Connect with Us

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Sociale

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Mesdhe duke influencuar edhe territorin e Shqipërisë.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me aleternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

LEXO EDHE:  Moti/ Vijon rritja e temperaturave

Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  14/30°C

Zonat e ulëta  15/35°C

Zonat bregdetare 21/33°C

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mësueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Publikuar

-

Nga

Tragjedi brenda familjes në Prrenjas/ Pak orë pas mëueses, humb jetën nga Covid edhe vëllai

Një tragjedi brenda familjes në Përrenjas ka ndodhur për shkak të koronavirusit pasi motër e vëlla, kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh.

Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, virus i mori jetën edhe vëllait të saj Agron Bajlozi. Të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikon të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

“Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi. Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.
Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në e qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm çdo aktivitet artistik, kulturor mban emrin e saj.
Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, të afërm, nxënës në secilin prej nesh. U prefsh në paqe mësuese Irena Bajlozi, ngushëllime familjarëve!”, shkruan Bashkia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dje u riatdhesuan nga Siria/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Publikuar

-

Nga

U riatdhesuan nga Siria një ditë më pare/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Katër fëmijët e riatdhesuar dje nga kampi Al-Hol bashkë me Floresha Rashën kanë nisur sot procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.

Mësohet se është ngritur një grup pune i përbërë nga disa institucione, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Aktualisht secilit prej të riatdhesuarve i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

E trishtë/ Mësuesja në Prrenjas humb jetën nga Covid

Publikuar

-

Nga

E trishtë/ mësuesja në Prrenjas humb jetën nga Covid

Një mësuese në Prrenjas k ahumbur jetën pasi ishte infektuar me Covi.

Mësohet se mësuesja Irena Bajlozi nuk ka mundur të fitojë dot betejën me virusin. Kujtojmë se situata e pandemisë në vend vijon të jetë në nivele alarmante. Ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 284 raste të reja dhe 7 humbje jete./CNA.al

LEXO TE PLOTE