Connect with Us

Pallati i dëmtur nga tërmeti u klasifikua i banueshëm/ Banorët e Durrësit kallëzojnë në SPAK, Vangjush Dakon

Sociale

Pallati i dëmtur nga tërmeti u klasifikua i banueshëm/ Banorët e Durrësit kallëzojnë në SPAK, Vangjush Dakon

Publikuar

-

Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit kanë depozituar në SPAK një kallëzim penal për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, kryetaren aktuale Emiriana Sako, Sekretarin e KKRT Adhurim Qehajaj dhe firmën Ndergjoni SHPK.

Pallati sipas banorëve është dëmtuar që nga tërmeti i parë i shtatorit, por ai i 26 nëntorit 2019 e bëri atë tërësisht të pabanueshme. Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar këtë pallat të rikuperueshëm me 46 % të buxhetit të ndërtimit të tij, ndërsa banorët ndihen të tmerruar të hyjnë dhe jetojnë në atë pallat ku shprehet se sipas vlerësimit të kompanive private aij pallati i janë këputur kolonat dhe është i pabanueshëm. Banorët kërkojnë shembjen e tij dhe ndërtimin e një pallati të ri.

Avokati i banorëve Baftjar Rusi ka kërkuar shembjen e pallatit pasi është i pariparueshëm dhe rrezikon jetën e tyre.

“Ky pallat ka pasur probleme që nga tërmeti i parë i shtatorit, ndërsa ai i nëntorit e ka dëmtuar totalisht duke goditur kolonat mbajtëse dhe këputjen e tyre. Banorët e Institutit e Ndërtimit me një ekip me 8 veta e nxjerr këtë pallat të rikuperueshëm dhe duhet 46 % e investimit të ndërtimit të pallatit. Pallati nga çasti në çasti mund të shembet dhe duket si një rrënojë mbi paterica. Një lëkundje mbi 4 ballë mund të hedhë në tokë atë. Jemi para veprave penale të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdormi i detyrës, korrupsioni, ndërtimi i paligjshëm, tortura, janë 10 vepra penale të sugjeruar SPAK. Ne kallëzojmë ish strukturat e bashkisë Durrës që ka lëshuar këtë leje ndërtimi, ish kryetari i bashkisë, etj. Nga 10 kate që kishte lejen e ka bërë 14 kate dhe ka bërë dhe garazhde. Këto banorë po torturohen sërish të hyjnë brenda atij pallati që po shembet”, tha avokati./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

U kthye nga kampi i “ferrit” bashkë me fëmijët/ Gazetari zbulon si u plagos Floresha Rasha me snajperi

Publikuar

-

Nga

U kthye nga kampi i “ferrit” bashkë me fëmijët/ Gazetari zbulon si u plagos Floresha Rasha me snajperi

Gazetari Muhamed Veliu i cili ka ndjekur nga afër të gjithë operacionin për kthimin e 4 fëmijëve parë të dalë nga kampi Al-Hol, ka zbuluar detaje të reja edhe në lidhje me plagosjen e Floresha Rashës në Siri.

Veliu tha se ajo ka marrë në kofshë 2 plumba snajperi, ndërsa ka humbur dhe të bijën adoleshente nga bombardimet në zonë.

Më tej Veliu shtoi se Floresha është martuar gjithsej 3 herë, por të 3 burrat i janë vrarë nga lufta.

“Ajo ka qenë duke ecur në rrugë. Është plagosur nga një snajper. I kanë ndodhur disa fatkeqësi. E bija e saj 16-vjeçare ka ndërruar jetë nga një bombardim nga ajri. Snajperat janë për të goditur. Se kë e zgjedhin ata. ISIS në një krah, sirianët në krahun tjetër, ajo ka qenë në mes. Ka dy plagë të rënda në kofshë. Ka bërë dy ndërhyrje në Siri dhe nuk janë të mjaftueshme. Ka humbur bashkëshortin. U martua dhe dy herë të tjera, por dhe këta dy burra kanë humbur jetën.

LEXO EDHE:  2 javë pas tërmetit/ Manastirliu tregon gjendjen e të plagosurve: I kemi dhënë rëndësi trajtimit psikologjik

LEXO EDHE:  Dridhet toka në Amerikë/ Regjistrohet një tërmet 6 ballë

Fëmijët flasin shqip. Situata e Endri Dumanit ishte më e mirë krahasuar me djalin e Floreshës. Te Endri Dumani shikoje që ishte i qeshur dhe i shkujdesur, ndërsa Amari i zhytur në një botë në thellësi mendimesh, nuk fliste me askënd. Amari është mbajtur nga kurdët i izoluar, në një shkollë që kurdët e cilësonin si një shkollë riedukimi”, tha Veliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u nda nga jeta kleriku Atë Todi Jovani.

Mësohet se Atë Todi Jovani ka humbur betejën me koronavirusin dhe është ndarë nga jeta në moshën 71 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Mitropolia e Shenjtë e Korçës, teksa deklaron se Atë Todi Jovani ka shërbyer për 30 vjet në qytetin e Pogradecit, që nga koha kur u hapën kishat.

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe Bashkia e Pogradecit, e cila shpreh ngushëllimet për humbjen e tij.

LEXO EDHE:  Gjendet i pajetë emigranti në Durrës

LEXO EDHE:  Aksioni nga SHÇBA në Durrës/ Arrestohen 17 policë

Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të At Todi Jovanit në moshën duke luftuar me sëmundjen e Covid 19.

Bashkia Pogradec dhe Kryetari z. Ilir Xhakolli shprehin ngushëllimet e sinqerta për familjen mbi këtë largim të parakohshëm të njërit prej predikuesve të paqes dhe dashurisë në qytetin tonë. Qofsh i parajsës!”, thuhet në deklaratën e bashkisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Infektohen me Covid 7 mësues në Korçë/ Pezullohet mësimi

Publikuar

-

Nga

Infektohen me Covid 7 mësues në Korçë/ Pezullohet mësimi

Shtatë mësues të Shkollës 9 vjeçare “Sotir Gura” në Korçë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mësohet se edhe mësuesve të tjerë të kësaj shkolle, iu është marrë tamponi, dhe deri në rezultatin e tyre ata do të qëndrojnë të vetëizoluar, raporton ABC news,

Ndërkaq, bëhet me dije se nesër nuk do të zhvillohet mësim në këtë shkollë pasi gjithë godina do ti nënshtrohet dezinfektimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE