Connect with Us

Rama në Athinë, në tryezë me Mitsotakis çështja e detit

Politikë

Rama në Athinë, në tryezë me Mitsotakis çështja e detit

Publikuar

-

Rama nesër në Athinë/ takim “kokë më kokë” me kryeministrin grek Mitsotakis

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të takohet sot në mbrëmje në Athinë me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin është parashikuar një darkë pune.

Zoti Rama ndodhet në kryeqytetin grek për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të organizuar nga Qeveria greke dhe revista The Economist. Takimi i mbrëmjes me kryeministrin Mitsotakis, vjen në një moment kur Greqia ka deklaruar se synon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon deri në 12 milje.

Vendimi i saj rihapi debatet e vjetra mbi një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për përcaktimin e kufijve detarë dhe zonave ekonomike eskluzive. Kryeministri Rama foli për një të drejtë që Greqisë I njihet nga Konventat ndërkombëtare, duke saktësuar se ajo nuk ka lidhje me përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve.

Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis. Një gjë të tillë e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke, ndërsa njoftoi se çështja e detit do të jetë temë e bisedimeve Të mbrëmjes së sotme me zotin Rama.

LEXO EDHE:  Nga Ben Andoni/ Rama po u tërhoq i jep fundin PS, Basha po s’hyri i jep fundin PD-së

Vizita e kryeministri shqiptar në Athinë, u parapri në fundjavë nga një takim që ai pati në Turqi me presidentin turk Tayp Erdogan, vendi i të cilit është përfshirë në një përplasje të hapur me Greqinë, pikërisht për ujërat detare që dy vendet ndajnë me njëri tjetrin./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Katër gënjeshtrat e Ervin Salianjit/ Humbi qarkun, bashkinë, komunën dhe fshatin e tij

Publikuar

-

Nga

Katër gënjeshtrat e Ervin Salianjit/ Humbi qarkun, bashkinë, komunën dhe fshatin e tij

Ish-deputeti Ervin Salianji, i përjashtuar nga komisioni Ruli-Luli ka reaguar fort ditët e fundit në lidhje me largimin e tij nga listat zyrtare.

Për më tepër ka filluar edhe një lëvizje kundër Lulzim Bashës, për t’i bërë presion këtij të fundit që mos të guxojë ta largojë.

Nga ana tjetër ai ka sjellë publikisht edhe argumentin se me të si udhëheqës politik, qarku i Korçës, Bashkia dhe zonat e tjera kanë pasur rezultate të shkëlqyera.

Në fakt ai që shkëlqen është vetëm dështimi i Ervin Salianjit, në mënyrë spektakolare, edhe në qark, edhe në Bashkinë Maliq, edhe në komunën e Lozhanit. Kjo e fundit vendlindja e Ervinit, e cila për disa mandate është drejtuar nga babai i tij, Bujar Salianji.

Le të shohim faktet më poshtë sipas tabelës:

Në vitin 2017, që pretendon Ervini, PD-ja ka gati 6 mijë vota më pak në qark, sesa në vitin 2013. Por, theksojmë këtu se logoja e PD-së në vitin 2017 ka pasur edhe aleatët. Që do të thotë se PD-ja në 2017 ka qënë në koalicion me parti të tjera, por me siglën e saj.

Po të marrim rezultatin e 2013-ës si koalicion, PD-ja ka rreth 14 mijë vota më pak.

Sipas të dhënave te KQZ, në vitin 2017, PD dhe aleatët e saj kanë marrë 56 mijë vota. Ndërsa në vitin 2017, kur qarku i Korçës drejtohej nga Ervin Salianji, 42 mijë vota.

Këto janë shifrat e qarkut Korçë. Pra, si koalicion janë 14 mijë vota më pak. Gjithashtu vetëm PD si logo ka 5 mijë vota më shumë në vitin 2013, sesa koalicioni i PD në vitin 2017.

Shkojmë dhe shohim rezultatet e Bashkisë Maliq, në qarkun e Korçës.

Në vitin 2013, sërish po i marrim diferencat me sigël, nuk po i marrim diferencat me koalicione, se nuk del llogaria fare, për të mos thënë që del e frikshme.

Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste në vitin 2013, ka rreth 11 mijë vota dhe në vitin 2017 ka rreth 13 mijë vota. Pra, është rritur me gati dy mijë vota.

Ndërsa Partia Demokratike, e vetme në vitin 2013, ka 8 900 vota dhe në vitin 2017 ka 7 400 vota.

Pra, nga viti 2013 në vitin 2017, diferenca është minus 1 500 vota.

LEXO EDHE:  Gazetari sulmon Ramën/Ide perverse për ministrat, gangsterë e të fortë në qeveri

LEXO EDHE:  Basha i vendosur: Nuk ka shanse të ulem në tryezë me Ramën për...

Pra, socialistët janë rritur me dy mijë vota, ndërsa PD-ja është ulur me 1 500 vota.

Ky është rezultati i Ervin Salianjit në Bashkinë e Maliqit.

Ashtu si rezultati i mësipërm në qarkun e Korçës, ku diferenca nga 2013 në 2017 ishte rreth 5 mijë vota si logo dhe rreth 14 mijë vota, si koalicion.

Tani të shkojmë në një detaj të tretë, pra gënjeshtra e tretë e Ervin Salianjit, e cila ka të bëjë me komunën Lozhan. Ose e quajtur ndryshe, njësia administrative Gorë. Ku ka lindur Ervini dhe ku ka qënë kryetar babai i tij, për disa mandate.

Në vitin 2013, Partia Demokratike e ka fituar këtë komunë ku votojnë rreth 900 vetë, me plus 100 vota. Pra, e gjithë komuna është thuajse sa një qendër votimi në Tiranë. Apo në Korçë.

Dhe PD-ja e ka fituar me rreth 100 vota në vitin kur dilte në opozitë.

Ndërsa në vitin 2017, kur kjo njësi administrative drejtohej nga Ervin Salianji, pra ishte ai kandidat për deputet, bashkë me babain e tij, Partia Demokratike ka 415 vota, dhe PS 548 vota.

Pra, në vitin 2017, PD-ja si koalicion ka minus 133 vota. Dhe ajo që bie në sy është që janë humbur të gjitha qëndrat e votimit. Vetëm një qendër votimi është fituar me një votë dhe një tjetër me tre vota.

Ervin Salianji ka humbur edhe në fshatin e tij, jo vetëm në komunën e Lozhanit.

Pra, këto janë tre gënjeshtrat me fakte. Kush do ta mbajë Ervinin si lider dhe udhëheqës i madh, aty e kanë, le ta rikthejë dhe ta vendosë jo në krye të qarkut të Korçës, por po të dojë edhe në krye të listës së Shqipërisë.

Por, shifrat krahasuar 2013 me 2017, Ervini është një humbës i katërfishtë, në fshatin e tij, në komunën e tij, në Bashkinë e tij dhe në qarkun e tij./ CNA.al

E lanë jashtë listës/ Salianji protestë kundër Rulit e Bashës në Korçë

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”/ Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët, ja shifrat e KQZ-së

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Me krahë të lehta, Lul!”/ Patozi ironizon Bashën: E ke nisur fuqishëm betejën

Publikuar

-

Nga

“Me krahë të lehta, Lul!”/ Patozi irnozin Bashën: E ke nisur fuqishëm betejën

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha, pas sulmit në një shkrim të publikuar nga Rilindja Demokratike, ku Patozi, Topalli, Murrizi dhe Hajdari, cilësohen si “kukulla” të Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi shkruan se ndërsa PS është në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, Basha është në fushatë për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj.

Me krahë të lehta, Lul!

1-PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë.

2-Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër.

3-Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj.

Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë! Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin.”-shkruan Astrit Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos fut hundët në punët e ekspertëve”/ Rama i përgjigjet ashpër Metës: Shiko punën që ke

Publikuar

-

Nga

“Kjo është komedia e një marrëzie”/ Rama i përgjigjet Metës: Po bëhesh gazi i botës

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra thirrjes së presidenitit Meta për rishikimin e masave ndaj Covid.

Rama thotë se Meta nuk ka asnjë kompetencë të ndërhyjë në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore.

Kryeministri thekson se rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe duhet të shmanget me çdo kusht një mbyllje të re.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh! Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta! Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, shkruan Rama në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE