Connect with Us

Rama darkë pune me Mitsotakis/ Mediat greke: Do diskutohet për marrëveshjen e detit

Aktualitet

Rama darkë pune me Mitsotakis/ Mediat greke: Do diskutohet për marrëveshjen e detit

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në panelin e forumit të “Economist” për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, me tematikë reformat, investimet, ekonomia.

Ndërkohë mediat greke reportojnë se kryeminsitri Rama do të takohet në një darkë pune me kryeministrin Mitsotakis, ku sipas tyre në  do të diskutohen të gjitha çështjet mbetura pezull.

Një nga çështet që hapi shumë polemika në vendin tonë ishte deklarata e kryeministrit grek i cili  tha se kishte për qëllim të zgjerohej 12 milje.

LEXO EDHE:  Gazetari leksion Ramës/ Tre masat urgjente që të shmanget gremina

Por pas këtij takimi pritet të hidhen themelet për marrëveshjen e detit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Premtonte punësim kundrejt pagesës deri në 10 mijë euro/ Policia arreston 70-vjeçarin

Publikuar

-

Nga

Një 70-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Mallakastërs, pasi ka mashtruar shumë qytetarë të Ballshit se do i punësonte në këmbim të një shume parash. Përmes operacionit të koduar “Premtimi”, blutë e këtij qyteti kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Operacioni nga  Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier. Prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën e ndërtimit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 70-vjeçari nga Kruja. 

Sekuestrohen dokumente, deklarata noteriale dhe një shumë parash. Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në qytetin e Ballshit, një shtetas po mashtronte qytetarët duke iu premtuar t’i punësonte në një firmë private kundrejt shumave të ndryshme lekësh, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Premtimi”.

 Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 70 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, i proceduar më parë dy herë për të njëjtën vepër penale (“Mashtrimi”). Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t’i punësonte.

 Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, njofton policia. CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dje u riatdhesuan nga Siria/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Publikuar

-

Nga

U riatdhesuan nga Siria një ditë më pare/ Katër fëmijët dhe Floresha Rasha nisin procesin e rehabilitimit

Katër fëmijët e riatdhesuar dje nga kampi Al-Hol bashkë me Floresha Rashën kanë nisur sot procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri.

Mësohet se është ngritur një grup pune i përbërë nga disa institucione, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.

Aktualisht secilit prej të riatdhesuarve i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi i RD ndaj partive të reja/ Ironizon gazetari: Duket si burri që përflet ish-bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Gazetari Fatos Hakorja, ka reaguar në lidhje me sulmet publike, që gazeta Rilindja Demokratike, ka bërë ndaj Jozefina Topali, Astrit Patozit, Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.

Në një postim në rrjetet sociale, Fatos Hakorja shkruan se tashmë këta persona janë ndarë nga PD prej kohësh dhe secili prej tyre ka jetën e tij politike.

Po ashtu ai ironizon sulmet e RD-së, ndërsa shkruan se këto janë si historia e një burri që përflet nëpër tavolina ish-bashkëshorten.

PD, Topalli e Patozi janë ndarë prej kohësh.

Secili prej tyre kërkon jetën e vet politike.

Ndaj Ky sulm i njërës palë ndaj të tjerëve është si historia e atij burrit të divorcuar që përflet ish-bashkëshorten në tavolinat e shokëve, për shkak se ajo po jeton një jetë krejtësisht të sajën.

P.s: ndonjë tjetër në foto, në mos kukull, mund ta etiketoniit si marionetë, sepse ka bërë lojën e mazhorancës që nga dita e djegies së mandateve dhe e ka mbështetur atë me votë e me akte të tjera politike e publike.”-shkruan gazetari Fatos Hakorja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE