LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/ Ndryshimet tek rrahjet e zemrës në 24 orë, zbulojnë nëse një person është apo jo në depresion

15 Shtator 2020, 06:38, Lifestyle CNA
Studimi/ Ndryshimet tek rrahjet e zemrës në 24 orë, zbulojnë

Për herë të parë mjekët, kanë arritur të tregojnë se matja e ndryshimeve në rrahjet e zemrës në 24 orë, mund të tregojë me besueshmëri të madhe nëse dikush është apo jo në depresion. Në terma praktikë, kjo mund t?u japë ekspertëve një ?paralajmërim të hershëm? objektiv të një depresioni të mundshëm, si dhe një tregues të shpejtë, nëse një lloj kure është duke funksionuar apo jo.

Ky zbulim, i hap rrugën një trajtimi më të shpejtë dhe të përgjegjshëm të pacientëve. Duke prezantuar rezultatet e këtij studimi pilot në kongresin virtual ECNP, studiuesja kryesore dr. Karmen Shivek e Universitetit Gëte në Frankfurt të Gjermanisë tha:Me fjalë të thjeshta studimi ynë pilot, sugjeron që duke matur thjesht rrahjet e zemrës për 24 orë, ne mund të themi me 90 për qind saktësi nëse një person është aktualisht në depresion apo jo?.

Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh, se rrahjet e zemrës janë të lidhura me depresionin. Por deri më tani, ata nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë saktësisht se si lidhet njëra me tjetrën. Pjesërisht, kjo për shkak se ndërsa rrahjet e zemrës mund të luhaten shpejt, depresioni dhe mbërrin dhe ikën pas një periudhë më të gjatë, me shumicën e trajtimeve që kërkojnë muaj për të filluar efektin.

Kjo e bën të vështirë vëzhgimin, nëse ndryshimet në gjendjen depresive mund të lidhen ose jo me rrahjet e zemrës. ?Dy elementë të rinj në këtë studim, ishin regjistrimi i vazhdueshëm i rrahjeve të zemrës për disa ditë dhe netë, dhe përdorimi i ketaminës së re antidepresive, që mund të zhdukë depresionin pak a shumë në çast.

Kjo na dha mundësinë të shohim që rrahjet mesatare të zemrës në kushte qetësie, mund të ndryshojnë krejt papritur për të pasqyruar ndryshimin e humorit?- thotë Shivek. Ketamina ka një histori të gjatë si anestetik, por edhe si një drogë e përdorur nëpër festat e mbrëmjeve. Por në dhjetor të vitit të kaluar, ajo u licensua për të trajtuar depresionin në forma të rënda në Evropë, pasi ishte futur në përdorim në SHBA disa muaj më parë.

Barnat tradicionale kundër depresionit, mund të kërkojnë disa javë për të dhënë njëfarë efekti. Ndërkohë ketamina ka një veprim të shpejtë, me rezultate që shpesh shihen disa minutash. Siç thotë Karmen Shivek:?Ne e dinim se diçka po ndodhte midis rrahjeve të zemrës me çrregullimet psikiatrike, por nuk e dinim se çfarë ishte kjo lidhje, dhe nëse ajo do të ishte e natyrës klinike.

Në të kaluarën studiuesit kishin treguar që pacientët në depresion, kishin vazhdimisht ritme më të larta të rrahjeve të zemrës. Por për shkak të kohës që duhet për të trajtuar depresionin, kishte qenë e vështirë të ndiqej kjo lidhje. Por kur kuptuam që ketamina sjell një përmirësim të shpejtë të humorit, e kuptuam se mund ta përdorim atë për të kuptuar lidhjen midis depresionit dhe rrahjeve të zemrës?.

Dr.Shivek e kreu studimin me grupin ?Mind Body Research? në Luven të Belgjikës, bashkë me dr.Stefan Klaes si studiuesin kryesor. Ekipi punoi me një grup të vogël prej 16 pacientësh me çrregullime të mëdha depresive, ku askush prej tyre nuk kishte pasur përmirësim  me kurat normale.

Ata matën rrahjet e zemrave të tyre për 4 ditë dhe 3 net, dhe më pas vullnetarëve me depresion iu dha ose trajtim me ketaminë ose një placebo. ?Sikurse prisnim, ne zbuluam që ata me depresion kishin edhe rrahje zemre më të shpejta, dhe një ndryshim më të ulët të normës së tyre.

Mesatarisht, ne pamë që pacientët me depresion kishin të rrahura afërsisht 10 deri në 15 rrahje në minutë më të larta se sa gripi i kontrollit. Pas trajtimit me ketaminë, ne matëm sërish rrahjet e zemrës dhe zbuluam se si shkalla ashtu edhe luhatja e rrahjeve të zemrës së pacientëve në depresion, kishte ndryshuar për të qenë më afër normës?- tha ajo.

Gjetja më e habitshme, ishte që shkencëtarët ishin në gjendje t?i përdornin rrahjet e zemrës në 24-orë si një ?biomarker? për depresionin. Ritmet e zemrës u matën duke përdorur një mini-EKG të maskuar. Të dhënat u dërguan në një program të Inteligjencës Artificiale, që ishte në gjendje të klasifikonte gati të gjitha testet dhe pacientët si në depresion, ashtu edhe të shëndetshëm.

?Normalisht rrahjet e zemrës janë më të larta gjatë ditës dhe më të ulëta gjatë natës. Interesant është fakti, që rënia e rrahjeve të zemrës gjatë natës është më e dobët në rastin e personave në depresion. Kjo duket të jetë një mënyrë për të identifikuar pacientët, që janë në rrezik të zhvillojnë depresion ose për t?iu rikthyer?- thotë Karmen Shivek./ atchnews.comPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga