LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata politike në vend/ Alizoti: Jam pro listave të hapura! Koalicionet s’kanë pse hiqen

15 Shtator 2020, 11:26, Politikë CNA
Situata politike në vend/ Alizoti: Jam pro listave të hapura!

Anëtari i kryesisë së PD, Tomorr Alizoti ka folur për situatën politike në vend.

Alizoti u ndal tek nisma e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij nuk mund të bëhen ndryshime kushtetuese, për aq kohë sa nuk ekziston Gjykata Kushtetuese.

?Rama e ka bërë politikën banale. Ai ka arritur ta banalizojë. Ka edhe ca ekspertë?ai ka ardhur në pushtet me çorape të kuqe dhe të bardha. Kjo nuk është politikë. Nëse ne dalim të dy dhe the, që s?je veshur mirë, kjo nuk është politikë, është rrugaçëri.

Ndryshimet kushtetuese të mazhorancës. Problemi është që këtu nuk bëhet rregull reformë, por ku te gjejmë hapësira që t?ja fusim njëri-tjetrit. Nëse ti bën ndryshime kushtetuese pa Gjykatë Kushtetuese ke bërë hile. Disa njerëz gjendjen në parlament që nuk përfaqësojnë vullnetin e opozitës të atyre që kanë votuar dhe ti bën ndryshime meta, kjo nuk është e ligjshme. Një popull që mban një kryeministër si Edi Rama ka gjynahet e veta. Nëse mban një kryeministër të tillë është edhe faj i tyre.

Këta njerëz që vazhdojnë ti vijnë përreth Edi Ramës dhe nuk do kenë ndërgjegjen që të ndalojë, atëherë jemi të gjithë fajtorë?, u shpreh ai, i ftuar në studion e Abc Neës.
Alizoti thekson më tej se është pro hapjes së listave 100%, ndërsa kundërshton heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

?Koalicionet s?kanë pse hiqen. Për listat e hapura unë jam pro. Nuk jam edhe për filma, jo 1/3, ose hape listën. Çfarë kuptimi ka? Nëse ne hyjmë në një garë dhe njëri na vjen në fund se e sjell shefi, nuk është garë kjo. Kjo është me ta fut?, tha ai.

Alizoti u ndal edhe tek çështja që ka ndezur debatin politik në vend, ku kryeministri grek deklaroi pak javë më parë se do të zgjerohen nga 6-12 milje në detin Jon.

Anëtari i kryesisë së PD hedh poshtë pretendimet e Ramës se Shqipëria nuk preket, ndërsa komenton edhe marrëveshjen e vitit 2009. Sipas tij ajo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa sot nuk ekziston.

?Gjykata Kushtetuese funksionoi dhe e hodhi poshtë marrëveshjen. Pavarësisht se opozita mendonte ndryshe. Sot ka Gjykatë Kushtetuese? Një lider i përgjegjshëm nuk bënte ndryshime kushtetuese pa Gjykatë Kushtetuese. Kur njerëzit e pyesin si është situata, dhe ekspertët tij thonë që na prek. Atëherë dil për zot dhe sqaro popullin. Dhe kur gazetarët e pyesin ai thotë ka plas peshku, ka midhje?, u shpreh Alizoti./CNA.al

Lajmet e fundit nga