Connect with Us

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Aktualitet

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Publikuar

-

Rrahin policin në mes të qytetit/ Arrestohen 2 të rinj nga Lazarati

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një polici.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, ku 25 vjeçari Elion Qibini dhe 21 vjeçari Rediol Qibini, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Polici i patrullës Shqiponja dhe ka kërkuar kontrollin e automjetit të shtetasve nga fshati Lazarati.

Dy të rinjtë e kanë kundërshtuar dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj policit.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Si vidhen nga policia makinat e bllokuara

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu fillon përgatitjet/ Trauma po bëhet gati për fluksin e mundshëm të Covid

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot spitalin e e Traumës , i cili, sipas saj ka përballuar mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale gjatë muajve të epidemisë.

Manastirliu bën me dije se po vijon forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimit e situatës, për t’ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19,



“Me ekipin mjekësor të palodhur të këtij spitali, i cili ka përballuar mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale gjatë muajve të epidemisë, duke ofruar shërbimin e duhur për pacientët, me cilësi dhe siguri. Edhe gjatë vjeshtë-dimrit, në këtë spital do të përballohen urgjencat kirurgjikale të Tiranës .
#VIJON forcimi i kapaciteteve të sistemit shëndetësor për përballimit e situatës, për t’ju përgjigjur fluksit të mundshëm të gripit dhe COVID19, duke punësuar ekipet e reja mjekësore, me fuqizimin e aparaturat për shërbimet e terapisë intensive dhe dyfishimin e shtretërve për trajtimin spitalor të pacientëve me COVID19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Nëntë viktima dhe 98 të infektuar në Maqedoninë e Veriut/ Shkupi nën tension nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Greqi/ 6 viktima dhe mbi 250 raste të reja në 24 orë

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 98 persona të infektuar.

Mësohet se që nga dita e djeshme janë bërë 1404 testime, ndërsa kanë humbur jetën 9 pacientë.

Raportohet se mes personave që kanë humbur jetën janë edhe dy të rinj të moshave 29 dhe 23 vjeç.



Shqetësues është fakti që nga rastet e konfirmuara positive, 50 të infektuar janë vetëm në qytetin e Shkupit.

LEXO EDHE:  Video-Tentoi të vetëmbytej në det/ Policia shpëton 40 vjeçaren në Vlorë

LEXO EDHE:  Policia e implikuar me drogën/ Saimir Tahiri në dorë të Uashingtonit

Ndërkohë, shifrat e tjera janë në Kumanovë 6 raste, në Shtip 4, në Prilep 5, në Tetovë 7, në Strugë 3, në Veles 1, në Manastir 4, në Ohër 2, në Gostivar 1, në Strumicë 9, në Kriva Pallankë 1, në Koçanë 1, në Berovë 1, në Dellçevë 2 dhe Kërçovë 1./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndryshime në kodin e familjes/ Lejohet për herë të parë birësimi tek bashkëjetuesit dhe një person i vetëm

Publikuar

-

Nga

Ndryshime në kodin e familjes/ Lejohet për herë të parë birësimi tek bashkëjetuesit dhe një person i vetëm

Për shkak të vështirësive në procesin e birësimit të fëmijëve, Ministrinë e Drejtësisë  ka bërë ndyshime në Kodin e Familjes.

Për herë të parë do të lejohen birësimi i fëmijëve nga bashkëjetuesit që kanë bashkëjetuar për të paktën tre vite, por edhe nga një person i vetëm. Madje birësuesve do t’i lejohen disa birësime.

Risia tjetër qëndron edhe tek sjellja e një dispozite të re duke detyruar gjykatën dhe njësinë e mbrojtjes së fëmijës pranë pushtetit vendor për të informuar prindërit e fëmijës mbi qëllimin, kushtet ligjore dhe pasojat që do të sjellë pëlqimi për birësim.



Gjatë fjalës së saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se kjo nismë ligjore do të thjeshtojë procedurat burokratike për të garantuar më shumë siguri.

LEXO EDHE:  Polici i burgut në Berat rezulton pozitiv me Covid/ Infektohen dhe dy të tjerë

LEXO EDHE:  OBSH: Përhapja e koronavirusit po përshpejtohet nga të rinjtë

‘Kjo nismë ligjore vjen për të thjeshtuar procedurat burokratike dhe për të garantuar më shumë siguri, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të fëmijëve”, tha Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE