Connect with Us

“Të gjithë në një shportë”/ Një “ushtar” i Soros i bashkohet hajdutit Besian Pesha  

Politikë

“Të gjithë në një shportë”/ Një “ushtar” i Soros i bashkohet hajdutit Besian Pesha  

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Rezart Prifti, i cili është shprehur se do të bashkohet me Nismën Thurje, të hajdutit Besian Pesha.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ironizon duke thënë se është mirë që të gjithë mbështetësit e Soros të mblidhen në një shportë.

“Unë mendoj se Rezart Prifti ka bërë shumë mirë që është bashku me Nismën. Është mirë që këta që dalin në TV për të mbrojt Sorosin të jenë të gjithë bashkë në një shportë”-shkruan Goxhaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. JOQ

    15 Shtator, 2020 at 5:23 pm

    Hahaha. Po e vrisni Besjanin. Nese ai e ka kryer denimin, nuk quhet me hajdut.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

Publikuar

-

Nga

Meta çoi Kodin Zgjedhor në ‘Venecia’/ Reagon Varhelyi: Kuvendi të presë opinionin

Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi ka reguar pasi presidenti Ilir Meta i ka kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Sipas Varhelyi, Komisioni i Venecia do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha zbulon shifrat/ Miliona euro shkojnë për zyra dhe luks, në kohë pandemie

Publikuar

-

Nga

Basha zbulon shifrat/ Miliona euro shkojnë për zyra dhe luks, në kohë pandemie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se edhe në kohë pandemie nuk ndalon së vjedhuri taksat e shqiptarëve.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se paratë e buxhetit shkojnë për inceneratorët, për koncesione dhe rikonstruksione zyrash.

“Nëse këto para nuk do shkonin për inceneratorët e plehrave dhe koncesione të tjera, për rikonstruksion zyrash. Vetëm për zyren kryeministrore janë parashikuar 1.6 milionë euro.

Luks pas luksi e prap nuk heq dorë .

LEXO EDHE:  Avokati i njohur zbulon faktet tronditëse/ Si Soros po shkatërron PD-në prej pesë vitesh

LEXO EDHE:  Dhuna në protestë/ Zbulohet pse hesht Avokatja e Popullit

Megjithëse nuk do jetë aty shumicën e vitit tjetër, prap shkon e shpenzon 1.6 milionë euro për rikonstruksionin e zyrës kryeministrore.

Me këto para 38 mijë biznese të vogla do merrnin çekun një mijë euro.”-tha Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama-Manastirliu inspektojnë spitalin Covid3/ Hapet këtë javë, 150 shtretër në dispozicion dhe staf i trajnuar

Publikuar

-

Nga

Rama-Manastirliu inspektojnë spitalin Covid3/ Hapet këtë javë, 150 shtretër në dispozicion dhe staf i trajnuar

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar strukturën e ish-kirurgjive në QSUT, që do të shërbejë si spital Covid3 në rast se do të jetë e nevojshme.

“Janë 150 shtretër në këtë strukturë e dedikuar për pacientët me Covid19, ku ka gjithashtu edhe një njësi reanimacioni për pacientët që do të ketë nevojë. Sipas protokollit që ka përcaktuar shërbimi infektiv çdo gjë është vendosur dhe është gati. Janë pajisur dhomat me monitorë, respiratorë dhe linjat e oksigjenit”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të spitalit Covid3, Manastirliu tha se aktualisht janë 40-50 shtretër të lirë në dy strukturat Covid1 dhe Covid2, dhe pas ezaurimit të tyre, do të hapet edhe Covid3.
“Ne të dyja strukturat Covid kemi 40-50 shtreter të lirë. Por duke parë trendin e rasteve në rritje mendojmë brenda javës të hapim edhe Covid3. Ndërkohë që kemi dhe Covid4 me rreth 100 shtretër i cili dhe ai është gati. Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme”, tha Manatirliu.

Manastirliu tha se i gjithë personeli që do të shërbejnë në strukturën e spitalit Covid3 është përzgjedhur me kujdes dhe janë të trajnuar prej disa muajsh.
“Burimet njezore që jane me rëndësi ato janë gati. Do të shërbejnë për pacientë që janë të fazën e rekuperimit të sëmundjes. Dhomat janë me standarde dhe të pajisura të gjitha me oksigjen. Stafin e rekrutuam përpara, kanë punuar në Infektiv, kanë marrë dhe bonusin dhe do vazhojnë ta marrin. Ashtu sic e kishim parashikuar në strategjinë tonë”, tha ministrja.

LEXO EDHE:  Pas goditjes së rëndë të nëntorit/ Altin Goxhaj niset për kurim jashtë vendit

LEXO EDHE:  Rrëmbimi i kuksianëve/ Avokatja e Lulit ndihmon qeverinë të fshehë çështjen

Shefja e spitalit Infektiv Prof. Najada Çomo tha se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njejta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

“Ne kemi gjithçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme. Së fundimi edhe me remdesivirin. Çfarë është shkruar në protokollet e botës e kemi edhe ne. Pacientët janë duke e marrë, duke e ofruar falas 100%, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjera që janë shkruar në protokolle. Të gjitha barnat ne i përdorim atehërë kur duhet”, tha prof. Çomo.
Spitali COVID3 do të jetë në administrim të spitalit Infektiv në përgjigje të fluksit të shtuar të pacientëve me COVID19.

LEXO TE PLOTE