LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me eksploziv

15 Shtator 2020, 17:36, Kronika CNA
Shpërthimi i makinës te Vasil Shanto/ Dyshohet për atentat me

Janë zbardhur detajet e para nga shpërthimi i fuqishëm në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka shpërthyer mbi urë, teksa ka qenë duke lëvizur.

Ndonëse paraprakisht u raportua se mund të kishte një viktimë, policia nuk e ka konfirmuar ende diçka të tillë.

Burime nga blutë bëjnë me dije se nga makina është nxjerë një djalë, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës me shenja jete.

Dyshohet se makinës mund t?i jetë bërë atentat me lëndë plasëse të montuar në pjesën e përparme të makinës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa pritet të hedhë më shumë dritë mbi shpërthimin e fuqishëm./ CNA.al

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Lajmet e fundit nga