LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana kërkon ta shesë, por Kobinah zhduket nga bardheblutë

15 Shtator 2020, 12:42, Sport CNA
Tirana kërkon ta shesë, por Kobinah zhduket nga bardheblutë

Uinful Kobina nuk duket në horizont. Edhe dje mesfushori nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e Tiranës.

Lojtari ka marrë leje, por u bë data 15 dhe akoma nuk është kthyer në Shqipëri. Me planin e vjetër duhet të kishte filluar kampionati dhe Kobina do të kishte humbur javën e parë.

Kobina është një nga lojtarët, i cili përflitet se do të shitet nga Tirana, nëse skuadra nuk kualifikohet në grupet e Europa League. Bardheblutë kanë si qëllim këtë fillim vjeshte kualifikimin në grupet e Europa League dhe shitjen e dyshes Muçi-Kobina.

Lajmet e fundit nga