LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas takimit me ambasadorët/ Opozita bën lëvizjen e radhës

15 Shtator 2020, 14:52, Politikë CNA
Pas takimit me ambasadorët/ Opozita bën lëvizjen e radhës

Pas takimit me ambasadorët, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik.

Mësohet se më këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR

?Të nderuar kolegë, Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë: Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00. Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme. Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili?, thuhet në njoftimin e opozitës.

Kjo kërkesë vjen pas takimit që u zhvillua në selinë e PD-së ditën e sotme. Mësohet se në takim kanë qenë të pranishëm ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori britanik Duncan Norman, ndërsa në vend të ambasadores amerikane Yuri Kim ka shkuar zëvendësja Leyla Moses Ones./CNA.al

Lajmet e fundit nga