LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Safet Gjici sulmon Kokëdhimën: Po përdor ligën për t'u futur në politikë

15 Shtator 2020, 06:44, Sport CNA
Safet Gjici sulmon Kokëdhimën: Po përdor ligën për

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici u shpreh kundër bojkotimit pa afat të kampionatit nga klubet e Kategorisë Superiore. Në një lidhje direkte me emisionin ?Proçesi Sportiv?, kryebashkiaku i Kukësit theksoi se Liga Profesioniste ka të drejtë për 4 kërkesat e parashtruara për zgjidhje nga qeveria, por shtoi se vetëm bisedimet mes palëve japin zgjidhje.

?Ne po flasim për sportin. Presionit i ka ikur koha. Është koha të ulemi në tavolinë me qeverinë. Është e vërtetë që qeveria ka bërë shumë investime në infrastukturë. Ka të drejtë liga për 4 pikat. Jemi për formalizimin e futbollit.Pa mbështetjen e qeverisë nuke e formalizojmë dot. Jam kundër bojkotit, por mbështes uljen në tavolinë.

Qeveria e tha fjalën e saj, pavarësisht se do ishin realizuar në krye të herës. Jemi takuar me kryeministrin, por situata nga covidi dhe tërmeti na ka stepur. Ka ardhur koha të ulemi. Pa negociata, me bojkot nuk zgjidh gjë. Qeveria ka bonsesnin të zgjidhë problemet.  Edhe qeveria është koshiente që sporti ka probleme?, u shpreh Safet Gjici.

?Ka një gjë këtu. Problemi i Koços është se kemi president Liboovën . Fidel Ylli , negociatori i qeverisë ka lobuar për sportin është caktuar nga kryeministri dhe kryetari i parlamentit. Ça problemi ka nga ai ligji i shkurtit të vitit 2020?! E pengon Koço Kokëdhima. Thotë s?duam ty Fidel, por Edi Ramën të bisedojmë.

Jemi unanim për kërkesat. S?mund të vësh kushte pa dëgjuar. Fideli e do sportin më shumë se çdo njeri tjetër në parlament. Këta thonë hajde këtu, jo të shkojmë atje. Kur Koçua thotë duam kryeministrin, do të thotë s?do ta zgjidhësh problemin. Ne kemi interes ta zgjidhim problemin.

Ia kam thënë Koços. Nuk kam qenë prezent në mbledhje e së shtunës, por më pëpara po. Pika 2, neni c, thotë duhet të ulemi me Fidelin, pastaj Fideli t?ia parashtrojë kryeministrit dhe ai të thotë mendimin e tij. Nuk të duam me ty, jo me këtë. Ky zotëria ka marrë mandat. Është i konfirmuar nga kryeministri.

Pse nuk ulen këta?! Pse thotë Koçua vetëm me kryeministrin ulemi?! Nëse duhet të përdorin ligën politikisht, kjo është bombë me sahat në futbollin shqiptar. Nuk mund të përdorësh. Koçua do të futet në politikë nëpërmjet Ligës se doli njëherë nga politika. Koçua s?duhej të ishte pjesë e grupit negociator.

Presdienti i Ligës është Libohova, sekretar është Kadia. Të gjithë presidentët e ekipeve të futbollit duhet ta zgjidhin këtë problem se kë duhet të çojnë për negociatorë. Ne mendojmë se 4 pikat janë të drejta. Kjo nuk zgjidhet me presione.

Secili klub ka administratën dhe presidentin e vet. Realisht, klubet kanë nevojë për ta zgjidhur. Edhe ne kemi firmosur. Duhet të negociohet. Minimalisht, me ligjin e Kosovës, ta marrim të zbatohet në Shqipëri.

Para të shtunës kemi ndeshje shumë të fortë?, u shpreh presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici.

Sfida ndaj Volfsburgu dhe ngacmimi për Olsi Ramën- Volfsburgu dihet se kush është. Në fushë janë 11 me 11. Futemi në çdo ndeshje për të fituar. Tirana tregoi që me Crvena Zvezdën nuk kishte ndryshim të madh, me fat mund të fitonte Tirana. Kukësi do të luajë për të fituar ndaj Volfsburgut. Ekipi dhe stafi teknik janë përgatitur më së miri për rezultat pozitiv. Olsi Ramës i kam thënë, hajde te Kukësi, mos bjerë në vend të 6-7 se te Kukësi rri në vend të parë të dytë. Duhen provuar te gjitha?, përfundoi Gjici.

Lajmet e fundit nga