Connect with Us

Tërhoqi zvarrë me makinë qenin/ E pëson 50 vjeçari në Durrës

Kronika

Tërhoqi zvarrë me makinë qenin/ E pëson 50 vjeçari në Durrës

Publikuar

-

Tërhoqi zvarrë me makinë qenin/ E pëson 50 vjeçari në Durrës

Policia ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale, ku shfaqej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

LEXO EDHE:  E rëndë-Vetëhelmohet 41-vjeçarja në Korçë/ Ndërron jetë rrugës për në spital

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 20 vjeç, A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç, pasi në një rrugë dytësore, pranë tyre u gjetën dy paketime me 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 20 vjeç, i cili ka pranuar se lëndën narkotike e posedonte ai, ndërsa shtetasit A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë kallëzuar.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi Prokuroria e Elbasanit ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Futja apo mbajtja e sendeve të palejuara në I.E.V.P”.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit personal iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

LEXO EDHE:  Shqiptari shokon policinë/Më arrestoni, kam vrarë 3 persona

LEXO EDHE:  Nis zyrtarisht vettingu në polici/ 11 mijë punonjës në sitë, kush largohet

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases E. B., 20 vjeçe, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur disa veshje në një qendër tregtare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-B. H., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kavajë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçilistin L. Gj;
-I. M., 49 vjeç dhe I. Gj., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-L. M., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dekonspiroi operacionin e policisë/ Prokuroria merr të pandehur efektivin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Prokuroria ka marrë nën hetim një efektiv policie në Elbasan i cili dyshohet se ka dekonspiruar një operacion të policisë ndaj një grupi kriminal.

Në 1 korrik 2019, policia kreu një operacion në fshatin Papër të Elbasanit duke kapur sasi të madhe armësh, një pjesë e tyre mjaft e avancuar. Sipas Abc News, pas operacionit, policia konstatoi se ishin dekonspiruar duke filluar hetimin e brendshëm.

Nga të dhënat rezultoi se operacioni ishte dekonspiruar nga Eduart Hasani duke bërë që të pezullohej nga pune. Me një vendim të Apelit, Hasani u rikthye në punë, por tani duhet që të japë llogari para prokurorisë për ngjarjen në fjalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Korçë/ Bie nga zetori, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dishnicë të Korçës.

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga zetori, ndërsa raportohet se viktima është një i moshuar.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet./CNA.al

LEXO TE PLOTE