Connect with Us

Plas te Luftëtari/ Ekipi refuzon të dalë në stërvitje, ja arsyeja

Sport

Plas te Luftëtari/ Ekipi refuzon të dalë në stërvitje, ja arsyeja

Publikuar

-

Luftëtari në mëshirë të fatit, lojtarët bojkotojnë stërvitjen e sotme pasi drejtuesit janë “zhdukur” dhe nuk po i japin asnjë zgjidhje situatës.

“Panorama Sport” zbulon se unanimisht skuadra ka vendosur të mos dalë në të dyja seancat e parashikuara për sot, ndërkohë që ka munguar në Gjirokastër edhe vetë trajneri serb, Marko Jovanoviç.

Ky i fundit ka sqaruar se ka udhëtuar në vendlindje për shkak të një problemi familjar, ndërsa lojtarët duke mos parë asnjë reagim nga klubi për çështjen e financave nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje derisa të sqarohen nga presidenca.

Luftëtari merr pjesë këtë sezon në Kategorinë e Parë dhe nisur nga problematikat e mbartura që ka prej borxheve të shumta, tashmë e ka të vështirë të ndërtojë një ekip pretendent për t’u rikthyer shpejt në elitë, paçka se drejtuesit kanë premtuar gjëra të tjera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

I duhet patjetër/ Trajneri i Ferenvaroshit detyrohet të gënjejë për të patur Uzunin në fushë

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni do të realizonte ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në “Champions League”, teksa do të mbërrinte kaq larg me Ferencvaroshin. Sulmuesi do të vinte te Kombëtarja dhe ku kishte gjithë vëmendjen si lojtari më në formë, por do të largohej për shkakun e një dëmtimi.

Teksa po rikthehej dhe përgatitej për Barcelonën, vjen lajmi që Uzuni nuk dëshironte. Myrto u infektua me Koronavirus dhe kjo është shpërndarë gjerësisht nga mediat shqiptare. Një pasqyrim që në fakt mund t’i hapi shumë telashe tanimë sulmuesit kuqezi, pasi te Ferencvaroshi ishin duke menduar një skemë për t’i shpëtuar dënimit dhe që do të ishte më e mira për Uzunin.

Për ta thënë më thjeshtë, në Hungari ekziston një ligj i pakuptimtë atje ku çdo lojtar që rezulton pozitiv me Koronavirus, duhet që të qëndrojë për 1 muaj larg fushave të blertë. Ndërkohë që organizata botërore shëndetësore e ka përcaktuar 14 ditëshin mëse të mjaftueshëm nëse merret përgjigja e dytë negative.

Ashtu siç do të ndodhte edhe me Zlatan Ibrahimoviç që do të kthehej dhe do të vendoste derbin kundër Interit, pasi mposhti në fillim pandeminë. E pikërisht për këtë arsye ekipi hungarez nuk ka bërë asnjë publikim zyrtar se Myrto Uzuni është infektuar me Koronavirus.

Në Hungari mendojnë që ta fshehin këtë çështje në mënyrë që pas daljes së testit negativ, sulmuesi shqiptar të rikthehet menjëherë në fushë. Kjo u kuptua më së miri në fjalët e trajnerit të Ferencvarosh pas ndeshjes, Rebov, i cili u shpreh: “Uzuni ka munguar në ditën e sotme(dje) pasi është i dëmtuar. Ne urojmë që të kthehet sa më shpejtë”. Në këtë mënyrë lojtarit kuqezi nuk do t’i ikin edhe dy ndeshje të tjera nga “Championsi”, por mund të kthehet kundër Juventusit dhe të humbasi vetëm Dinamon e Kievit.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ndeshja me Milanin, trajneri i Romës i lë Ibrahimoviçit Kumbullën

Publikuar

-

Nga

“Ishte shumë e rëndësishme ta nisnim me një fitore në Europë, por në këtë kompeticion ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Tani dua që i gjithë përqendrimi ynë të spostohet te ndeshja me Milanin”.

Në këtë mënyrë, Paulo Fonseka, karikon futbollistët e tij, pas një fitoreje me përmbysje në Zvicër, kundër Jang Bojsave, ndonëse dueli i të hënës në kampionat, përballë kuqezinjve që dinë vetëm të fitojnë ka një peshë tjetër, madje mund ta mbajë pezull edhe fatin e pankinës së trajnerit verdhekuq.

“Do bëj 9 zëvendësime edhe me Milanin? Ta shohim, ku i dihet, kemi disa ditë që ta mendoj këtë, – qesh Fonseka, i pyetur lidhur me rrotacionin e gjerë që bëri dje në Bernë. – E vërteta është që unë kam shumë besim te të gjithë futbollistët e mi dhe ky rrotacion ishte disi i detyruar edhe nga fakti se përpara kemi një ndeshje shumë të vështirë si ajo me Milanin.

Ndoshta, gjërat ndaj Jang Bojsit nuk na ecën shumë mirë që në fillim, ndoshta skuadra e ndjeu disi peshën e zëvendësimeve të shumta, por me zëvendësimet gjetëm ekuilibrin e duhur, Xheko dhe Mikhitarjan bënë diferencën, duke shpikur edhe pasimet për golat që sollën fitoren tonë. Jam shumë i lumtur për këtë rezultat, jam shumë i lumtur për Spinacolën që bëri një ndeshje fantastik, jam gjithashtu i kënaqur edhe për Kumbullën që realizoi.

Më pëlqyen dhe disa nga lojtarët që kanë luajtur shumë pak deri tani, ndaj shpresoj që kjo fitore me përmbysje të jetë një stimul për të gjithë ne”. Ndeshja me Milanin tremb jo vetëm si rrjedhojë e mjaft mungesave të rëndësishme në formacion, për shkak dëmtimesh, por edhe për ecurinë që po shfaq rivali kuqezi, i cili jo vetëm në kampionat, por edhe në Europë duket se nuk njeh kundërshtarë për momentin. Dhe për më tepër pyetja normale që i bëhet Fonsekës është:

“Kush do ta markojë Ibrën, nëse gjiganti Smolling nuk ia del? E thashë edhe më parë, unë kam besim të plotë te të gjithë lojtarët e mi. Ndoshta për momentin kemi pak lojtarë në dispozicion, por në mbrojtje edhe nëse Smolling nuk ia del, për të mbajtur Ibrahimoviçin kam besim të plotë Kumbulla, por edhe Ibanjez e Mançini janë drejt kapjes së formës optimale”, përfundoi trajneri.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Real Madridi, Zidane drejt shkarkimit

Publikuar

-

Nga

Dy humbjet e fundit, në kampionat ndaj Kadiz dhe në Champions ndaj Shahtjorit, kanë trazuar ujërat te Reali i Madridit. Pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve, presidenti i klubit, Florentino Perez, ka zbritur menjëherë në dhomat e zhveshjes për tu përballur me lojtarët, diçka që nuk ndodh shpesh te klubi madrilen.

Kjo tregon edhe njëherë se situata te Reali nuk është aspak e qetë. Për këtë arsye, kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e Zinedin Zidanit nga drejtimi i skuadrës. Dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Barcelonës në “El Clasico” dhe ajo ndaj Myshengladbah në Ligën e Kampioneve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit francez.

Në rast se edhe në dy ndeshjet e ardhshme nuk arrihen rezultate pozitive, atëherë mundësitë që Zidan të shkarkohet janë të mëdha. Madje thuhet se Perez e ka gati edhe zëvendësuesin. Një tjetër legjendë e klubit si Raul Gonzalez do të ishte zëvendësuesi i Zidanit, në rast shkarkimi të këtij të fundit.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara:
Champions League/ Bayerni pa mëshirë ndaj Atleticos, Interi i shpëton humbjes

Janë luajtur mbrëmjen e sotme, gjashtë sfidat e xhiros së parë në grupet e Champions League. Bayerni e nis atje ku e la: te goleada....

Champions League/ Barcelona shkatërron Ferencvaroshin, United shtang PSG-në

Janë mbyllur edhe 6 sfidat e tjera të ditës së parë për Ligën e Kampioneve. Barcelona ka fituar thellë me Ferencaroshin, ndërsa Manchester United ka...