Connect with Us

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Sociale

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Publikuar

-

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Janë të strehuar në shtëpi por ende nuk kanë marrë dokumentin e pronësisë. Kjo është historia e 3 familjeve nga Thumana, të cilave tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi banesën dhe u mori njerëzit e dashur. Shpresa e tyre ishte që në fund të vitit të kishin përfunduar procedurat, por kjo nuk ndodhi.

“Isha në punë roje natën. Kur shkoj unë tu zbardh dita, gjej gruan veç kishte kokën e zënë, e shtyp, edhe këtë çunin e kishte mbajt këtu, tu e mbajt që ta shpëtoj. Çuni më trembet gjithë natën”, tha Fehmi Vata , banor i pallateve të shembura Thumanë.

Fehmi Vata, humbi tragjikisht bashkëshorten dhe njërin nga nipërit e tij në tërmetin e 26 nëntorit, teksa fatmirësisht dolën të gjallë nga rrënojat nusja e djalit dhe nipi tjetër.  Fillimisht familja e tij u strehua në një banesë sociale, por ende pas 10 muajsh nuk ka marrë në dorë dokumentin e pronësisë për apartamentin ku jeton.

“Dhe tani na kanë lënë këtu. S`na lënë të shkojmë askund, as na kanë dhënë letra, asgjë, veç na kanë fut aty. Unë kam pas pallatin, hyrjen me letra. Të na jepnin një pallat të rregullt, jo këtu. Këtu ne s`mund të jetojmë më”, shtoi ai.

Santiliano Vata ishte mrekullia e atij mëngjesi. Ai arriti të nxirrej i gjallë nga rrënojat pasi gjyshja e kishte mbrojtur me trupin e saj, ndërsa i vëllai Rolejdi 7 vjeç, nuk jeton më. Krenohet me çantën e shkollës teksa tregon se është ajo që ka pasur në Thumanë.

Banesa e familjes së tij ndodhej në katin e katërt. Pas tërmetit të orës 3 ata kishte zbritur tek familja Cara në katin e parë, për të dalë sa më shpejt nga pallati në rast të një tërmeti tjetër. Fati donte që pjesa e pallatit të familjes Vata të mos shembej, ndërsa ajo e familjes Cara po.

Pas ngjarjes, babai i Santilianos dhe Rolejdit ka hyrë me fadromë në shtëpi nga ku ka marrë çantat e të dy djemve, një prej të cilave në këtë vit të ri shkollor, nuk do të përdoret më.  Haxhi Kabili humbi tragjikisht në tërmetin e 26 nëntorit vajzën e tij, Aderinën.

“Vajza ka qenë 21 vjeçe, ka qenë në punë . Ka pas punuar në fabrikë këpucësh. Dy sekonda ka pas, sa jam ngrit nga divani, kam kap dorezën e derës së kuzhinës, përfundoi gjithçka. Më kanë pas mbuluar materialet, i kam nxjerrë avash me dorë, se kam qenë kështu në një hapësirë”, u shpreh Haxhi Kabili, i mbijetuar nga tërmeti.

Haxhiu e ka marrë dëmshpërblimin financiar të përcaktuar, por pengu i tij është qëndrimi në një pallat që ishte i pabanueshëm nga tërmeti i mëparshëm i shtatorit.

“Po, na dhanë dhjetë milion lekë të vjetra. Pallatet kanë qenë prish me tërmetin e shtatorit, kanë qenë dëmtuar shumë.  S`pyeti kush. S’e menduam, kisha shkuar për të ndenjur në një shpellë e nuk kishe ndenjur aty”, tha ai.  

Të njëjtën histori si Fehmiu dhe Haxhiu tregon edhe Klotilda Greku, e cila humbi bashkëshortin dhe dy prindërit e tij. Ajo kërkon një punë për veten dhe për vajzën e saj, jo ndihma financiare.

LEXO EDHE:  Ushtrimet fizike ju ndihmojnë për të qetësuar dhimbjen e kokës

 “Shumë e vështirë, siç mund të jetë dhe pa praninë e kryefamiljarit.Duhet të mendoj për gjithçka, duhet të gjej punë, të punoj vetë që të rris vajzën. Puna është gjëja më e nevojshme. Nuk kërkoj asgjë tjetër, as lëmoshë, as të më mbajnë me ushqime. Vetëm të punoj”, tha ajo.

Në pallatin e familjes Vata, Kabili dhe Greku në Thumanë humbën jetën nën rrënoja 18 persona.  Në lidhje me statusin ligjor të banesave ku janë strehuar familjet e viktimave të Thumanës, Euronews Albania kërkoi informacion pranë zyrës së administrimit të banesave sociale. Sipas tyre, pajisja me dokumentacion pronësie për këto familje është ende në proces. /Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikohet për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Suprizat e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në zonën e verilindjes.

Konkretisht priten reshje të dobëta në qarkun Kukës dhe lokalisht të dobëta në gjysmën e qarqeve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim dhe shpejtësi 1-8m/s dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në 12-15m/s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luljeta Bozdo shpjegon arsyet/ Pse shqiptarët s’duhet të tremben nga tërmeti në Turqi

Publikuar

-

Nga

Luljeta Bozo shpjegon arsyet pse shqiptarët s’duhet të tremben nga tërmeti në Turqi

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozdo tërmetin e ndodhur në Turqi këtë të premte e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë. Profesoresha gjatë intervistës në Euronews Albania tha nga ana tjetër se nuk ka vend për panik në vendin tonë.

“Është një fenomen periodik që ndodh për shkak të reaksioneve të mëdha që çlirojnë energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor dhe që gjejnë momentin për t’u çliruar në periudha të caktuara kohore”, u shpreh inxhinierja.

“Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike”, shtoi znj. Bozdo.

Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus. “Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si COVID-19 që përhapet. Nuk është virus është fenomen fizik i cili ka kohën e vet”, tha ajo.

Inxhinierja duke iu referuar studimeve bërë dhe një parashikim të përafërt se, kur Shqipëria është e rrezikuar nga një tjetër tërmet i fortë si ai i viti të kaluar. “Nga studimi i kryer pas tërmetit të 1979 në Mal të Zi, 6.9 magnitudë u bë një studim mund të përsëritet në një periudhë kohore 35-40 vjet dhe faktikisht vajti 40 vjet fiks. Kjo do të thotë se një tërmet tjetër si ky i nëntorit do të kemi pas 35-40 vjetësh me afërsi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, znj. Bozdo shtoi se, “njerëzit duhet të jenë të përgatitur për dy gjëra, e para jemi zonë sizmike dhe do të kemi gjithmonë tërmet, jo kaq të fuqishme sepse që të çlirohet kjo energji do një periudhë kohore që të akumulohet. E dyta, ka shumë rëndësi që të dimë ku të ndërtojmë dhe si të ndërtojmë. Tërmetin nuk e kemi në dorë, ndërtimet po”.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Tërmeti nuk shembi Tiranën mbrëmë, por groposi gazetarinë

LEXO EDHE:  Dita e Pavarësisë/ Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo: Qëndrojmë pranë jush në kohë të vështira

Ajo vlerësoi organizimin e ekipeve të kërkim shpëtimit në Turqi pasi në më pak se, 7 orë kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat rreth 500 persona të shpëtuar. Duke komentuar pamjet që vijnë nga Izmiri, znj. Bozo tha se shembja e tillë e menjëhershme mund të ketë ardhur për shkak të deformimit të jashtëzakonshëm të truallit ose mund të pasur problem në projektimin e ndërtesave.

“Kur energjia çlirohet afër sipërfaqes zona që dëmtohet më shumë është afër epiqendrës së tërmetit. Kurse ku shkon në shumë thellësi dëmtohen më shumë apo larg epiqendrës”, u shpreh znj. Bozdo.

“Në tërmetin e 26 nëntorit ne do të kishim gjysmën e dëmeve nëse do të ishin ndjekur rregullat teknike në projektim dhe zbatim dhe në kontrollin e cilësisë materiale. U bën një shkelje flagrante e këtyre rregullave. Mendoj se është rregulluar në njëfarë mase por ka ende nevojë”, përfundoi inxhinierja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Pas spitaleve COVID, hapim rajonalët”/ Tomini tregon çfarë do ndodhë me lokalet në bllok

Publikuar

-

Nga

Covid në Shqipëri/ Shefja e epidemiologjisë: Shumë shpejt do të hiqet ritestimi

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar autoritetet vendase që të ndërmarrë hapa të tjerë drejt parandalimit të përhapjes së saj. Ndërkohë që dje u komunikua se po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut, drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim.

“Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen” – tha Tomini.

Në një intervistë për Report Tv, Tomini deklaroi se rritja e numrit të rasteve për 100 mijë banorë ka pësuar rritje në 131 gjatë 2 javëve të fundit. Kjo i ka shtyrë ata që të vendosin fillimin e mësimit online.

“Janë monitoruar disa indikatorë. Numri i rasteve që janë në reaminacion. Këto faktor janë vlerësuar dhe monitoruar. Shqipëria ka 131 raste për 100 mijë banorë. Është një incidentë e lartë në 2 javët e fundit. Kjo i shtyu që të vendosin dhe fillimin e mësimit online në universitete. Duke pasur parasysh që studentët kryejnë grumbullime masive, jo vetëm në leksione. Të gjithë këta elementë bën që komiteti të monitorojë situatën” – tha Tomini.

LEXO EDHE:  FOTOT/Publikohet shtëpia marramendëse e Keira Knightley-t

LEXO EDHE:  "I përcolla vetë inxhinierët bullgarë në Durrës"/ Ambasadori flet mbi tërmetin tragjik

Me rritjen e numrit të të infektuarve, normalisht është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Tomini deklaroi se me plotësimin e kapaciteteve të spitaleve COVID, atëherë do të përdoren dhe spitalet rajonalë.

“Skenarët janë aktualisht të hedhur në letër dhe të gatshëm për tu aktivizuar. COVID 3 është gati për tu vendosur në dispozicion. Kemi dhe spitalin COVID 4 si dhe disa qendra shëndetësore të tjera rajonale. Jo vetëm 4 spitalet COVID por do të progresojnë dhe në shtrimin në spitalet rajonale. Për tiu thënë të drejtën, që është ekzaminuar grupmosha e fëmijëve dhe incidenti nuk është shumë i lartë. Nuk kemi pasur shpërthime masive. Nuk e kemi diskutuar faktin duke pasur një numër të ulët të të infektuarve në sistemin parauniversitar. Të gjithë e kemi parë që është një sensibilizim i ndjeshëm. Është shumë e rëndësishme të themi se pavarësisht se ne e mbajmë maskën, është e rëndësishme dhe mënyra e mbajtjes së maskës. Janë disa elementë që duken shumë të vegjël, por që duhen respektuar më shumë” – tha shefja e epidemiologjisë në IShP./CNA.al

LEXO TE PLOTE