kryer arritjen e marrëveshjes mes Kumbullës dhe Romës. Sipas këtyre fjalëve është rënë dakort për formulën e huazimit me të drejtën e blerjes e cila do të kap vlerën e 30 milionë eurove. Dalja në skenë e papritur e Romës ka ardhur për shkakun se kjo skuadër nuk ka bindur dot Manchester United për të marrë përfundimisht Chris Smalling, duke zgjedhur investimin tek e ardhmja. Në ditët në vijim pritet që kjo lëvizje të marrë edhe zyrtarizimin përfundimtar.

LEXO TE PLOTE