Connect with Us

Të gjitha sukseset e “kapter” Sandër Lleshajt në Ministrinë e Brendshme

Politikë

Të gjitha sukseset e “kapter” Sandër Lleshajt në Ministrinë e Brendshme

Publikuar

-

Krimi trondit vendin/ Lleshaj “zhgrryhet” në BMW-në luksoze ma targa falso

Sandër Lleshaj u emërua ministër i Brendshëm në nëntor të vitit 2018, pas largimit të papritur të paraardhësit të tij, Fatmir Xhafaj.

Pasi la gradat e gjeneralit dhe veshi ato të kapterit të partisë, Sandër Lleshaj filloi të numërojë “sukseset” e tij të njëpasnjëshme.

Sapo mori detyrën e ministrit të Brendshëm, në vend që të merrej me rendin dhe sigurinë, Lleshaj e filloi me urdhëra qesharakë, si ai që ndalonte punonjësit të frekuentonin ambientet e jashtme të institucionit gjatë orëve të punës.

Më pas Lleshaj ka nxjerrë një tjetër urdhër, po kaq të “rëndësishëm”.

Lleshaj urdhëroi që “Policët mbi peshë dhe me bark nuk do kryejnë shërbim në vende të dukshme”.

Por ajo që bine në sy është pika 8 e urdhëresës ku thuhej se punonjësit e policisë në mbipeshë të cilët në dokument quhen “barkdërra” do bëjnë shërbim vetëm në vende të padukshme, kjo për të mbajtur larg syrit të opinionit publik, paraqitjen jo estetike të tyre.

Në rreth dy vite në krye të këtij institucioni, përveç faktit që mbyti opozitën me gaz, sapo mori detyrën e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka numëruar “suksese” të pafundme në detyrën e tij. Sidomos në 6-mujorin e parë të vitit 2020, ai shënoi si gjashtë-mujorin e parë me më pak aksidente dhe më pak vrasje dhe ngjarje kriminale.

Në fakt Sandër Lleshaj shet mend dhe e promovon këtë si rezultat spektakolar, kur në këto gjashtë muaj, tre muaj Shqipëria ishte e izoluar.

Nuk kishte as makina në rrugë, as njerëz.

Shyqyr që shqiptarët nuk vranë veten duke parë Sandër Lleshajn në televizor, apo së fundi me një BMW luksoze që e ka përfshirë ministrin në një skandal të papërsëritshëm.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Ish-gjenerali që u bë “kapter” partie, duket se po ngrys ditët e fundit në Ministrinë e Brendshme, por ende nuk ka sqaruar se pse urdhëroi Policinë e Shtetit që t’i blinte makinën luksoze, me një procedurë skandaloze, të cilën po përpiqet ta mbajë të fshehtë.

Detyra e kapterit në ushtri është e rëndësishme se ka me qindra njerëz që duhen vlerësuar për punën tyre, kurse rasti i Sandrit është “kapteri” i partisë. Por ky as ushtar nuk është i shkreti se Rama mesa duket e ka hequr nga lista.

Në fakt sot përtej “sukseseve”, Sandër Lleshaj është sot “kapteri” me Limuzinë, që dje hëngri dru politik nga lart dhe që sot nuk vlen më të merret askush.

Sandri nuk vlen më për asgje, tani as ne skemi pse merremi me të, ai ka ikur tashmë, ka njerëz më të rëndësishëm që pritet ta zëvendësojnë si Klevis Balliu apo Grida Duma me Mirela Tabakun, “kapteri i rrahur nga Rama”, vlen më pak se këta./ CNA.al

Lleshaj merr vendimin drastik/ Zbulohet urdhëri për “policët barkderra”

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Ina

    15 Shtator, 2020 at 10:25 am

    Po lexoj shkresen qe ka pergatitur zv drejtori Dhimitraq Ziu, qesh, pse qesh do thoni ju, por vete zv…ben tek Nobis per dite not dhe ai dhe ato qe nuk i duan barkderrat a kane bere ndonje palester per punonjesot e policise falas, dhe te bejne trajnime per mwnaxjimin e stresit qe ja shume e sigurte qe nje phese e mire e dites ne pune nuk kalon pa stres , duke ju shtuar dhe problemet familjare qe asnje nga eproret dhe drejtuesit nuk i intereson kjo gje…

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Publikuar

-

Nga

Skandali i nënshtetësive/ Meta: Tentativë për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve

Mbrëmjen e sotme presidenti Ilir Meta është pyetur për skandalin e nënshtetësive.

Meta pretendon se lajmet për nënshtetësinë janë krijuar nga mazhoranca për të hequr vëmendjen nga afera e incineratorëve.

“Këta duan të heqin vëmendjen nga afera e incineratorëve, thelbi është ky që u thashë, për të fshehur këto skandalet, sajojnë një skandal se presidenti i ka dhënë nënshtetësinë një terroristi”, tha Meta.

Ndërkohë, teksa u pyet në emisionin “Zonë e Lirë” për futbollistin me precedentë penalë, Kreu i Shtetit deklaroi: “Ai ka marrë konfirmimin nga institucioni përkatës. Të kalojmë tek personi në fjalë, Gjykata Themelore e Prishtinës thotë se nuk është i dënuar. Për këtë person është dhënë konfirmimi përmes dokumentit që nuk përbën problem për sigurinë kombëtare, dokumenti që tregon se nuk ka probleme penale është marrë për herë të dytë. Ka marrë konfirmimet, verifikimet, nënshtetësinë nuk e jep presidenti, por Presidenti nxjerr dekretin. Nënshtetësinë e jep ministria e Brendshme, ministria atje nëse ka diçka që nuk shkon, duhet ta thotë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Publikuar

-

Nga

Meta “sherr” me Arian Çanin/ Ke marrë porosi në telefon që t’më ndërpresësh

Presidenti Ilir Meta i është kthyer ashpër gazetarit Arian Çani, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.

Në një moment, Çani i ndërpreu fjalën Metës, ndërsa ky i fundit ngriti akuzat e rënda se gazetarin e kanë paguar që të mos e lërë Kreun e Shtetit të flasë për çështje serioze.

Çani e mohoi këtë gjë, por Meta insistoi se moderatori po e ndërpret që të mbajë relata të mira me kryeministrin Edi Rama.

Debati:

Ilir Meta: Më lër more të flas, s’të pëlqen ty tani biseda…?

Arian Çani: Më lër ti tani, më duhet të menaxhoj kohën, jam i detyruar…

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Rinas-Tiranë/ Katër të plagosur, mes tyre dy policë

LEXO EDHE:  Grabitet me forcë makina e sigurisë private në autostradën Tiranë-Durrës

Ilir Meta: Po jo ore ke marrë porosi ti tani, në telefon…që ‘ndrëprite atë kur të flasë për gjëra serioze’. Lëri këto tani..

Arian Çani: Unë e kam bërë këtë?

Ilir Meta: Eee ti, lëri këto tani, se e di unë, çdo njeri ka dëshirë të ruajë disa relata.

Arian Çani: Ma fute dhe mua plak?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta i bën qejfin vetes/ Jam flori e shkuar floriri

Publikuar

-

Nga

Meta e thotë troç/ Jam flori e shkuar floriri

Presidenti Ilir Meta është vënë përpara një sërë pyetjesh mbrëmjen e sotme, lidhur me situatën aktuale në vend.

Por në një moment vendin e moderatorit Arian Çani në “Zonë e Lirë” e ka zënë aktori Rezart Veleshnja, i cili i ka drejtuar një sërë pyetjesh Kreut të Shtetit.

Të gjithë thonë që je djalë floriri, je dakord me këtë?”, ishte pyetja që i drejtoi Veleshnja, ndërsa Kreu i Shtetit nuk hezitoi.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Digjen tre makina te shkolla ‘Partizani’

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ 6 mijë euro gjyqtarëve për të mbyllur çështjen

Unë jam flori e shkuar floriri”, u përgjigj Meta shkurtimisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE