Politikë
Nishani replikë ish-ministres Shahini/ Nxorri në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas deklarimeve të ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila u shpreh se opozita e kishin sulmuar për shkak të dialektit.
Me anë të një stausi në rrjetet sociale Nishani theksoi se Shahini ishte pjesë e nje qeverie që nxorri në shitje trojet e Kosovës.
“Nuk është dialekti i Kosovës që e bën të përçmuar marksisten ish-Ministre e Arsimit, por gjuha e helmatisur e guzhinës shqiptarofobe të çetnikëve serbë që rrjedh nga goja e qyqarëve të keqpërdorur, si ajo!
Anëtarja e qeverisë që nxori në shitje trojet e Kosovës, nuk lahet dot nga llumi i tradhëtisë historike.
Opozita e sotme në Shqipëri është kampione e çështjes kombëtare në tërësi dhe vlerave të Kosovës në veçanti.
Sepse ajo është krijuar si e tillë, ka sakrifikuar për atë dhe nuk do të reshtë kurrë të përballet për të”, shkroi ish-presidenti.