Connect with Us

Rama takon Mitsotakis/ Dalin pamjet nga darka, diskutohet edhe për çështjen e detit

Politikë

Rama takon Mitsotakis/ Dalin pamjet nga darka, diskutohet edhe për çështjen e detit

Publikuar

-

Rama takon Mitsotakis/ Dalin pamjet nga darka, diskutohet edhe për çështjen e detit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga darka e punës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Rama deklaron se Mitsotakis e mikpriti përzëmersisht, ndërsa thekson se marrëdhëniet mes dy popujve janë busulla drejt shkëlqimit të marrëdhënieve.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  PD jep alarmin/ Rama kërkon të vërë në kontroll universitetet

Rama ndodhet në Athinë për të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Ndërkohë mediat greke raportojnë se dy krerët e qeverive kanë diskutuar të gjitha çështjet mbetura pezull, përfshirë edhe çështjen e detit./ CNA.al

Rama në Athinë, në tryezë me Mitsotakis çështja e detit

 

Rama darkë pune me Mitsotakis/ Mediat greke: Do diskutohet për marrëveshjen e detit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përçarje në koalicionin opozitar?/ Mediu mesazh të fortë Bashës: Qytetarët duan të dintë çfarë ofron opozita

Publikuar

-

Nga

Edhe pse zgjedhjet e 25 prillit 2021 duan edhe pak muaj, duket se koalicioni opozitar, ende nuk ka asgjë të përcaktuar, sesi do të garojë në këto zgjedhje.

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka drejtuar një mesazh të fortë kreut të PD-së, ndërsa është shprehur se të gjithë duan të dinë se ku qëndron opozita shqiptare ndërsa shtoi se është nevoja e një platforme bashkë-qeverisëse.

Nga Shkodra, ku u takua me strukturat e PR, Mediu tha se është koha të organizohet politikisht e djathta për përfshirjen e aktorëve të tjerë të partisë në zgjedhje.

Më tej, ai theksoi se nëse do të jetë një, dy koalicione apo partitë do dalin më vete kjo do të vendoset më vonë. Ai shtoi se qytetarët kanë nevojë të dinë se çfarë ofron opozita.

“Unë jam në takim me strukturat e PR. Do diskutojmë për ato që do bëjë partia jonë. Duhen përfshirë energji të reja dhe njerëz të rinj. Brenda kësaj PR do përcaktojë edhe kandidaturat e veta edhe marrëdhëniet me koalicionet opozitar.

Të gjithë duan të dinë se ku qëndron opozita shqiptare. Ka nevojë për një platformë bashkë-qeverisëse. Variantet elektorale janë të gjitha të hapura për faktin se mendoj se ne duhet të maksimalizojmë votën duke përfshirë edhe të majtën edhe të djathtën. Ne do të shikojmë atë që është më racionale dhe më e mira për të fituar zgjedhjet. Kam thënë që nëse PR do të kishte 22 deputetë dhe Rama të ishte kryeministër dhe nëse PR do kishte 2 deputetë dhe Rama të ikë nga kryeministri do zgjidhja këtë të dytën.

Qëllimi është largimi i këtij regjimi të korruptuar. Unë jam dakord me atë që gjykoj që është e drejtë. Pretendoj se duhet të organizojmë politikisht të djathtën. Të mos jetë vetëm raporti i liderëve. Do jetë një, dy koalicione apo partitë do dalin më vete, kjo është një çështje që vlen për t’i diskutuar. Për herë të parë në historinë politike nuk kemi akoma kodin zgjedhor ndërkohë që partitë politike duhet të regjistroheshin prej 6 shtatorit.

Rama do të garantojë vjedhjen e zgjedhjeve me ligj. Vonesat janë përgjegjësi e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ai po i çon qytetarët në një konflikt të hapur. Unë jam i qartë me zotin Basha por dua të jem i qartë me veten time. Qytetarët kanë një pyetje se çfarë ofron opozita. Kemi një detyrë që t’i japim të djathtës shqiptare atë formë dhe atë marrëdhënie me qytetarët që e djathta të qeverisë. Sa më e fortë të jetë PD, aq më i fortë është koalicioni. Çdo lloj marrëdhënie që do krijonte dualizëm në koalicion, do krijonte problem në qëndrimin e PD, do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës”, tha Mediu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manastirliu thirrje Bashës/ Lëri planet e pikat, situata është serioze!

Publikuar

-

Nga

Manastirliu thirrje Bashës/ Lëri planet e pikat, situata është serioze!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, falënderoi nga foltorja e Kuvendit të gjithë qytetarët, që zbatuan vendimin e qeverisë dhe vendosën maskat ditën e sotme.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu iu drejtua me një thirrje opozitës jashtëparlamentare, duke i thënë t’i lërë planet e pikat, por të bashkohet, pasi kjo është një sfidë e të gjithëve dhe jo vetëm e qeverisë.

“Nëse ne duam të fitojmë betejën shëndetësore, që është beteja e parë ku detyrohemi të zbatojmë rregullat për ta fituar, nuk duhet të lëmë pa zbatuar masat. Janë ndryshime ligjore shumë të mirëpritura në këtë kohë pandemie, pasi vendosin disa baza të mira për forcimin e instrumenteve ligjorë për mbrojtjen e grave. Nëse do të ketë problematika nëpër gjykata, është policia që ndërhyn për çdo rast të dhunës. Vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit. Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë. Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve. Duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën. Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë”, deklaroi Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Ramës/ Skamja e shqiptarëve, për ty është dasëm

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2020/10/15/kryeministri-nuk-heq-dore-nga-inceneratoret-rama-bashes-po-pastrohen-halete-gjigante/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili vijon të mbrojë aferën korruptive të koncesionit të inceneratorëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se pas çdo dhimbje dhe skamje të shqiptarëve, fshihet një vjedhje e Ramës.

“Dhimbjet e shqiptarëve që ke zhytur në skamje e nuk kanë mundësi as për ilaçe, shëndetësia në kolaps, ekonomia në krizë, zbrazja e vendit nga rinia për ty është dasëm o hajduti i mafias së plehrave. Pas çdo dhimbje dhe vuajtje të shqiptarëve qëndron një vjedhje e jotja.”-shkruan Basha./ CNA.al

Kryeministri nuk heq dorë nga inceneratorët/ Rama-Bashës: Po pastrohen haletë gjigante

LEXO TE PLOTE