Connect with Us

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Kronika

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Vasil Shantos në Tiranë.

Mësohet se në këtë zonë ka shpërthyer papritur në flakë një makinë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se ka mbetur viktimë një person.

Ende nuk ka shumë informacione lidhur me ngjarjen, por policia dhe mambulanca kanë shkuar në urën ku ka shpërthyer makina.

Pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Ndërkaq, CNA.al do t’ju mbajë të informuar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohen në flagracë 2 persona/ Policia: Ja akuzat ndaj tyre

Publikuar

-

Nga

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Arrestohen në flagrancë 2 persona për vepra të ndryshme penale. Policia e Shtetit bën me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicioale P.M 62 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Përndjekja”. Po ashtu, në pranga ra edhe një 48-vjeçar me inicialet A.H, pasi në zonën e Allias në Tiranë ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët e Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 54 vjeç, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.05 mg/l.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi H. T., 20 vjeç, pasi, në Rrugën e Durrësit, duke qarkulluar si pasagjer në një mjet ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. CNA.al/

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditi kushëririn me sende të forta/ Policia arreston 39-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Arrestohet hajduti i banesave dhe protofolave/ 46 vjeçarit i gjendet edhe drogë në shtëpi

Një sherr është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një lokal në Durrës. Një 39-vjeçar me iniciale A.L, pronar i një lokali pas një konflikti me kushëririn e tij, 28-vjeçarin me iniciale L.L, e ka godituar atë me sende të forta, duke i shkaktuar disa plagë në trup, por që për fat të mirë nuk i kanë rrezikuar jetën. Ende nuk dihet ende shkaku se për çfarë janë konfliktuar.

Policia arrestoi 39-vjeçarin si dhe procedoi penalisht dy vëllezër, Xh. L., 48 vjeç dhe Sh. L., 45 vjeç të cilët u përfshinë në konfliktin me kushërinjtë e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje”. CNA.al/

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tenton të korruptojë policin/ Prangoset 24-vjeçari në Rinas

Publikuar

-

Nga

I jep 50 euro për të kaluar në vendet e BE, Policia Kufitare e Rinasit arreston 24-vjeçarin

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 24-vjeçar pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë për të kaluar në vendet e Bashkimit Europian. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet me dije se shtetasi me inicialet L.L është banues në Tiranë, i dha një kartëmonedhë 50 euro një efektivi të policisë për ta lejuar këtë të fundit të udhëtonte drejt vendeve të BE-së.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

“Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies.  Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 24-vjeçari. Gjatë javë së fundit Policia Kufitare e Rinasit ka goditur dhe tre raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me ligjin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

LEXO TE PLOTE